• сабота, 25 јануари 2025

Sulejmani: Prokuroria e Islam Abazit dha mendim pozitiv për aministinë e organizatorëve të 27 prillit

Sulejmani: Prokuroria e Islam Abazit dha mendim pozitiv për aministinë e organizatorëve të 27 prillit

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) - Prokuroria e udhëhequr nga Islam Abazi dha mendim pozitiv për amnistinë e organizatorëve të 27 prillit. Tani kur gjithë opinioni e di se pikërisht kjo Prokurori dha pëlqim për faljen e tyre, e pyesim Zijadin Selën nëse sërish do të vazhdojë  t'i shërbejë "Frontit Evropian". Për ne, në rend të parë janë  interesat e qytetarëve dhe drejtësia, dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtjen e së vërtetës, theksoi në konferencën e sotme për media Driton Sulejmani nga Vlen.

Sipas Sulejmanit, nuk ekziston asgjë më e ulët se ajo të përdoren ngjarjet e dhimbshme, që të fitohen pikë politike, ndërsa pikërisht këtë e bën BDI, pa kurrfarë ndjenja të përgjegjësisë.

Sipas tij, Zijadin Sela, është në front me njerëzit që japin mendime pozitive për amnistinë e atyre që tentuan ta vrasin.

"Një nga deputetët më të lënduar ishte pikërisht Zijadin Sela. Për këtë, gjithë populli shqiptar solidarizohet dhe shpreh keqardhje. Tetë vite më vonë, kur bashkëpunëtorët e rinj të Selës ose ndoshta edhe më parë kanë bashkëpunuar, ndërsa tani publikisht, amnistuan njerëzit të cilët tentuan të lirohen nga Zijadin Sela. Përgjegjësia publike është e rëndë dhe jo kushdo që e merr përsipër arrin të ballafaqohet mirë", tha Sulejmani. sa/

Foto: printskrin

 

Тагови

Остани поврзан