• недела, 24 ноември 2024

Mickoski: Me bankat është dakorduar norma e interesit prej 1,95 për qind për kredinë hungareze për kompanitë

Mickoski: Me bankat është dakorduar norma e interesit prej 1,95 për qind për kredinë hungareze për kompanitë

Shkup, 24 nëntor 2024 (MIA) - Nga disa banka tashmë kemi konfirmim dhe pres pjesa më e madhe e tyre të ndalen pas projektit dhe përfundimisht 250 milionë euro nga huaja hungareze të ndahen në ekonominë e Maqedonisë, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

"Është dakorduar norma e interesit prej 1,95 për qind, deri në tre vjet grejs periudhë dhe deri 15 vjet afat të pagesës në varësi të nevojave të kompanive. Vlerësoj se kjo është një marrëveshje historike me normën historike më të ulët të interesit", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes gazetareske pas lëshimit të sotëm në përdorim të sallës së re sportive në SHFK "Naum i Ohrit", në fshatin Bulaçan të Shkupit.

Ai theksoi se për të marrë kredi kompanitë duhet të kenë më së paku 20 përqind pjesëmarrje personale, ndërsa vlera maksimale të cilën mund ta marrin është kufizuar në 10 milionë euro.

"Kjo nënkupton se do të kemi valë investimesh prej 300 milionë euro. Të gjitha kompanitë do të kenë mundësi t'i investojnë këto mjete bazë për punë, në burime të rinovueshme të energjisë, si dhe në objekte të cilat do t'i shfrytëzojnë si ndërtesa të tyre administrative, përkatësisht për nevoja personale", tha Mickoski. sa/

Foto: Printskrin 

 

Тагови

Остани поврзан