• понеделник, 25 ноември 2024

Fani Karanfillovska, zëvendës kryetare e re e LSDM-së

Fani Karanfillovska, zëvendës kryetare e re e LSDM-së

Shkup, 24 nëntor 2024 (MIA) - Fani Karanfilova Panovska sot është zgjedhur nënkryetare e re e LSDM-së, njoftoi kryetari i partisë, Venko Filipçe pas përfundimit të kongresit të 30-të.

"Ajo është njeri, që unë e njoh kohë të gjatë dhe e di që i bart në vete dhe fuqimisht beson në vlerat socialdemokratike. Ka marrë pjesë në punën e shumë organizatave civile, më së shumti në Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe ka bashkëpunuar me subjekte tjera juridike, që ndajnë vlerat e përcaktuara në postulatet e partisë sonë", tha Filipçe.

Në kongresin, ku morën pjesë 536 nga 626 delegatët e rinj, u zgjodh Bordi Qendror i partisë, ndërsa deri në fund të javës do të zgjedhet edhe tërë kryesia e re e LSDM-së.

"Mbledhja e parë e Bordit të ri Qendror do të mbahet gjatë kësaj jave dhe këtu do të zgjedhen anëtarët e Bordit të ri ekzekutiv, nënkryetarët dhe sekretarët e partisë, me çka gjatë kësaj jave do të rrumbullaksohet tërë procesi i vendosjes së kryesisë së re të partisë", tha Filipçe. bsh/ 

ФОТО: Принтскрин

 

 

 

 

Остани поврзан