• среда, 10 декември 2025

Mickoski: Inflacioni bazë këtë muaj është pak më i lartë se muajt e mëparshëm, inspektorati sërish do të kontrollojë punën e marketeve

Mickoski: Inflacioni bazë këtë muaj është pak më i lartë se muajt e mëparshëm, inspektorati sërish do të kontrollojë punën e marketeve

 Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Këtë muaj, inflacioni bazë është pak më i lartë se në muajt e mëparshëm. Inspektorati sërish do të inspektojë marketet  në terren që të parandalohet shoqërimin e tyre në kartel, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjeve të mediave për lartësinë e  inflacionit bazë dhe gjobat e shqiptuara për marketet për shoqërimin e tyre në kartel dhe përcaktimin kontraktual të çmimeve.

 "Është e saktë që këtë muaj inflacioni bazë është pak më i lartë se muajt e mëparshëm. Kjo kryesisht ka të bëjë në pjesën e frutave. Po e analizojmë këtë. Në të njëjtën kohë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka dalë përsëri në treg, së bashku me Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, për të kryer përsëri një inspektim të detajuar të tregjeve, për të konstatuar sjelljen e tyre. I kemi gjetur ata që po organizojnë një sjellje të tillë. Gjobat fillestare ishin paralajmëruese. Pres që të vijë deri në qetësim në dhjetor, janar, shkurt, dhe nëse kjo nuk ndodh, do të shkojmë një hap më tej", tha Mickoski pa saktësuar se për çfarë hapash konkretë bëhet fjalë.

 Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës muajin e kaluar gjobiti pesë Shoqata tregtare  dhe LOE për shkak të shoqërimit kartel për përcaktim kontraktual të çmimeve. Shoqatat tregtare u gjobitën me nga 50 mijë euro, ndërsa Oda Ekonomike pak më shumë se 18 mijë euro.

 Foto: MIA

 

Остани поврзан