• среда, 01 мај 2024
MIA Paralajmërime

24 prill 2024

Shkup - Fillim i aktiviteteve të stërvitjes “Swift Response 24” në kuadër të fushatës stërvitore “DEFENDER 24” në organizim të Komandës së Forcave të armatosura të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë “USAREUR-AF”.

Shkup - Seminar edukative onlajn "Interpretimi si bazë për zhvillim të qëndrueshëm të trashëgimisë natyrore dhe kulturore" organizuar nga Qendra për kërkime shkencore dhe promovim të kulturës - HAEMUS.

ZGJEDHJE PRESIDENCIALE 2024:

Shkup - Konferencë për shtyp e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për raportimin rreth zgjedhjeve presidenciale (9:30 për daljen deri në ora 09:00/13:30 për dalje deri në ora 13:00/18:30 për dalje deri në ora 18:00 dhe 23:30 për rezultatet fillestare jozyrtare - monitorimi i rezultateve fillestare të marra në mënyrë elektronike drejtpërdrejt nga ora 19:00)

Shkup - Shefja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Xhilian Stirk do të vizitojë një vendvotim në shkollën fillore "Kiro Gligorov" në Komunën Qendër. (11:00)

Shkup - Presidenti aktual dhe kandidati për mandatin e dytë nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM Stevo Pendarovski do të votojë në vendvotimin 2489 në Komunën e Gazi Babës. (salla e M.Z Autokomanda, rruga "Llazar Pop Trajkov" nr. 24 në komunën Gazi Babë/12:00)

Shkup - Kandidati për president i koalicionit Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja Bujar Osmani do të votojë në vendvotimin e në SHF “Adem Jashari” (10:00)

Gostivar - Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari do ta realizojë të drejtën e votimit në Gostivar. (SHF "Bashkimi"/14:00.

Tetovë - Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi do të votojë në vendvotimin 1968/1. (çerdhja "Mlladost" rr. B. Stefanoski në Tetovë.10:30

Tetovë - Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të votojë në shkollën e mesme “Kiril Pejçinoviq”. (12:00)

Gostivar - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do ta realizojë të drejtën e tij në votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në fshatin e tij të lindjes Forinë në vendin e votimit numër 502. (SH:F:  "Forina"/10:00)  https://www.google.com/maps/place/41%C2%B049'16.0%22N+20%C2%B057'50.6%22E/@41.8211111,20.9640556,17z/data=!4m4!3m3!8m2!3d41.8211111!4d20.9640556?entry=ttu)

Kumanovë - Kandidati për kryetar i Lëvizjes ZNAM-së për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, do ta ushtrojë të drejtën e votës në vendvotimin 1025. (SHF "11 Tetori" rr. Todor Vellkov. pn/12:00 deklaratë për media pas votimit, livestram në faqen e FB të Maksim Dimitrievskit)

Shkup - Kandidati për president i Koalicionit "Inkurajuese për Maqedoninë" dhe lider i GROM-it Stevço Jakimovski do ta realizojë të drejtën e votës në shkollën "Vllado Tasevski" në vendvotimin 2609. (10:15).

Strugë - Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, do ta ushtrojë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale në SHF “Vëllezërit Milladinovci”. (11:00)

Shkup - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski do ta ushtrojë të drejtën e votës në Zgjedhjet presidenciale në SHF "Johan Hejnrih Pestaloci". (8:00, deklaratë për media para shkollës/8:15)

Kumanovë - Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliyev do ta ushtrojë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale në SHF “Kërste Misirkov”. (11:00, deklaratë pëe media pas votimit)

Shkup - Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, do ta realizojë të drejtën e votës në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vendvotimin 2606. (SHF "Jan Amos Komenski", lagjja Taftalixhe, rr. "Varshavska" nr. 23/12:00, deklaratë për media pas votimit.  https://www.google.com/maps/place/Jan+Amos+Komenski/@42.0007911,21.3911711,17z/data=!3m1!4b1!4m6!3m5!1s0x1354146d0d70833d:0x7b468003546b9056!8m2!3d42.0007911!4d21.393746!16s%2Fg%2F1tf5yl0l?entry=ttu)

Shkup - Bashkëbartësi i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia zgjedhore 2, e udhëhequr nga LSDM-ja dhe "Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane, Fatmir Bytyqi do të japë deklaratë për media pas votimit në zgjedhjet presidenciale. (Para vendvotimit nr. 2909, në SHF "Zhivko Brajkovski", rruga Hoshimin pn. në komunën e Butelit, https://maps.app.goo.gl/Kn3CmouRitcA9EnX9/11:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e CIVIL - Qendra për liri për konstatimin e monitorimit nga procesi zgjedhor. (Studio e shtypit në qendrën e biznesit Paloma Bjanka, kati i tretë/10:30/14:30/17:00/21:00, drejtpërdrejt në faqen e CIVIL-it në Fejsbuk dhe në kanalin video në Jutjub)

_______________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe më pas nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

 

 

Остани поврзан