• вторник, 14 мај 2024

MIA Paralajmërime MKD (plt)

MIA Paralajmërime MKD (plt)

29 prill 2024 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të mbajë konferencë për shtyp me rastin e Ditës së Ministrisë së Punëve të Jashtme - 55 vjet nga ekzistenca e Ministrisë. (MPJ/10:30, mbërritja e mediave/10:15)

Shkup - Seancë e Këshillit Gjyqësor të RMV-së. (10:00)

Zgjedhje presidenciale 2024:

  Zhelinë - Kandidati për president Stevo Pendarovski në kuadër të karvanit zgjedhor në mbarë Maqedoninë do të ketë takim me banorët e Zhelinës (17:00) dhe me banorët e Tetovës (Shtëpia e Kulturës në Tetovë/18:00).

ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2024:

Jegunovcë / Gjorçe Petrov / Kumanovë - VMRO-DPMNE dhe koalicioni do ta prezantojnë programin para qytetarëve në Jegunovc (15:30), në Bërvenicë (17:00), në Gjorçe Petrov (18:30) dhe Kumanovë (20:30)

Shkup - Konferencë për shtyp e Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë (Selia e Lëvizjes ZNAM Për Maqedoninë tonë, rr. "Klimenti Ohrit" nr.66/13:00)

Tetovë - Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në kuadër të aktiviteteve për zgjedhjet parlamentare do të realizojë takim me qytetarët e komunës së Tearcës (ora 18:00 në SH.F "Faik Konica" në f.sh Dobrosht) dhe komunës së Zhelinës dhe Jegunovcës (ora 19:30, restorant "Gaga"-Zhelinë).

Gostivar - Liderët e koalicionit VLEN organizojnë ngjarje në të cilën do të marrin pjesë kryetari i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në qendër të Gostivarit  (13:00).

Shkup - Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë të Koalicionit VLEN në NJZ 1 dhe njëkohësisht lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti do të japë deklaratë për mediat në kuadër të aktiviteteve zgjedhore. (tek Sheshi Skenderbeu/ 12:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e Afrim Gashit. (Shtabi i Koalicionit VLEN tek sheshi Skenderbeu/10:00)

Strugë - Partia e Punëtorëve do ta prezantojë planin e saj para qytetarëve në Radozhdë (Villa Radozhdë/13:00).

________________________________________________________ 

МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe më pas nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara

 

Остани поврзан