• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

18:00 / 17 nëntor / 2025

Shkup – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot në lidhje me rastin “Onkologjia”, para Gjykatës dëshmuan dy mjekë specialistë dhe përfaqësues të pacientëve të dëmtuar. Daniella Poposka, onkologe dhe radioterapeute, e cila shumë vite ka punuar në klinikë, sqaroi në lidhje me atë me cilat ilaçe mund të kombinohet ilaçi palbociklit. Ajo theksoi se ai nuk kombinohet me hemoterapi ose bevacizumab, por me terapi hormonale si anasterzol ose fulvestrand. “Ilaçi palbociklit nuk jepet bashkë me hemoterapi ose bevacizumab. Në praktikën klinike kombinohet me terapi hormonale, si anasterzol ose fulvestrand, por jo edhe me megace”, tha ajo. Shtoi se në periudhën kur ka punuar në klinikë, çdo mjek ka dhënë propozim për terapi, por vendimin përfundimtar e ka sjellë drejtori, ndërsa konsulta për target terapi nuk ka pasur. 

Shkup - Deputeti Mile Lefkov, kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në Kuvend, mori pjesë në disa tryeza të rrumbullakëta dhe sesione në takimin e Komisionit për Rregullat, Etikën dhe Imunitetet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), që u mbajt në Limasol, Qipro, nga 13 deri më 14 nëntor 2025, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë. Gjatë këtij evenimenti, deputeti Lefkov mbajti fjalim në dy tryeza të rrumbullakëta kushtuar forcimit të etikës dhe integritetit në parlamentet dhe zhvillimit dhe revizionit të Kodeve Parlamentare të Sjelljes. Ai gjithashtu mori pjesë aktive në diskutimet që lidhen me ndjekjen e rrethit të 4-të të rekomandimeve të GREKO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit), me fokus në shembujt e vendeve anëtare.

Shkup - Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot vazhdon dita e tretë e debatit për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Dhe sot deputetët nga pushtetit dhe opozita me qëndrime të kundërta dhe akuza të ndërsjellta për rritjen e ekononisë dhe për atë se kush ka konribuar më shumë në standartin e jetesës së qytetarëve.  Për opozitën, buxheti i propozuar nuk bazohet në projeksione reale, por në ato optimiste dhe po përdoret për të blerë paqe sociale, ndërsa Qeveria nuk ka asnjë plan për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve. Për shumicën qeverisëse, buxheti është real dhe në atë përfshihen investime në disa fusha kyçe. Në shtatë vitet e fundit, vlerësuan deputetët e shumicës në pushtet, LSDM-ja shpenzoi buxhetin kombëtar, ndërsa PBB-ja ishte parashikuar në 1,1 për qind, për dallim nga tani kur PBB-ja është projektuar në 3,2 për qind.

Shkup - Shtatë dekada nga themelimi, sot shënoi Byroja e Zhvillimit të Arsimit, ndërsa në ceremoninë e organizuar me këtë rast foli edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila dërgoi mirënjohje deri te të gjithë punonjësit aktualë dhe të mëparshëm të institucionit për kontributin e tyre në ndërtimin e sistemit arsimor kombëtar, duke u uruar punë më efektive dhe rezultate pozitive në të ardhmen.  „Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja tani kanë vizion identik për drejtimin në të cilin duhet të lëvizë arsimi. Përpjekjet janë të bashkuara dhe të drejtuara drejt të njëjtit qëllim - marrjes së shenjës evropiane, të cilën, besoj, do ta marrim më lehtë dhe më shpejt, duke qenë të bashkuar kështu. Është shumë e rëndësishme. Koha për vendet në zhvillim është e çmuar, veçanërisht për Maqedoninë, e cila, të jemi të sinqertë, ka shpenzuar vite e vite me radhë duke u fokusuar në prioritete të tjera, në vend që të investonte në zhvillimin e arsimit si burimi ynë kryesor për prosperitet", theksoi Janevska.

Shkup - Në afërsi të vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë, në një vend të quajtur Resuljka, u zbuluan dy kampe të improvizuar ku u gjetën tetë migrantë ilegalë, prej të cilëve dy nga Pakistani dhe gjashtë nga Afganistani, përfshirë dy fëmijë. Nga MPB-ja kumtuan se operacioni është zbatuar dje nga Njësia Kombëtare për Shuarjen e Kontrabandës së Migrantëve dhe Tregtisë me Njerëz pranë Sektorit për Hetime Kriminale, Departamenti për Shuarjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në bashkëpunim me Departamentin për Operacione Speciale dhe Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë.

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas shpalljes së zgjedhjeve të përsëritura për kryetarë komunash në komunat Gostivar, Qendër Zhupë, Vrapçishtë dhe Mavrovë Rostushë për 11 janar, sot e miratpo Librin e afateve për aktivitetet zgjedhore. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, shpjegoi se aktivitetet zgjedhore janë të njëjta, por se afatet janë shkurtuar për pesë ditë, përveç për fushatën zgjedhore, e cila do të zgjasë 20 ditë. Sipas Orarit, zgjedhjet për kryetar bashkie do të mbahen të dielën, më 11 janar. Inspektimi i Listës së Zgjedhësve fillon më 26 nëntor dhe do të zgjasë deri më 10 dhjetor, ndërsa do të përfundojë më së voni më 20 dhjetor. Qytetarët do të mund ta kontrollojnë Listën e Zgjedhësve në departamentet dhe zyrat rajonale të KSHZ-së në këto komuna.

Shkup – Për fat të keq, disa fakultete nuk i regjistruan studentët e tyre të rregullt dhe për këtë lëshim nuk ka kthim prapa. Por, për muajin e ardhshëm ata do t’i marrin mjetet, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pas reagimeve nga studentët se për shkak të mos përditësimit të listave në disa fakultete nuk mundën të aplikonin për shujtë të subvencionuar studentore dhe t’i marrin paratë. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ministrja tha se MASH ka kontaktuar me fakultetet dhe ka kërkuar përditësim të listave. 

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një publikim në Fejsbuk informoi se i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup. “Sot në Qendrën Klinike ‘Nëna Terezë’ në Shkup iu nënshtrova një intervenimi të suksesshëm kirurgjik dhe ndjehem stabil. Për momentin jam nën mbikëqyrje të mjekëve, pas çka vijon një periudhë e shkurtë e shërimit”, bën të ditur Toshkovski. Ai në publikimin siguron se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të funksionojë pandërprerë dhe në mënyrë efikase sipas procedurave të konfirmuara. 

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në seancën e përbashkët të sotme të Këshillit Kombëtar për integrime evropiane dhe Komisionit për Çështje Evropiane, në të cilën u shqyrtua raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin, theksoi se për të 16-tën, ky raport si edhe raportet e mëparshme nuk flet vetëm për të vlerësuarin, por edhe për vlerësuesin. Sipas saj, nëse ka një vlerësim ose një garë për gatishmëri politike, atëherë ne do të jemi kampinë në zbatim, rezultatet po i shohim. "Kjo nuk është kohë për reforma, për fat të keq, sepse koha i ngjan një kohe gjatë një lufte, ose para një lufte, dhe kjo nuk është kohë kur mund të bëhen reforma. Por për mua, si më parë ashtu edhe tani BE-ja është një filozofi politike unike e mbështetur nga të gjithë aktorët, publiku në Ballkan, BE-ja është një perspektivë, BE-ja është një motiv për reforma demokratike, Unioni stimulon reforma që çojnë në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Jam e sigurt se integrimi ynë në BE do t'i japë fund fenomenit të ballkanizimit, si një fenomen i kufijve që ndryshojnë vazhdimisht", tha ajo.

Shkup - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali, sot zhvilloji një takim me ekspertin e angazhuar nga International Telecommunication Union (ITU), Gregor Jaenin, i cili mori pjesë në punëtorinë për hartimin e studimit për zbatimin e Sistemit nacional të njoftimit. Siç theksojnë nga QMK-ja, pas takimit është mbajtur punëtori e organizuar në bashkëpunim dhe me mbështetje nga ITU, si pjesë e procesit për hartimin e studimit për zbatimin e Sistemit nacional të njoftimit (National Public Warning System – PWS), duke përdorur teknologjitë më bashkëkohore.

Shkup – Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me këtë vendim kryhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,23 për qind. Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS - 95 është 75,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77,5, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) për 72,5 denarë për një litër. Çmimi i shitjes me pakicë, i Vajit ekstra të lehtë (EL -1) nuk ndryshon dhe mbetet 69,5 denarë për litër. 

Strugë – Në Gjykatan Themelore në Strugë sot përsëri ishin shtyrë seancat gjyqësore kundër ish-kryetarit të komunës, Ramis Merko për vendosjen e paligjshme të një pllake përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale dhe për një marrëveshje të lidhur për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, si dhe për rastin r lehonës Jilldiz Veaposka nga Dibra, së cilës iu hoqën tre organe pas lindjes në Spitalin e Strugës, për të cilin në bankën e të akuzuarve u ulën tre mjekë: gjinekologu Muhamed Asani, djali i tij  mjeku Blerton Asani dhe mjekja Liljana Jovanoska. Shkak për shtyrjen, siç theksoi gjykatësi Jordan Jovanov, është mungesa e avokatit të të akuzuarve të parë në tre lëndët, për çka Gjykata vendosi të dënohet me nga 1.000 euro për çdo lëndë, gjegjësisht gjithsej 3.000 euro. 

Gostivar - Ushtruesi aktual i detyrës kryetar i Komunës së Gostivarit dhe kandidat në zgjedhjet e fundit lokale, Valbon Limani, do të kandidojë përsëri. Limani e konfirmoi këtë në një ngjarje në Gostivar, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas shpalljes së zgjedhjeve të përsëritura lokale në katër komunat. "Ne kërkuam që zgjedhjet e përsëritura për komunat ku nuk pati census të mbahen në dhjetor dhe data përfundimtare të jetë 28 dhjetori. Megjithatë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e konsideron datën kur përfundon i gjithë procesi zgjedhor dhe në përputhje me rrethanat e caktoi 11 janarin. Nuk ka tjetër, afatet kanë filluar të ecin nga sot dhe ne po fillojmë përgatitjet. Qytetarët do të thonë fjalën e tyre në këtë datë. Unë do të jem përsëri kandidat", tha Limani.

Ohër - Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sot ndodhet në kuotën 693,21 metra mbi lartësinë mbidetare ose tetë centimetra nën mesataren mujore. Sipas matjeve të fundit të zbatuara nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike niveli i ujit në liqen është 11 centimetra mbi minimumin e lejuar të konfirmuar të kuotës 693,1 metra mbilartësinë mbidetare. Temperatura e ujit sot është 13 gradë Celsius, që është pothuajse identike me mesataren për muajin nëntor (12,9 gradë).

Paris - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot nënshkroi një marrëveshje për blerjen e dhjetëra aeroplanëve "Rafall" nga Franca. Memorandumi i mirëkuptimit, i cili u nënshkrua edhe nga presidenti francez Emanuel Makron, mbulon blerjen e deri 100 aeroplanëve, kumtoi Pallati Elseut dhe duke shtuar se sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP/T  gjithashtu është i përfshirë në marrëveshje. Markoni në Iks shkroi se sot është "ditë e madhe". 

Lubjanë - Reshjet e rrëmbyeshme të shiut ditëve të fundit në Gorishko të Sllovenisë po shkaktojnë gjithnjë e më shumë probleme - përmbytje, rrëshqitje të dheut dhe infrastrukturë të dëmtuar. Shumë ndërtesa janë përmbytur, ndërsa janë shkaktuar rrëshqitje dheu në disa vende. Më rëndë është goditur zona e Gorishki brdës, por probleme kanë edhe komunat Kanal ob Soçi dhe Tolminsko. Komandanti i selisë rajonale të mbrojtjes civile për Kraiun verior të Primorskit, Sama Kosmaça, deklaroi se gjatë natës, ujërat e përmbytjeve hynë në ndërtesa të shumta në komunat Brda dhe Kanal ob Soçi.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron sot shfaqi shpresë se paqja në Ukrainë do të arrihet para vitit 2027, duke vlerësuar se muajt e fundit janë shënuar me vendime që përfaqësonin pikë kthese në luftë. "Çka më takon mua, mbetem po aq i vendosur për të arritur këtë paqe. Mendoj se duhet të vazhdojmë të rrisim presionin, siç po bëjmë përmes sanksioneve dhe luftës kundër flotës fantome ruse", tha Makron në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. Ai paralajmëroi përforcim të menjëhershëm dhe dhjetëvjeçar të bashkëpunimit dypalësh midis Francës dhe Ukrainës, pasi u publikua se Ukraina do të blejë deri në 100 aeroplanë "Rafall" nga Franca. 

Paris - Katër nxënës janë hospitalizuar, ndërsa 530 janë evakuar pasi në një shkollë fillore në Francë sot ka ndodhur derdhja e gazit, njoftuan mediat lokale. Ekipet zjarrfikëse kanë intervenuar në shkollën "Andre Malro" në vendin La Farled, në departamentin Var, pasi në objekt është ndjerë erë e gazit. Janë evakuar 530 nxënës nga klasat më të larta në shkollën fillore dhe anëtarë të personelit arsimor, ndërsa katër nxënës janë dërguar në spital në vëzhgim.

Остани поврзан