• петок, 05 декември 2025

Medvedev: Përdorimi i fondeve ruse të ngrira nga BE do të konsiderohet shkak për luftë

Medvedev: Përdorimi i fondeve ruse të ngrira nga BE do të konsiderohet shkak për luftë

 Moskë, 5 dhjetor 2025 - Nndëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dimitri Medvedev, vlerësoi se përdorimi i fondeve të ngrira ruse nga Bashkimi Evropian do të konsiderohet një "casus belli" (arsye për luftë), njoftoi gazeta pariziane "Monde.

Komisioni Evropian të mërkurën prezantoi një plan dyvjeçar për financimin e Ukrainës, dhe një nga opsionet është përdorimi i fondeve ruse të ngrira në Evropë.

Megjithatë, masa ende po përballet me refuzim nga Belgjika, ku ndodhet pjesa më e madhe e fondeve ruse të ngrira.

"Nëse BE-ja, në një akt të çmendurie, vazhdon të përpiqet të vjedhë fondet ruse të ngrira në Belgjikë me ndarjen e asaj që quhet një pseudo-kredit për reparacione, veprimet e tilla, sipas së drejtës ndërkombëtare, mund të konsiderohen si casus belli, me të gjitha pasojat që rrjedhin për Brukselin dhe për disa vende të BE-së"m shkroi Medvedev në një mesazh në rrjetet sociale. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан