• среда, 24 јули 2024
MIA Flesh

15:00 / 8 prill / 2024

Shkup - Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ua uroi vendin e parë studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët fituan në garën ndërkombëtare për gjykim të simuluar në Tiranë në konkurrencë me 16 ekipe të fakulteteve juridike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Shkup - Kandidati për President nga radhët e VLEN Arben Taravari uron ditën ndërkombëtare për komunitetin rom. Ky komunitet është pjesë e rëndësishme e shoqërisë në Maqedoni të Veriut. Komuna e Gostivarit njihet si komuna e vetme në botë ku valëvitet flamuri rom.

Shkup - Nëpunës policorë të NJPB Prilep dje në ora 10.50 minuta në Prilep, e kanë privuar nga liria XH.P. (41) nga Prilepi. "Ai dyshohet se rreth orës 05:30 minuta ka kryer “vjedhje të rëndë” në objekt shitjeje në Prilep gjatë së cilës ka vjedhur më shumë sende. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse personi është në mbajtje në stacion policor", informojnë nga MPB-ja.

Shkup - Policia dje në ora 00:20 dhe në ora 13:00 në Dobërdoll të Gostivarit, kanë privuar nga liria J.M. (19) dhe I.F. (32) nga i njëjti fshat. Siç njoftoi MPB, ata dyshohen se më datën 2 prill në f. Dobërdoll kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në shtëpi. Në stacion policor është realizuar bisedë zyrtare, gjatë së cilës ata e kanë pranuar veprën.

Shkup - Në rajonin e Ohrit sot ishte karvani i kandidatit për president nga Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski. Dimitrievski në fjalimin e tij për media tha se unë si kandidat për President të vendit që dua të jap maksimumin tonë për Maqedoninë tonë, së bashku me anëtarët dhe përfaqësuesit e Lëvizjes ZNAM dje dhe sot kaluam shumë shtëpi, takuam shumë qytetarë nga Ohri dhe rajoni. Problemet janë të njëjta kudo në Maqedoni.

Shkup - Menjëherë pas formimit të qeverisë së re të nënshkruhet aneksi i Marrëveshjes kolektive, bënë thirrje sot punonjësit shëndetësor nga protesta para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkuan nga partitë politike të cilët pretendojnë të vijnë në qeveri, të ulen me Sindikatën në tavolinën e përbashkët dhe gjithë atë që e premtojnë në programet parazgjedhore ta vendosin në letër dhe më pas ta realizojnë.

Shkup - VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar dhe nuk dëshiron të ndryshojë. Përkundrazi, po i thellon ndasitë etnike. Së fundmi, duke aluduar në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, Mickoski akuzon se  "lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka shtetin në pjatë dhe se 100 veta nga BDI vendosin për 2 milionë njerëz". Me këto akuza, Mickoski tregon se Maqedoninë e Veriut e sheh si shtet vetëm të maqedonasve, ndërsa shqiptarët hyzmeqarë të tij.

Shkup - Pronari i kompanisë “Aktiva” Ile Nikolov sot informoi se kompania po përgatitet për transferimin e plotë të prodhimit të kompanisë “Van Holl” nga Belgjika në Maqedoninë e Veriut. Pronari i “Aktiva”-s në Shtip, i cili është partner me kompaninë belge “Van Holl”, tha se prej dy vitesh po planifikojnë një transferim gradual të prodhimit të plotë.

Dibër - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve, 8 Prillit, sot kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, ka pritur përfaqësues të komunitetit etnik rom, ndërsa nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme u ndau mirënjohje për suksesin e tyre të shkëlqyer dhe sjelljen shembullore.

Ohër - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev sot së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe ndihmësdrejtorin e Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracione, Sasho Smileski, kanë bërë një vizitë pune në Ohër, ku u takuan me udhëheqësinë e SPB Ohër, si dhe vizituan nëpunësit në shërbimet administrative të këtij njësiti organizativ. Njëkohësisht, delegacioni së bashku me përfaqësues të mediave të interesuara do ta vizitojnë Policinë e Liqenit dhe Pikën Kufitare “Shën Naum”, duke demonstruar në veprim kapacitetet e Policisë së Liqenit.

Prishtinë -  Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka njoftuar të dielën se nuk do të marrë pjesë në një votim për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është caktuar për 21 prill. “Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti (kryeministri i Kosovës), sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, të dielën në një konferencë për media në Mitrovicë të Veriut. 

Varshavë - Kryeministri polak Donald Tusk ka pranuar humbjen pas fitores së një partie opozitare në zgjedhjet lokale të fundjavës së kaluar, që shihet si testi i parë i qeverisë së tij të qendrës së majtë që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar, njoftoi DPA. Në një postim në rrjetin social X, Tusk tha se ishte i inkurajuar nga fitoret e arritura nga Koalicioni i tij Qytetar në vendet individuale si zgjedhjet për kryetar në Varshavë dhe Gdansk, si dhe në disa këshilla rajonalë.

Romë - Ish futbollisti italian Antonio Kasano e ka kritikuar ashpër Zhoze Murinjon. Trajneri portugez ka mbetur i papunë pasi që në janar u shkarkua nga Roma. "Murinjo ka mbaruar plotësisht si trajner. Ai nuk është më në gjendje të stërvisë, po bën të njëjtën gjë që bënte para 10 vjetësh. Në Romë nuk e lëshoi Paredesin dhe preferoi Boven në vend të Pelegrinit. De Rosi i ka dhënë Romës besim se ata janë një ekip i fortë dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Dëshmoi se Roma ka cilësi", deklaroi Kasano i cili në karrierën e tij ka luajtur për romakët, Real Madridin, ndërsa ka qenë edhe në kombëtaren italiane.

Kiev  -  Ukraina ka marrë më shumë se 83 miliardë dollarë përmes bashkëpunimit të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë që nga fillimi i pushtimit rus, bëri të ditur Ministria e Financave.  "Që nga shkurti i vitit 2022, falë bashkëpunimit të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, Ministria e Financave e Ukrainës ka tërhequr deri më tani më shumë se 83 miliardë dollarë. Donatorët më të mëdhenj janë Bashkimi Evropian, SHBA-ja, FMN-ja, Kanadaja, Japonia, Banka Botërore dhe Britania e Madhe",  thuhet në raportin e Ministrisë.

Tokio - Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot prefekturën Mijazaki dhe zona të tjera në pjesën jugperëndimore të Japonisë. Tërmeti u regjistrua në orën 10:25 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa epiqendra ishte në bregun lindor të Gadishullit Ohsumi në ishullin kryesor jugperëndimor Kjushu në një thellësi prej 39 kilometrash, njoftuan mediat japoneze.

Pekin - Ministrja amerikane e Financave Xhenet Jelen ka përfunduar bisedimet katërditore me Kinën, duke paralajmëruar bankat dhe eksportuesit e vendit se Uashingtoni do të "vijë pas tyre" nëse ndihmojnë në rritjen e aftësive ushtarake të Rusisë. "Unë theksova se kompanitë, duke përfshirë edhe ato në Republikën Popullore të Kinës, nuk duhet të ofrojnë mbështetje materiale për përpjekjet luftarake të Rusisë dhe se do të përballen me pasoja të rëndësishme nëse e bëjnë këtë", tha Jelen transmeton Blumberg.

Xhakarta - Të paktën 12 persona sot e kanë humbur jetën, ndërsa dy persona janë lënduar në aksidentin e trafikut ku janë përfshirë tre automjete në autostradën e provincës Java Perëndimore të Indonezisë, kumtoi policia. Sipas raportit preliminar, incidenti ka ndodhur në autostradën në zonën Keravang, kur minibusi me nëntë udhëtarë ka filluar të ndalonte në korsinë për ndalesë, por u përplas nga një autobus që lëvizte pas tij.

Kajro - Një përfaqësues i grupit islamik palestinez Hamas për mediat britanike deklaroi se nuk është arritur përparim në raundin e ri të negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës që po mbahet në Kajro, ku marrin pjesë delegacione nga Izraeli, Katari dhe SHBA-ja. "Nuk ka ndryshim në qëndrimin e pushtuesve dhe për këtë arsye nuk ka ndodhur asgjë e re në negociatat në Kajro", deklaroi përfaqësuesi i Hamasit, i cili dëshiroi  të mbetet anonim. 

Uashington - SHBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe kanë filluar negociatat për të tërhequr anëtarë të rinj në aleancën tripalëshe të mbrojtjes AUKUS, njoftoi gazeta "Fajnenshël tajms". Thuhet se Uashingtoni po bën presion që Japonia të përfshihet në aleancë si faktor për mbajtjen e Kinës. Ministria e Mbrojtjes e tre vendeve sot duhet të publikojnë se janë shqyrtuar "komponentat e dy" prej pakove, ku mes tjerash parashikon bashkëpunim në kërkimet në fushën kuantike dhe zhvillimin e teknologjive nënujore ushtarake dhe supersonike, kibernetike, teknologjive dhe inteligjencës artificiale", kumtuan botimet duke cituar burime të njohura me këtë.

Uashington - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp, gjatë mbrëmjes së donatorëve këtë fundjavë në Palm biq, Floridam u tha mbështetësve dhe financuesve të fushatës së tij se pret që SHBA-ja të pranojë emigrantë "nga vende të këndshme" dhe jo nga "vende të jashtëzakonshme".

Madrid - Anësori i Real Madridit, Rodrigo do të mbetet në klub përkundër transferimit të mundshëm të sulmuesit të PSZH-së, Kilian Mbape, transmeton "Marca". Braziliani e bëri të qartë se dëshiron të vazhdojë të luajë për klubin "mbretëror" dhe nuk ka frikë nga konkurrenca. Më herët u raportua se Mbape do të largohet nga PSG në fund të sezonit aktual dhe do të kalojë te Real Madrid.

Остани поврзан