• сабота, 06 декември 2025
MIA Flesh

09:00 / 10 nëntor / 2025

Shkup - Në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" - Shkup sot do të mbahet betimi solemn i klasës së 29-të të kadetëve/studentëve dhe dëgjuesve të Kursit për oficerë dhe nëpunës në shtab. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në mbajtjen e solemnitetit do të mbajnë fjalim presidentja dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe dekani në Akademinë ushtarake, koloneli prof.dr. Nenad Taneski. 

Shkup - Instituti i gjuhës maqedonase "Krste Misirkov"- Shkup do të organizojë Ditët e 10-ta të hapura prej sot deri më 14 nëntor. Hapja solemne e manifestimit do të mbahet sot pas çka njëkohësisht do të shënohet edhe Dita Botërore e Shkencës - 10 Nëntori. Sip kumton Instituti, Ditët e hapura të këtij vitit do të shënojnë jubileun e 80-të të alfabetit maqedonas si dhe disa përvjetorë të lindjeve të gjuhëtarëve maqedonas - 100 vjet nga lindja e Trajko Stamatoskit, 105 - Bozhidar Vidoeski, 80 - Zdenka Ribarova dhe 60 vjet nga lindja e Ubavka Gajdovas.

Shkup - Pastrim i rezervuarit të ujit në fshatin Rashçe do të bëhet sot, për të cilin shkak pa ujë do të mbeten vendbanimet Rashçe, Kopanicë dhe Bojanë. Nga "Ujësjellësi dhe kanalizimi" informojnë se furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 9 deri në ora 13. Po ashtu, për shkak të kyçjes së ujësjellësit në rrugën "Hristo Smirnenski 13", nga ora 9 e deri në përfundimin e intervenimit, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rrugës së njëjtë, më saktë nga vendi Zur-Market e deri në bul. "Aradhat partizane" në komunën Qendër.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim të sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. 

Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohëshme të shiut. Në disa vende, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë), me kushte për paraqitje të bubullimës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë. Në Shkup, kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, më të dendura pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri më 17 gradë.

Bruksel - Tre dronë mbrëmë sërish janë vërejtur nën infrastrukturën kritike në Belgjikë, këtë herë mbi centralin bërthamor Doel, të locuar në afërsi të Anversit. Operatori "Engi" kumtoi se dronët nuk kanë pasur kurrfarë ndikimi ndaj aktivitetit të elektranës Doel. Paraprakisht, disa dronë janë vërejtur edhe mbi aeroportin në Liezh, për të cilin shkak rreth një orë ishte ndërprerë qarkullimi ajror.

Bruksel – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, shtoi opsione për amendamente në propozimin e saj për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Evropian, pasi Parlamenti Evropian u kërcënua se do ta bllokojë, sipas një letre të cilën e pa DPA. Fon der Lajen me shkrim i ka informuar kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla, dhe presidencën aktuale me Këshillin e BE-së për amendamente të mundshme të propozimit të saj, njofton DPA. 

Gjenevë – Pasojat e ndryshimeve klimatike tashmë detyruan miliona njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre, paralajmëroi Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) para fillimit të sotëm të Konferencës së KB-së për klimën KOP30, që do të mbahet në qytetin brazilian Belem. “Gjatë dekadës së kaluar, katastrofat në lidhje me kushtet e motit shkaktuan rreth 250 milionë zhvendosje të brendshme, që është ekuivalente me më shumë se  67.000 zhvendosje në ditë”, bëhet e ditur në raportin e UNHCR-së. 

Londër - Provat ekzistuese nuk tregojnë një lidhje të qartë midis marrjes së paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit dhe ADHD (Çrregullim i hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes) tek fëmijët, sipas një shqyrtimi të detajuar, njoftoi DPA. Hulumtuesit shqyrtuan të gjitha studimet për këtë çështje dhe arritën në përfundim se ato ishin të cilësisë së ulët, me besim "nga e ulët deri në kritikisht e ulët" në çdo gjetje që sugjeronte një lidhje. Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, në shtator deklaroi se kishte një "rritje meteorike" të rasteve të autizmit dhe se Tajlenhoti, i cili quhet në Britaninë e Madhe quhet paracetamol, është arsye potenciale. 

Santa Marta – Pesëdhjetë vende të Amerikës Latine dhe Bashkimit Evropian në samitin në Kolumbi shprehën kundërshtimin e tyre ndaj “përdorimit të forcës” në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare në kontekstin e tensioneve me SHBA-në për shkak të sulmeve amerikane ndaj anijeve në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor. Me deklaratën përfundoi dita e parë e samitit të Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) dhe Bashkimit Evropian i cili u shënua me kritika të fshehta ndaj Uashingtonit dhe referencës ndaj konflikteve ndërkombëtare.

Uashington – Senatorët amerikanë kanë arritur marrëveshje të përkohshme që do t'i japë fund paralizës buxhetore e cila bllokoi disa shërbime publike për një rekord prej 40 ditësh, bëjnë të ditur disa media. Republikanët dhe demokratët në Senat ranë dakord të financojnë qeverinë deri në janar, informojnë Si-En-En dhe Foks Njuz. Masa u vu në votim menjëherë, me sa duket me mbështetjen e një numri të mjaftueshëm të demokratëve dhe teksti më pas do t'i përcillet Dhomës së përfaqësuesve. Nëse edhe Dhoma e përfaqësuesve e pranon atë, propozimi do t'i dërgohet Donald Trampit për nënshkrim.

Остани поврзан