09:00/20 nëntor/2025
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot do ta vizitojë Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike "Shën naumi i Ohrit" - Shkup. Pas vizitës është paraparë deklaratë për mediumet nga kryeministri Mickoski.
Shkup - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot ditën e tretë do të debatojë për amendamentet për Propozim-buxhetin e vitit 2026. Për propozim-buxhetin janë dorëzuar rreth 200 amendamente. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së. Shteti planifikon 374,7 miliardë denarë të ardhura të përgjithshme, 413,9 miliardë denarë shpenzime të përgjithshme, si dhe 40,5 miliardë denarë investime kapitale.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet seminari njëditor "Parlamenti i fëmijëve", në organizim të Institutit parlamentar. Siç njoftojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, në seminar doi të marrin pjesë nxënës dhe mësues nga 16 shkolla fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme Timço Mucunski dhe i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov si dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski sot qëndrojnë në Bruksel në kuadër të prezantimit institucional të "Shkupi - Kryeqendra evropiane e kulturës 2028". Sipas njoftimeve, është parashikuar që Mucunski, Ljutkov dhe Gjorgjievski pasdite të takohen me eurokomisarin për barazi ndërgjeneracionale, rini, kulturë dhe sport, Glen Mikalef.
Shkup - Në Shkup sot do të mbahet forum i biznesit "Perspektivat e ardhshme për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Tajvanit. Së bashku për sukses, drejt botës", që e organizojnë Konfederata e biznesit të Maqedonisë së Veriut (KBMV) dhe Zyra përfaqësuese e Taipei-t në Itali.
Shkup - Konferenca "Pesë vite parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi: arritjet dhe drejtimet e ardhshme" sot do të mbahet në Klubin e deputetëve në Shkup. Organizator i konferencës është Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) dhe projekti "Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit", financuar nga BE-ja.
Shkup - Pa rrymë sot gjatë disa periudhave të caktuara kohore do të jenë disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës dhe Çairit, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza duke iu referuar informatës nga EVN Maqedoni. Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga fshati Lubin në Komunën e Sarajit, si dhe objektet e kompanive Majami, Ana Kompani, Mal lift dhe Birraria e prilepit në Komunën Gazi Babë, ndërsa prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga rrugët "Nikola Martinovski" dhe "Azem Hajdari", Teatri shqiptar dhe objektet e locuara përreth tij në komunën e Çairit dhe dhe disa nga konsumatorët nga fshati Bojanë në Saraj.
Shkup - Në Shkup sot do të promovohet rrjeti i shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe "Fqinjët ndihmojnë të parët" dhe "Njësia ndërhyrëse për përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq republikan". Rrjeti rajonal "Fqinjët ndihmojnë të parët" ka për qëllim ta përforcojë partneritetin mes shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Evropën Juglindore dhe më gjerë. Rrjeti synon drejt ballafaqimit më efektiv me katastrofa dhe kriza, shkëmbim të praktikave më të mira dhe përforcim të dukshmërisë në rajon në bashkësinë humanitare. Përveç kësaj, ajo fokusohet në zhvillimin e mënyrave të qëndrueshme për mobilizim të burimeve, si dhe projekte të përbashkëta dhe aplikime ndaj BE-së dhe burimeve tjera të financimit, me qëllim të sigurimit të aktiviteteve efektive dhe afatgjate humanitare, informon në njoftim organizatori i ngjarjes, Kryqi i Kuq republikan.
Shkup - Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi" sot në konferencë për shtyp do ta paralajmërojë Konferencën e katërt për arsim paqësor që zyrtarisht do të hapet nesër dhe do të zgjasë deri më 22 nëntor. "Megjashi" informon se qëllimi i konferencës është të tregojë për nevojën e një integrimi më të thellë të arsimit paqësor në kurikulat mësimore përmes promovimit të paqes dhe mosdhunës si vlera themelore në sistemin edukativ-arsimor.
Shkup - Kantautorja Dina Jashari sonte në Dhomën Publike në Shkup do të mbajë një promovim koncertal të albumit "Bimë pa rrënjë". "Bimë pa rrënjë - drejtpërdrejtë, me sinqeritet dhe ngrohtësi, në qytet. Kur jashtë është ftohtë dhe errësohet herët, muzika le të na ngrohë", thotë kantautorja e re në njoftimin për koncertin, që është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Shkup - Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Artit - AICA Maqedoni sot në orën 17 në Muzeu e Artit Bashkëkohor - Shkup do të mbajë simpoziumin dhe diskutimin vjetor me temën: "Arkivimi si kryerje e një praktike kritike". Folësit e diskutimit do të jenë Zoran Petrovski, Sllobodanka Stevçevka (OPA), Vlladimir Jançevski. AICA Maqedoni njoftoi se diskutimi do të fokusohet në atë si arkivat, mes të cilave edhe koleksionet e muzeut, kur aktivizohen përmes artit, proceseve aktiviste dhe kuratoriale, mund të krijojnë sisteme të reja vlerash, solidariteti dhe kujtese.
Shkup - Qarkullimi në rrugët e vendit këtë mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë, ndërsa intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë kushte për dukuri të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, paradite dhe nga fundi i ditës me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 15 deri 19 gradë.
Stamboll - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se SHBA-ja dhe presidenti i tij Donald Tramp luajnë një rol vendimtar në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Pas bisedimeve me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, Zelenski theksoi se Ukraina që nga fillimi i këtij viti ka mbështetur çdo hap vendimtar dhe lidership të Trampit, "çdo propozim të fortë dhe të drejtë që synon t'i japë fund luftës".
Berlin - Organizata për zhvillim Oksfam (Oxfam) kumtoi se vazhdon të rritet pabarazia mes njerëzve në mbarë botën. "Miliarderët në vendet nga G20 e rritën pasurinë e tyre për 2,2 trilionë dollarë gjatë vitit të kaluar. Ajo shumë do të mjaftonte për t'u tërhequr 3,8 miliardë njerëz nga varfëria", ceket në analizën e publikuar sot të Oksfamit, në prag të Samitit të G20-shit.
Moskë - Mbrojtja ajrore ruse gjatë natës ka kapur dhe shkatërruar 65 dronë ukrainas mbi rajone të Rusisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes ruse. "Gjatë natës, mjetet e gatshme të mbrojtjes kundërajrore kapën dhe shkatërruan 65 dronë ukrainase të llojit aeroplan: 18 mbi territorin e rajonit Voroneshkë, 16 mbi territorin e rajonit Rajanzska, 14 mbi territorin e rajonit Bellgorodska, 7 mbi territorin e rajonit Tulska, 4 mbi territorin e rajonit Bërjanska, 3 mbi territorin e rajonit Lipecka, 2 mbi territorin e rajonit Tambovska", thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse.
Xhakartë - Autoritetet indoneziane sot kanë evakuuar më shumë se 900 persona dhe kanë lehtësuar kthimin e sigurt të 170 alpinistëve, të cilët kanë mbetur të bllokuar pas erupsionit në vullkanin Semeri në ishullin Java, me ç'rast është mbajtur niveli më i lartë i alarmit. Pasi që Semeru dje eruptoi për të dhjetën herë duke lëshuar re të mëdha hiri dhe duke hedhur llavë dhe gurë 13 kilometra nëpër shpatet, autoritetet lokale njoftuajn se rreziku është ende i lartë.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se planifikon të takohet në Shtëpinë e Bardhë me kryetarin e sapozgjedhur të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani. "Kryetari komunist i Nju-Jorkut, Zohran "Kvame" Mamdani, kërkoi takim. U pajtova që takimi të mbahet në Dhomën Ovale të premten, 21 nëntor. Do të vijojnë detaje të mëtejshme", publikoi Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social". Ekipi i Mamdanit e konfirmoi takimin.
Cyrih - Në selinë e Asociacionit botëror të futbollit (FIFA) sot do të tërhiqen dyshet për plejofin për plasman në Botërorin 2026. Në vazon e katërt për barazhet evropiane ndodhet edhe reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut së bashku me Suedinë, Rumaninë dhe Irlandën Veriore. Këto seleksione në gjysmëfinale do të marrin rival nga Vazoja 1, në të cilën janë të vendosur Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina.