• петок, 05 декември 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 12 nëntor/ 2025

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesit e Unionit të Sindikatave në Arsimin e Lartë.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, zhvilloi sot një takim pune me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shaoshing Ju, ku u theksuan prioritetet e Ministrisë për avancimin e shëndetit publik. "Ministria e Shëndetësisë është institucionalisht e mobilizuar dhe e përkushtuar ndaj reformave thelbësore të sistemit të kujdesit shëndetësor primar, duke përfshirë edhe integrimin e modelit të kujdesit afatgjatë. Këto dy segmente do të plotësohen me procesin e digjitalizimit, i cili është një komponent themelor dhe gjithëpërfshirës i reformës së sistemit shëndetësor", deklaroi ministri Aliu.

Shkup - Gjykata Themelore Penale Shkup e shtyu seancën e sotme gjyqësore kundër shkupjanit 25 vjeçar Faton Luri, i akuzuar më 1 korrik, të këtij viti ndërsa drejtonte një motoçikletë "Kavasaki" pa patentë shoferi, në shtegun e këmbësorëve në kejin e lumit Vardar, në afërsi të Parkut të Frankofonisë, e aksidentoi 68-të vjeçarin Jugosllav Nikollovski dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas mbrojtjes, i pandehuri menjëherë para fillimit të seancës është ankuar për dhimbje të stomakut, pastaj drejtori i INP Burgu Shkup ka dorëzuar në Gjykatë një udhëzim të specialistit nga Shtëpia e Shëndetit Shkup për dërgimin e Lurit në klinikën për Kirurgji Digjestive pranë KKU "Nëna Terezë".

Shkup - Drejtori i Fondit Pensional të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov mori pjesë në konferencën ndërkombëtare "Sistem i qëndrueshëm pensional - dy dekada progres" të organizuar nga Asociacioni i shoqatave të menaxhimit të fondeve pensionale të Maqedonisë së Veriut. Në fjalimin e tij, ai theksoi se vetë reforma e sistemit pensional ka kontribuar në përmirësimin e situatës, por, siç tha, “ende ka sfida”.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës (IKKL), Atdhe Hetemin, me të cilin diskutoi mbi punën e deritanishme të institutit, sfidat, si dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Osmani përgëzoi ekipin e IKKL-së për punën e tyre dyvjeçare dhe dorëzimin e raportit të dytë vjetor të institutit.

Athinë - Trupat e pajetë të tre personave janë nxjerrë në pjesën detare në jug të ishullit të vogël grek Gavdos, kur filloi të fundosej një anije druri me emigrantë, ndërkaq u shpëtuan 55 persona, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nikozia - Tërmet me fuqi prej të paktën 5,3 ballë, sipas të dhënave të para, u regjistrua pasdite në afërsi të qytetit Pafos në pjesën jugperëndimore të Qipros, që njëherit është tërmeti i dytë prej mbi pesë ballë në një periudhë pesë orëshe, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas mediave qipriote tërmeti mes 5,3 dhe 5,9 ballë, ishte i fortë dhe është ndjerë në disa pjesë të ishullit, ndërsa aktualisht nuk ka informata për të lënduar ose dëm material.

Stamboll - Ish-prefekti i Stambollit, Ekrem Imamogllu, i cili është arrestua më 19 shkurt nën akuzën për korrupsion, e vlerësoi si "të turpshëm" aktakuzën në të cilën prokuroria turke kërkoi dënim me burg deri në 2.400 vote për të dhe bëri thirrje që procesi gjyqësor të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin turk, publikoi gazeta "Sozxhu". Në aktakuzën, e cila dje është dorëzuar në Gjykatën Penale të Stambollit për vepra të rënda, janë kyçur emra të 105 të paraburgosurve dhe 170 persona me masë mbikëqyrje gjyqësore, me çka numri i përgjithshëm i personave të dyshuar është 402. Sipas dokumentit, Imamogllu akuzohet për krijim dhe udhëheqje të grupit të organizuar kriminel, ndërsa aktakuza ndaj të tjerëve përfshijnë ndohmë koshiente të grupit, dhënie dhe marrje e ryshfetit, zhvatje, keqpërdorim të tenderëve, shkaktim i dëmit të organozatave të huaja përmes mashtrimeve dhe të tjera.

Bruksel - Paga mesatare vjetore për orar të plotë të punës të të punësuarve në BE vitin e kaluar ka arritur në 39.800 euro, që paraqet rritje për 5,2 për qind në krahasim me vitin 2023, njoftoi sot Shërbimi evropian i Statistikave (Eurostat). Ndër vendet-anëtare të BE-së, paga më e lartë e përshtatshme mesatare vjetore për orar të plotë është regjistruar në Luksemburg në vlerë prej 83.000 euro, pas së cilës vijojnë Danimarka me 71.600 dhe Irlanda me 61.100 euro.

Vjenë - Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) sot i bëri thirrje Iranit që sa më parë të mundësojë verifikimin e rezervave të veta të materialit bërthamor, posaçërisht të rezervave me vlera të larta të uraniumit të pasuruar.

Londër - Partia politike britanike "Reform Ju Kej"  (Reform UK) e Najxhel Faraxhit është tërhequr nga pjesëmarrja në një dokumentar të Bi-Bi-Si-së për partinë, për shkak të një mosmarrëveshjes rreth redaktimit të fjalimit të Donald Tramp nga shërbimi publik britanik. Filmi, i cili do të quhej "Ngritja e Reform" (The Rise of Reform) dhe do të drejtohej nga Laura Kuensberg, prodhohej nga kompania e pavarur e prodhimit "Filmat i Tetorit" (October Films). 

Tajpei - Më shumë se 8.300 njerëz janë evakuuar nga zonat bregdetare dhe malore të Tajvanit për shkak të stuhisë tropiake Fung-vong. Fung-vong kishte fuqi të supertajfunit kur më 9 nëntor i goditi Filipinet, duke shkaktuar vërshime, rrëshqitje dheu, ndërprerje të energjisë elektrike dhe ka shkaktuar vdekjen e 27 personave.

Остани поврзан