• петок, 20 февруари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/17 shkurt/2026

Shkup - Avancimi i bashkëpunimit bilateral, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në sferat me interes të ndërsjellë ishin temat për të cilat kanë biseduar sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-së, Nikola Varns. Për takimin informoi Mickoski përmes profilit të tij në Fejsbuk, duke theksuar se takimi ka kaluar në frymë miqësore dhe angazhim të përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. "Sot realizova takim me ushtruesen e detyrës ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikol Uarns. Biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në sferat me interes të ndërsjellë. Takimi kaloi në frymën e miqësisë, dialog të hapur dhe angazhim të përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve", publikoi kryeministri. 

Shkup  - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në seancën e 27-të miratoi raport të veçantë për kushtet e përcaktuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat në Republikën e Maqedonisë në vitin 2025, me rekomandim se për proceset e ardhshme zgjedhore është i nevojshëm unifikimi i standardeve për evidencë dhe rregullat publike në lidhje me pjesëmarrësit, si dhe lidhja e të dhënave bankare, si dhe ngrihet çështja e digjitalizimit të proceseve të krijimit të raporteve financiare me qëllim që të mundësohet menaxhim i përgjegjshëm, llogaridhënës dhe transparent i procesit.

Shkup  - Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave (KSHPK) sot në seancë vendosi të fillojë procedurë para organit kompetent për një rast në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave ku gjatë zgjedhjeve lokale, autobusë të një ndërmarrje publike u siguruan për reklamimin e një kandidati për kryetar komune nga e njëjta komunë. Pas inspektimit nga KSHPK, u konstatua se nuk është lidhur asnjë kontratë për qiranë e autobusëve për këto qëllime dhe meqenëse KSHPK nuk është kompetente për veprime të mëtejshme, ajo do t'i përcillet organit kompetent.

Shkup  - Lidhja e sindikatave sot e realizoi bllokadën e fundit nga tre të paralajmëruara të institucioneve të synuara. Para Qeverisë sot kërkuan të propozojë ndryshime në Ligjin për Pagën Minimale me të cilat do të rritet paga minimale në 600 euro dhe të gjitha pagat e tjera për 100 euro. Nga LSM-ja po lënë hapësirë ​​për një marrëveshje deri në fund të shkurtit, dhe nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, në gjysmën e parë të marsit, paralajmërojnë grevë të përgjithshme dhe protestë të punëtorëve. Deri atëherë, nuk përjashtohet mundësia e bllokadave të synuara në qytete të tjera të vendit.

Shkup - Dobësi dhe mospërputhje me rregulloret ligjore konfirmoi revizioni i Klinikës së Onkologjisë, deklaroi një përfaqësues nga Enti Shtetëror i Revizionit, i cili shpjegoi në detaje se si dhe pse është kryer revizioni i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji (UNRO) për vitin 2021, në seancën e sotme dëgjimore për rastin "Onkologjia 2". "Revizioni është kryer në përputhje me programin e rregullt vjetor të ESHR-së për vitin 2021, të miratuar përmes një procedure të rregullt në fund të vitit 2021 në dhjetor - deklaroi përfaqësuesi, duke theksuar se raporti i referohet raporteve financiare për atë vit dhe se në të janë theksuar mospërputhjet me ligjin dhe dobësitë në përdorimin e mjeteve. 

Shkup  - Aeroplani qeveritar është përdorur konform rregullave dhe çdo organ kompetent ka të drejtë dhe detyrim të inspektojë dhe kontrollojë dhe ne nuk kemi asgjë për të fshehur, porositi sot Qeveria duke vlerësuar se opozita po përhap hipokrizi dhe sensacionalizëm. "Publikisht dhe pa ndonjë dilemë theksojmë se aeroplani qeveritar është përdorur ekskluzivisht konform rregullave dhe aktet për përdorimin e tij në përputhje me Rregulloren për kushtet dhe mënyrën e përdorimit të tij. Çdo përdorim është i evidentuar, i dokumentuar dhe i nënshtrohet kontrollit institucional. Asnjë aktivitet nuk është jashtë procedurave të përcaktuara, as nuk ka ndonjë formë keqpërdorimi", thuhet nga Pres shërbimi qeveritar.

Shkup - Zëvendësdrejtori i Doganave zhvilloi sot takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoj. Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, lehtësimin e procedurave doganore dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. "Zëvendësdrejtori Mustafa Dauti theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë institucional dhe koordinimit të vazhdueshëm për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave. Ai nënvizoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e mekanizmave më efikase që do të kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe sigurisë në proceset doganore", thuhet në kumtesë.

Shkup  - Nga Asociacioni "Makam-trans" thonë se në mënyrë aktive marrin pjesë në procesin e gjetjes së një zgjidhjeje për problemet me të cilat përballen transportuesit gjatë qëndrimit të tyre në zonën Shengen në periudhën kalimtare deri në zbatimin e plotë të strategjisë së re për liberalizimin e vizave të Bashkimit Evropian. Ata theksojnë se tashmë ka pasur përgjigje pozitive nga disa nga institucionet dhe odat pas hapave që kanë ndërmarrë për të lobuar më shumë për të gjetur një zgjidhje dhe apelojnë për një angazhim më të madh të përbashkët nga të gjithë në këtë drejtim.

Bruksel - Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s po merr pjesë në "Takimet tradicionale të shkurtit", të cilat mbahen nga disa komitete të AP-së së NATO-s, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, takimet janë të dedikuara për pjesëmarrje vetëm nga delegacionet e përhershme nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të NATO-s, me qëllimin kryesor thellimin e dialogut në institucionet e NATO-s, shkëmbimin e përvojave dhe analizimin e sfidave aktuale të sigurisë dhe forcimin e solidaritetit të mbrojtjes së aleatëve.

Strugë  - Pjesëtarët e armatës së Maqedonisë dhe Belgjikës nesër nga ora 4 deri në orën 9, do të realizohet stërvitje ushtarake në bregdet dhe në ujërat e Liqenit të Ohrit tek karakolla në fshatin Radozhdë të Strugës.  SPB Ohrër sot kumtoi se gjatë aktiviteteve të stërvitjes, do të përdoret municion për manovrim.  "Apelojmë popullsinë lokale që t’i përshtatë detyrimet e saj dhe të jetë e kujdesshme në zbatimin e tyre, si dhe t’u përmbahet udhëzimeve të nënpunësve të uniformuar përgjegjës për sigurinë e zonës, thuhet në informacion.

 Shkup  - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër në Tiranë, do të marrë pjesë në takimin ministror "Korridori VIII në Momentin Strategjik të Evropës: Lidhshmëria, Rezistenca përmes Mobilitetit Ushtarak dhe Prosperitetit të Përbashkët përmes Integrimit". Mucunski merr pjesë me ftesë të ministres për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.  Në takim, siç informojnë nga Ministria, do të bëhet fjalë për projektet aktuale të infrastrukturës që janë duke u vënë në funksion përgjatë Korridorit VIII, si dhe sfidat me të cilat përballen vendet, dhe për tejkalimin e të cilave është e nevojshme një vëmendje më e madhe politike.

Shkup - Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka uruar 17 Shkurtin- Ditën e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, kjo datë e shenjtë simbolizon sakrificën për liri, shtetësi dhe dinjitet kombëtar. “Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Kjo datë e shenjtë simbolizon sakrificën për liri, shtetësi dhe dinjitet kombëtar. Uroj që Republika e Kosovës të vazhdojë me vendosmëri rrugën e konsolidimit institucional, forcimit të shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot, në një seancë ceremoniale të Qeverisë kushtuar 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, deklaroi se shteti, pavarësia dhe Kushtetuta janë të reja, por gjuha, kultura dhe populli i Kosovës janë të lashtë.  Kurti përmendi dhe ish-udhëheqësit e UÇK-së që janë në gjyq para Këshillit të Specializuar në Hagë dhe tha se "shpallja e pavarësisë nuk mund të mbahet mend pa përmendur ata që kontribuan në ndërtimin e shtetit".

 Budapest  - Kryeministri hungarez Viktor Orbani sot deklaroi se vendi po e ndihmon ShBA-në që më mirë ta kuptojë situatën në Evropën Qendrore dhe konfliktin në Ukrainë me qëllim që të lehtësojnë një zgjidhje paqësore. Duke e komentuar vizitën e sekretarit të Shtetit të ShBA-së Marko Rubio në Budapest, Orbani vlerësoi se vizita ishte e dobishme për ShBA-në. 

Napoli - Zjarri që shpërtheu sot në qendër të Napolit, duke përfshirë teatrin Sanxaro është shuar, ku katër persona thithën tym, njoftoi Shërbimi kundër zjarreve. Të paktën 60 persona janë evakuuar, kupola e teatrit është shembur, flakët kanë dëmtuar edhe ndërtesat fqinje dhe siç raportohet, zjarri ndoshta është shkaktuar nga një shkëndijë e shkurtër, raporton gazeta "Stampa". Zjarrfikësit ndërhynë shpejt, ndërsa disa persona u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit dhe gjendja e tyre nuk është kritike, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Gjenevë - Në Ambasadën e Omanit në Gjenevë filluan negociatat indirekte ndërmjet Iranit dhe SHBA-së, me shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësuesit të Omanit, njoftoi radio shtetërore iraniane.  Delegacioni iranian udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, ndërsa SHBA-ja përfaqësohet nga i dërguari i posaçëm, Stiv Uitkof dhe dhëndri i presidentit amerikan, Xhared Kushner. Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se do të përfshihej indirekt në negociata.

Uashington  - Ish sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ka akuzuar administratën e presidentit të SHBA-së për fshehje të trajtimit të dokumenteve që lidhen me autorin e dënuar të krimeve seksuale, Xhefri Epstin. "Hidhini dosjet. Ngadalë po ju shkon", tha Klintoni për Bi-Bi-Si në Berlin, ku mori pjesë në Forumin botëror vjetor. Shtëpia e Bardhë u përgjigj se duke publikuar mijëra faqe dokumentesh, administrata "ka bërë më shumë për viktimat se sa kanë bërë ndonjëherë Demokratët".

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp iu kundërpërgjigj akuzave të Hillari Klintonit se administrata e tij po fsheh publikimin e dokumenteve për Xhefri Epstin, duke thënë se ajo vuan nga "sindroma Tramp e çrregullimit". Ish sekretarja shtetërore e SHBA-së, e akuzoi dje administratën e Trampit për "ngadalësim të qëllimshëm" të publikimit të dosjeve që lidhen me autorin e dënuar për krime seksuale dhe i bëri thirrje ekipit të saj të "publikojë dokumentet", publikoi Skaj Njuz.

 Cyrih  - Asociacioni botëror i futbollit (FIFA) është gjithnjë e më i shqetësuar për mungesën e interesit për Kupën e Botës 2026, raporton "The Touchline". Katër muaj para turneut, shumë bileta mbeten të pashitura dhe madhësia e ngjarjes nuk përmbush nivelin e pritur të interesit nga spektatorët dhe tifozët. Kjo ngre pyetje për FIFA-n. Organizata nuk mund ta shpjegojë interesin e ulët për turneun, pavarësisht se 48 vende marrin pjesë për herë të parë. Kupa e Botës 2026 do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik në ShBA, Meksikë dhe Kanada. 48 ekipet janë të ndara në 12 grupe me nga katër ekipe.

Остани поврзан