18:00/5 shkurt/2026
Shkup - Do të kemi mundësi të fillojmë një cikël takimesh, përkatësisht brifingje me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë rezidente në vendin tonë, dhe vlerësoj se në këtë mënyrë mundemi t'i përafrojmë aktivitetet që i bëjmë si Qeveri, ndërsa janë të lidhura me agjendën reformuese, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në brifingun e sotëm për agjendën reformuese me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe koordinatori nacional për turizëm, Akan Mahmut, kanë marrë pjesë në hapjen solemne të edicionit të 29-të të Panairit ndërkombëtar për turzëm EMITT, i cili nga 5 deri më 7 shkurt po mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë, njoftoi Ministria e Kulturës. Në kuadër të panairit, sot ministri Lutkov u takua me kryetarin e Shoqatës turke të Asociacionit Turk të Agjencive Turistike (TURSAB), Firuz Baglikaja, ku u diskutua për promovimin e bashkëpunimit turistik, zhvillimin e produkteve të përbashkëta turistike dhe rrugëve kulturore, si dhe promovimin e turizmit kulturor dhe krijues midis Maqedonisë dhe Turqisë. Përndryshe, bashkëpunimi i deritanishëm me TURSAB ka për qëllim promovimin e vendit tonë si destinacion turistik dhe zhvillimin e marrëdhënieve afariste turistike, thuhet në një njoftimin e Ministrisë.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se ndan mendimin e ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu dhe nuk beson se procedurat për trajtimin janë anashkaluar kur indet e trurit nga pacientët e Maqedonisë janë dërguar për hulumtim në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, si pjesë e bashkëpunimit të tij me Fakultetin tonë të Mjekësisë, përkatësisht Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Shkup - Për të dhënë testin për patent shofer, mjafton shkollimi minimal, ai fillor. Shteti u siguron mundësi që ata duhet t'i shfrytëzojnë. Kemi numër të madh të instrumenteve me të cilat tentojmë ta përmirësojmë situatën e romëve, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska lidhur me protestat e romëve që kërkojnë të lirohen nga obligimi për ta kaluar testin për patent shofer sepse janë të pashkolluar. Ministrja sot deklaroi se arsimimit të romëve i kushtohet vëmendje serioze me projektin "Dekada e romëve" dhe me projekte të tjera të veçanta të MASH-it dedikuar komunitetit etnik rom.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot në konferencën për shtyp deklaroi se mendon për rritje të tatimeve. Ai tha se Qyteti i Shkupit ende nuk është në gjendjen e duhur çfarë e meritojnë shkupjanët të jetojnë. "Ende nuk i kemi vendosur plotësisht gjërat në rend. Pse? Sepse po japim gjithpka nga vetja deri në atomin e fundit, po na duhet kohë t'i zgjidhim të gjitha proceset - u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve pas fjalimit për punën e realizuar prej kur është në detyrë, si dhe për projektet që vijnë në të ardhmen. Gjorgjievski tha se edhe krahas asaj që kemi tatime më të ulëta në rajon, konsideron se ato nuk duhet të rriten.
Dibër - Në rajonin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, vitin e kaluar në botë kanë ardhur 148 foshnje, që është për 28 foshnje më pak krahasuar me vitin paraprak. "Nga numri i përgjithshëm 132 janë në Komunën e Dibrës, kundrejt 153 vitin e kaluar. Shikuar për nga vendbanimi 117 janë në qyte, gjashtë në fshatin Xhepishtë dhe nëntë në fshatrat Mogorçe. Kosovrasti i Epërm dhe i Poshtëm. Në Komunën Qendra Zhupë janë 16 foshnje ose shtatë më pak krahasuar me vitin 2023", informuan për MIA-n nga Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski sot u takua me ish presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov. "Sot realizova takim me ish presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në frymën e dialogut të hapur dhe përmbajtësor. Në fokus të bisedave ishte Forumi për diplomaci kulturore "Forumi i Shkupit", i cili këtë vit për të katërtën herë me radhë mbahet në organizim të Klubit të Shkupit. Ky forum është vendosur si një platformë e fuqishme dhe relevante për promovimin e diplomacisë kulturore, duke bashkuar personalitete të shquara nga fusha e kulturës, diplomacisë dhe jetës publike nga vendi dhe vendet e huaja. Përmes nismave të tilla krijohen mundësi të reja për rrjetëzim ndërkombëtar, shkëmbim të ideve dhe thellim të bashkëpunimit mes Qytetit të Shkupit, qyteteve tjera dhe partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar", qëndron në postimin e Gjorgjievskit në "Fejsbuk".
Berlin - Fluturimet nga aeroporti Berlin-Brandenburg po ripërtërihen gradualisht, deklaroi sot zëdhënësja e aeroportit, cituar nga DPA. Kjo vjen pasi që paraprakisht pati probleme lidhur me ngrirjen. "Gjërat ngadalë po i kthehen normalitetit", tha ajo, duke shtuar se aeroplani i parë ka arritur të fluturojë herët në mëngjes pas një shtyrje të gjatë. Për shkak të shiut të ngrirë, paraprakisht ishte e pamundur të shkrihej akulli në aeroplanë, që shkaktoi ndërprerje të të gjitha fluturimeve nga aeroporti i kryeqytetit gjerman.
Kiev - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë rënë dakord të vazhdojnë dialogun ushtarak të nivelit të lartë pas një takimi midis personelit ushtarak rus dhe amerikan në Abu Dhabi, njoftoi Komandanta Supreme e Forcave të NATO-s për Evropën. Marrëveshja u arrit pas takimeve në Abu Dhabi midis gjeneralit Aleksis Grinkeviç, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropën, dhe personelit të lartë ushtarak rus dhe ukrainas, theksohet në komunikatën e Komandës Supreme të Forcave të NATO-s për Evropën.
Uashington - SHBA dhe Rusia janë afër marrëveshjes për respektimin e traktatit "STAR i ri" (NEW STAR" për kontrollin e armëve bërthamore pas skadimit të tij, publikoi Aksios, duke i'u referuar tre burimeve të njoftuara me negociatat.
Traktati bërthamore START i ri i cili vendos kufizime mbi raketat, lançuesit dhe kokat bërthamore strategjike të SHBA-së dhe Rusisë, është i fundit në një seri traktatesh bërthamore që datojnë më shumë se gjysmë shekulli, që nga epoka e Luftës së Ftohtë.
Abu Dabi - Shefi i Kabinetit të presidentit të Ukrainës, Kirilo Budanov, sot deklaroi se raundi i dytë i negociatave midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, të mbajtur në Abu Dhabi, ishte konstruktiv, por nuk dha detaje rreth marrëveshjeve të arritura. Në një deklaratë për portalin ukrainas RBK-Ukrainë, Budanovi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për organizimin dhe ndërmjetësimin e konsultimeve. "Negociatat shkuan vërtet në mënyrë konstruktive. Jam mirënjohës ndaj ShBA-së dhe EBA për organizimin dhe ndërmjetësimin cilësor", tha Budanovi, i cili mori pjesë në punën e delegacionit ukrainas.