15:00/13 nëntor/2025
Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski sot e uroi përvjetorin e çlirimit të Shkupit. “Gëzuar 13 Nëntori, dita e çlirimit të Shkupit! Të kujtohemi me krenari për guximin dhe sakrificën e të gjithëve që luftuan për lirinë tonë. Le të na shtyjë fryma e unitetit, dinjitetit dhe dashurisë ndaj qytetit që ta ruajmë dhe ndërtojmë Shkupin si vend i paqes, kulturës dhe unitetit”, bën të ditur Mickoski në urimin e publikuar në profilin e tij në Fejsbuk.
Shkup - Ka filluar ndërtimi i sallës së re sportive në SHF “Bllazhe Koneski” në Komunën e Aerodromit, ku mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i komunës, Dejan Miteski. Mickoski tha se këto janë projekte që sjellin vlerë të shtuar në komuna dhe në mjedise.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje publikisht të gjithë atyre që kanë prova për keqpërdorime, t'i pdorëzojnë ato në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë, duke hedhur poshtë spekulimet e opozitës se edhe njerëz të tjerë nga pushteti janë të përfshirë në keqpërdorimin e mjeteve financiare në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një salle të re sportive dhe fazës së dytë të zgjerimit të hapësirave të reja në SHFK "Blazhe Koneski" në Komunën e Aerodromit, përsëriti se ata janë e vetmja qeveri që reagon menjëherë kur vëren sjellje devijante.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me hapat konkrete për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, tha se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë, por se dihet qëndrimi i Qeverisë për këtë çështje, si dhe për linjat e kuqe. "Qëndrimi ynë është shumë i qartë, dihen cilat janë linjat e kuqe, ne i kemi përshkruar këto linja të kuqe shumë herë deri tani. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë, por nuk do të ishte e drejtë që dikush të presë se kjo Qeveri, deri sa unë jam kryeministër, papritmas të thotë se ajo që kemi thënë deri tani nuk vlen, tani do të ulemi dhe do të bëjmë ndryshime kushtetuese. Të paktën unë, deri sa jam kryetar i Qeverisë. Nëse vjen dikush tjetër, le të ndjekë politikë tjetër", u përgjigj Mickoski, gjatë vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një salle të re sportive në shkollën fillore "Bllazhe Koneski" në Komunën e Aerodromit.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për reformat në jurispondencë, deklaroi se nuk mund të pajtohet në rritjen e pagave për pesonat, për të cilët siç tha, nuk kanë asnjë rejting. "Reformat në gjyqësi janë për rritjen e pagave. Duke ndryshuar gjashtë ligjet, reforma kryesore është rritja e pagave. Vitin e ardhshëm ne duhet t'i kthejmë 2 miliardë euro, dikush që e ka bërë më parë, dhe që na ka detyruar të gjithë neve dhe fëmijë tanë të palindur. Në një buxhet prej 6,5 miliardë, ne duhet të paguajmë 2 miliard borxhe, nga dikush që ka detyruar shtetin në mënyrë armiqësore. I bëj thirrje publikut të tregojë, a duhet të rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve? Ja, unë do të dhurojë pagën time, por të paktën le të gjykojnë sipas ligjit. Morali im nuk më lejon të pajtohem me rritjen e pagave për persona që nuk kanë asnjë rejting. Dhe, nëse kjo është reforma kryesore që duhet të bëhet, më falni por unë nuk do ta bëj", tha Mickoski.
Shkup - Gjithkund ku ekziston dyshim i bazuar i mbështetur me dëshmi Qeveria vepron. Qeceria duhet të jetë imperativi ynë dhe kështu do të sillemi pa dallim nëse ai që ka bërë padrejtësi është zyrtar i mëparshëm apo aktual, thelsoi sot kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për kallëzimin penal të Policisë Financiare për të punësuar në Komunën e Sarajit, ndër të cilët edhe për ish-kryetarin Blerim Bexheti.
Shkup - Kompensimet për anëtarët e Këshillave zgjedhorë dhe Komisioneve komunale zgjedhore për zbatimin e Zgjedhjeve Lokale 2025 nuk do të ulen, por do të mbeten në nivelin e zgjedhjeve të mëparshme, gjegjësisht zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, informoi sot kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko në seancën publike, në të cilën njëzëri u miratua Rregullorja për përcaktimin e kritereve për kompensimin e anëtarëve të organeve zgjedhore. Kondarkoi potencoi se KSHZ-ja këtë Rregullore e miraton pas çdo procesi zgjedhor, në përputhje me Ligjin zgjedhor.
Shkup - Përqindja e popullsisë së moshuar po rritet me shpejtësi, me ndryshimet demografike që po ndodhin në nivel global. Kjo popullsi ka nevoja më të mëdha shëndetësore, të cilat duhet të trajtohen vazhdimisht dhe në mënyrë të përshtatshme. Përndryshe, jo vetëm pacienti vuan, por edhe e gjithë familja. Në Maqedoni, ka 127 shtretër në një institucion geriatrik për 100,000 banorë të moshës 65+. Krahasuar me anëtarët tanë fqinjë të BE-së, ne kemi një pozicion më të mirë, por pavarësisht kësaj, kapacitetet nuk janë të mjaftueshme, thekson në një intervistë për MIA-n, prim. Dr. Lence Neloska, drejtoreshë e Institucionit Publik Shëndetësor Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori" - Shkup.
Shkup - Sot, kur e shënojmë 13 Nëntorin - Ditën e Çlirimit të Shkupit, nderojmë guximin dhe mosbindjen e luftëtarëve që 81 vite më parë e çliruan Shkupin, ka shkruar në Fejsbuk, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Kjo ditë, siç thekson Filipçe, është përkujtim i qëndresës së heronjëve të Luftës Nacionalçlirimtare, të cilët janë meritorë për lirinë që e jetojmë.
Shkup - Dr. Aleksandar Trajanovski do të propozohet për nënkryetar të ri të LSDM-së, bëri të ditur sot në një konferencë për shtyp lideri i partisë Venko Filipçe.Filipçe sot propozimin do ta shpallë në një seancë të Këshillit Ekzekutiv të partisë të caktuar për në orën 18. Propozimi që Trajanovski të jetë nënkryetar i ri i LSDM-së duhet të kalojë edhe nga anëtarët e Komitetit Qendror, por për momentin nuk është caktuar një seancë e këtij organi më të lartë të partisë opozitare.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp, kritikoi politikat ekonomike të Qeverisë, duke thënë se po merr informacione për një numër gjithnjë e në rritje të pushimeve nga puna të punësuarve nga zonat e investimeve të huaja, që kërcënon seriozisht jetesën e mijëra familjeve.
Shkup – Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për kontroll kufitar e kaloi leximin e parë në Komisionin kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri. Siç u tha në mbledhjen e Komisionit, qëllimi i ndryshimeve është vendosja e një sistemi adekuat për menaxhim të integruar kufitar sipas praktikave evropiane, dokumentet e Shengenit dhe dokumenti i dalë nga tuining-projekti „Aligning the national systems with the EU and the Schengen requirements for border management“ që ishte përfunduar në vitin 2022, ndërsa dha rekomandime të qarta për vendosje të sistemit më efikas, më ekonomik dhe më të standardizuar për menaxhim kufitar.
Shkup - Gjykata Themelore Penale – Shkup shtyu seancën e sotme gjyqësore për lëndën që ka të bëjë me keqpërdorimin e vauçerëve shtetërorë sportiv, në të cilin akuzohen gjithsej 12 persona, përfshirë dy ish-drejtorët e Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski dhe Naumçe Mojsovski. Siç informuan nga Gjykata Penale Themelore, procedur gjyqësore do të vazhdojë në procedurë të rregullt, ndërsa seanca e ardhshme gjyqësore do të mbahet sipas datave të përcaktuara më parë. Në fillim të këtij viti, procedurat gjyqësore filluan nga fillimi për shkak të një ndryshimi në Këshillin Gjyqësor, pasi gjyqtarja Xheneta Bektoviq, e cila e udhëhiqte lëndën, u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor, ndërsa kryesuese e re e Këshillit u bë gjyqtarja Frosina Stojanoska.
Shkup – Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me nëntë vota "për" dhe asnjë "kundër" ose të përmbajtur, sot konstatoi se propozimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të drejtën e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind të popullsisë në Republikën e Maqedonisë është i pranueshëm dhe duhet të dërgohet në lexim të mëtutjeshëm para deputetëve.
Strugë - Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra do të pranojë palë në zyrën e tij çdo ditë pune nga ora 14 deri në orën 16 e 30, njofton Pres shërbimi i komunës. Një vendim i tillë, siç theksojnë është në kuadër të angazhimeve të tij për transparencë dhe bashkëpunim të hapur me qytetarët.
Strasburg - Parlamenti evropian sot miratoi propozim për vazhdimin e lehtësimeve tregtare për prodhime të caktuara bujqësore nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2030. Raporti i raportuesit, Kris van Dajk, i cili propozon ndryshim të rregullativës për masa të jashtëzakonshme tregtare për vendet dhe territoret të cilat marrin pjesë në apo janë të lidhura me Procesin e stabilizimit dhe asociimit, u miratua me 543 vota "për", 72 "kundër" dhe 22 "të përmbajtur".
Nicë - Gjashtë persona u arrestuan në një operacion të madh ndërkombëtar për të shkatërruar një grup mercenarësh të angazhuar për rrëmbimin e udhëheqësit të një bande rivale. Operacioni, i cili u zhvillua dje, u udhëheq nga Gjermania me mbështetjen e Europolit dhe pilicëve nga Danimarka, Franca, Letonia dhe Mbretëria e Bashkuar, publikoi Europol.
Kiev - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski pohon se Rusia planifikon të fillojë agresion të madh në kontinentin evropian në vitin 2029 ose 2030, duke përmendur prodhimin e rritur të armës ruse si provë. Zelenski në Telegram publikoi se prodhimi i rritur i armës, po ashtu, tregon se Rusia nuk është e gatshme ta përfundojë luftën kundër Ukrainës.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Ukraina, së bashku me SHBA-në, kanë filluar me prodhimin e dronëve-interceptorë. Zeleneski në intervistë për televizionin Blumberg deklaroi se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim më të madh ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-së në industrinë ushtarake. Presidenti ukrainas pretendon se presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një fushatë të synuar frikësimi në Evropë me ndërhyrjet e fundit të dronëve dhe aeroplanëve luftarakë në hapësirën ajrore të shteteve anëtare të NATO-s, gjë që ka bërë që liderët e këtyre vendeve të bëhen gjithnjë e më të papërgatitur për të dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, publikoi Ukrinform.
Moskë - Moska, forcat e së cilën po përpiqen të marrin kontrollin mbi Pokrovskoen në Ukrainën lindore, i akuzoi përfaqësuesit ukrainas se refuzojnë të marrin pjesë në negociatat e paqes. Kievi thotë se kushtet e Moskës për përfundimin e luftës janë të papranueshme dhe janë ekuivalente me kërkesën që Ukraina të dorëzohet. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, deklaroi për gazetarët sot se Rusia mbetet e hapur për zgjidhje politike dhe diplomatike dhe dëshiron paqe.
Pekin - Presidenti kinez, Si Xhinping e anuloi pjesëmarrjen në forumin e G20-shit në Afrikën Jugore të ekonomive kryesore të botës. Paraprakisht, kolegët e tij amerikan dhe rus, Donalld Tramp dhe Vlladimir Putin gjithashtu kumtuan se nuk do të marrin pjesë, kumtoi DPA. Sipas Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, kryeministri Li Keçijang do ta prezantojë Pekinin në forum. Kjo do të thotë se për herë të parë prej se është formuar Grupi, presidentët e tre vendeve më të fuqishme në G20 - SHBA-ja, Rusia dhe Kina - nuk do të marrin pjesë në samitin e këtij viti.
Dublin – Ylli i ekipit të Portugalisë në futboll, Kristiano Ronaldo ka folur për pritjet e tij para ndeshjes kualifikuese të Kupës së botës 2026 kundër Republikës së Irlandës. Ndeshja do të luhet sonte në Dublin me fillim në orën 20:45.