• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

12:00 / 10 nëntor / 2025 

Shkup - Shkenca në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e dukshme jo vetëm si temë diskutimi, por edhe si fushë veprimi. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian mbi përparimin e vendit në fushën e shkencës, dhe përbën rezultat të politikave kombëtare efektive dhe të buxhetit dukshëm të rritur për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Nga 380 milionë denarë në vitin 2024, buxheti u rrit në 680 milionë denarë në vitin 2025, ndërsa për vitin e ardhshëm 2026 është paraparë buxhet rekord prej 1,37 miliardë denarësh për shkencën! Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit kalendarik, përmes tre thirrjeve për shpërndarjen e mjeteve, ka stimuluar realizimin e projekteve shkencore dhe kërkimore në universitetet publike, fakultetet dhe institucionet shkencore, në ASHAM dhe komunitetin e biznesit, të cilat janë në përputhje me qëllimet e Strategjisë për Specializim Inteligjent të Maqedonisë. Projektet po realizohen me sukses.

Shkup - Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionit Rrugor (KRSKRr) po fillon një fushatë të re parandaluese-edukative për “Përmirësimin e punës së stacioneve të kontrollit teknik dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e gjendjes teknike të automjeteve”, me qëllim të ngritjes sistematike të vetëdijes për rëndësinë e kontrollit dhe mirëmbajtjes së rregullt të automjeteve motorike. "Hulumtimet dhe analizat mbi shkaqet e aksidenteve rrugore tregojnë se mosfunksionimi teknik i automjeteve është një faktor i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë në komunikacion. Mosfunksionimi i sistemeve të frenimit, drejtimit, sinjalizimit të ndriçimit, gomave dhe sistemeve apo pajisjeve të tjera përbën një kërcënim serioz për sigurinë e shoferëve, udhëtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion", njofton KRSKRr.

Shkup – Rezervat devizore në fund të tetorit të vitit 2025 ishin 4.843,2 milionë euro dhe në krahasim me muajin e kaluar shënojnë rritje për 120,5 milionë euro, njoftoi Banka Botërore. Pjesa më e madhe e rezervave në deviza janë plasuar në letra me vlerë (71,1%), pas çka vijojnë ari monetar (15,9%) dhe valutat dhe depozitat (13%).

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti më i ri javor i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi". Sektori i Kontrollit sanitar në periudhën nga 3 deri më 7 nëntor të vitit 2025, mori 206 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 206 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 50 pika matëse në Qytetin e Shkupit. 

Shkup - Dyzet e dy litra për metër katrorë ishte sasia e reshjeve të shiut në Strumicë në 24 orët e fundit, deri në orën shtatë të mëngjesit, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në Gjevgjeli ka rënë 36 litra për metër katror, 30 - Pozhar - Radovish, 29 - Pretor, 26 - Manastir, 24 - Krushevë, 23 - Topoloçani, 18 - në Kodrën e Diellit, Hanet e Mavrovës, 17 - Prilep, 16 - Demir Kapi, 15 - Berovë, 14 - Pozhoran, Vinicë, 12 - Tetovë, 10 - Shtip, Gjurishte, 9 - Lazaropole, Kavadar, Kriva Pallankë, Veles, 8 - Shkup - Petrovec, Kumanovë, 6 - Shkup - Zajçev Rid, tregojnë të dhënat e DPHM-së. 

Tiranë - Pesë komuna në Shqipëri, Vlorë, Cërrik, Mat, Tepelenë dhe Berat, për dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet lokale të rregullta në 2027, do të drejtohen nga kandidatë të Partisë Socialiste në pushtet. Kryetari i ri i Matit, është Altin Bojni, i Beratit, Ervin Ceca, i Tepelenës, Gramoz Sako, i Cërrikit, Florenc Doka. Qyteti bregdetar Vlora ka marrë një kryetare komune femër, Bruna Mersini. Sipas Ilirian Celibashit, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dita e djeshme e zgjedhjeve kaloi pa probleme, por me pjesëmarrje shumë të ulët.

Athinë – Filmi i metrazhit të gjatë “Ritmi i jetës”, fryt i bashkëpunimit të shtëpive të produksionit nga disa vende, përfshirë “Krug film” nga Shkupi, fitoi tre çmime në Festivalin e 66-të të filmit në Selanik, ku u shfaq premiera, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Filmi mori dy çmime të publikut në kategoritë “Film grek” dhe “Meet the Neighbors”, si dhe çmimin “Crew United”.

Budapest – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi sot se sanksionet e SHBA-së mbi gazin dhe naftën ruse nuk do t'i vendosen Hungarisë për sa kohë që ai është kryeministër i vendit dhe Donald Tramp është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ai tha se me Trampin "ka shtrënguar duart" lidhur me përjashtimin e Hungarisë nga sanksionet e naftës amerikane për një periudhë të pacaktuar dhe theksoi se nuk është ekzagjerim të thuhet se sapo kanë përfunduar "negociatat më të rëndësishme të vitit deri më tani", transmeton MTI.

Gjenevë – Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Tramp që ta rishqyrtojë vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga kjo agjenci shëndetësore kyçe e Kombeve të Bashkuara. Shkurtimet dramatike të financimit dhe largimi i paralajmëruar i SHBA-së tashmë e lëkundin shëndetësinë publike globale, e cila edhe ashtu është e goditur rëndë pas pandemisë, shkruan Politiko. 

Ankara - Turqia po tenton të sigurojë kalim të sigurt për rreth 200 civilë, të robëruar në tunelet në Gazë, pasi mundësoi kthimin e eshtrave të një ushtari izraelit, i cili e humbi jetën para më shumë se dhjetë viteve, deklaroi një përfaqësues i lartë anonim turk. Hamasi paraprakisht njoftoi se luftëtarët, të cilët janë pozicionuar në rajonin Rafah, i cili është nën rrethim izraelit, nuk do të dorëzohen dhe u ka bërë thirrje ndërmjetësuesve të gjejnë zgjidhje për krizën, e cila mund ta rrezikojë armëpushimin njëmujor. Izraeli, nga ana tjetër, konfirmoi se i ka marrë eshtrat e Hadar Golinit, ushtar i vrarë gjatë luftës në vitin 2014.

Kito – Tridhjetë e një njerëz humbën jetën në përleshjet e djeshme në një burg në qytetin jugperëndimor të Ekuadorit Maçalla. Në dhunën ndërmjet grupeve të të burgosurve janë përdorur armë zjarri dhe shpërthime. Burgjet e Ekuadorit u bënë fushëbetejë ndërmjet bandave rivale të drogës. Që nga viti 2021 në përleshjet në burgjet e Ekuadorit janë vrarë afro 500 njerëz. 

Moskë - Lufta në Ukrainë do të përfundojë kur Rusia do t'i realizojë objektivat që janë vendosur gjatë Operacionit special ushtarak, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Kuptohet, do të donim që kjo luftë të përfundojë sa është e mundur më shpejtë, e mund të përfundojë kur Rusia do t'i arrijë objektivat që në fillim i ka vendosur. Më shumë do të donim ta zgjidhim këtë përleshje me mjete politike dhe diplomatike. Për këtë disa herë kemi folur, ndërsa pala ruse mbetet e hapur për këtë rrugë", deklaroi Peskov. Ai shtoi se "Rusia është e hapur për zgjidhje politike dhe diplomatike në Ukrainë dhe se situata është në qorrsokak, jo me fajin e saj".

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenksi njoftoi se Kievi planifikon të porosisë 27 sisteme për mbrojtje ajrore "Patriot" nga prodhues amerikan, me qëllim që ta forcojë mbrojtjen e vendit. Ai në intervistën për Guardian theksoi se vendet evropiane mund t'i dërgojnë Kievit sistemet "Patriot" që i posedojnë. Zelenski theksoi se presidenti rus Vladimir Putin po urdhëron "sulme terroriste" ndaj sistemit energjetik të Ukrainës, në të cilat vriten civilë dhe njerëzit mbeten pa energji elektrike dhe ujë.

Остани поврзан