15:00 / 4 nëntor / 2025
Shkup - Pas më shumë se dy muajsh nuk ka epilog në lidhje me pretendimet për ndërhyrje të panevojshme në zemër në institucionet shëndetësore private që po i heton komisioni i brendshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Deri më tani janë pranuar rreth 25 ankesa, ndërsa shtatë ose tetë të tjera do të shqyrtohen. Nga komisioni i brendshëm i formuar pas pretendimeve u paralajmërua se do të përfshihen edhe mjekë dhe ekspertë të huaj, por nuk u saktësua se kur do të mbërrijnë në vend. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot tha se kur të përfundojnë me shqyrtimin e këtyre ankesave, do të mbajnë një konferencë për shtyp dhe se tani që zgjedhjet kanë mbaruar zyrtarisht, do të mund të fillojnë procedurën nga Ministria. Shpjegoi se përveç atij komunikimi joformal, ata nuk kishin pasur asnjë komunikim formal me një marrëveshje me Komisionin, gjegjësisht një takim zyrtar me anëtarët.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot kumtoi se Propozim - buxheti për vitin 2026 do të gjendet në mbledhje plenare më 9 dhjetor, ndërsa propozuesit e autorizuar do të mund të parashtrojnë amandamente deri më 10 nëntor. Gashi në brifingun e sotëm javor me gazetarët informoi se më 11 apo 18 nëntor pritet të thirret mbledhje për parashtrim të pyetjeve të deputetëve nga opozita drejt përfaqësuesve të Qeverisë. Rreth ndryshimeve të Kodit zgjedhor, spikeri Gashi theksoi se të gjithë koordinuesit e grupeve të deputetëve në koordinimin e sotëm u dakorduan se duhet të ulen dhe të bisedojnë që në mënyrë konsensuale të sillen këto ndryshime. Potencoi se nëse nga Qeveria arrin ndonjë pripozim pë Kod të ri zgjedhor, atëherë Kuvendi do ta vendosë në procedurë.
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Bullgarisë, Grozdan Karaxhov të enjten do të nënshkruajnë Marrëveshjen për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar të Korridorit 8, informon Ministria e Transportit. Në nënshkrimin i cili do të zhvillohet në stacionin hekurudhor Gjishevë, është planifikuar të marrin pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian, përfaqësues të NATO-s, përfaqësues të SHBA-së, Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore.
Shkup - Gjykimi kundër ish-drejtorit të Burgut hetues të Shutkës, Filip Andonov - Sokol dhe disa të punësuarve të tjerë në burg, që akuzohet se kanë mundësuar shoqëruese të të burgosurve për nevoja private anulohet për më 12 nëntor. Seanca, siç informojnë nga Gjykata është revokuar pas njpftimit të marrë nga prokurori publik se nuk mund të marrë pjesë për shkaqe shëndetësore, si dhe njoftimit nga INP Burgu Shkup se një pjesë më e madhe e të pandehurve duhet të marrin pjesë në varrim. Andonov dhe gjashtë gardianë të burgut, paraprakisht para Gjykatës kanë thënë se nuk ndjehen fajtorë.
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov e kryeson delegacionin e RMV-së në Konferencën e 43-të të përgjithshme të UNESKO-s, i cili që nga 30 tetori deri më 13 nëntor mbahet në Samarkand, Republika e Uzbekistanit. Lutkov nesër në Qendrën kongrese "Rruga e mëndafshtë" në Samarkand do të drejtohet në debatin dedikuar politikave të përgjithshme të Organizatës, në të cilën marrin pjesë mnistra dhe përfaqësues të vendeve-anëtare të UNESKO-s. Siç njofton Ministria, në Konferencën e përgjithshme marrin pjesë përfaqësues të mbi 200 vende dhe organizata ndërkombëtare.
Shkup - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e konfirmon përkushtimin e saj drejt avancimi të tregtisë elektronike si shtytës i ekonomisë, përmes zbatimit të stategjisë së qartë për transformim digjital, përforcim të interoperabilitetit dhe zvogëlimit pengesave adminitrative për qytetarët dhe kompanitë. Këtë e ka porositur sot ministri i Transformit Digjital, Stefan Andonovski, në hapjen e konferencës së tetë rajonale E-komerc në Shkup. Ai theksoi se e-tregtia tashmë nuk është model alernativ, por ekonomik dominues, i cili kërkon mbështetje të fuqishme nga shteti përmes plarformave moderne digjitale, parashikueshmëri rregullatorer dhe me orientim inovativ drejt tregut.
Shkup - Siç u dakorduam ashtu edhe vepruam së bashku si koalicion qeveritar në këto zgjedhje, deklaroi zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për të komentuar kritikat e zëdhënësit të ZNAM, Nikolla Memov drejtuar VLEN-it, për mosmbështetjen e kandidatit të VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orçe Gjeorgjievski. "VLEN është forca e dytë politike në vend dhe si e tillë ne besojmë se nuk ka nevojë ta ulim diskutimin në një nivel të tillë, kjo është një tjetër përpjekje e zëdhënësit të ZNAM për të tërhequr vëmendjen e medias dy ditë pas zgjedhjeve dhe nuk duhet të merret seriozisht. Nuk shoh asnjë vend për probleme në koalicion, ne vepruam siç u dakorduam dhe ashtu vepruam së bashku si koalicion qeveritar në këto zgjedhje", tha Sulejmani në konferencë për shtyp.
Shkup - Të punësuarit nga NP "Parqe dhe Gjelbërime" presin që gjatë ditës ta marrin pagën e shtatorit dhe sigurimin shëndetësor. Një siguri të tillë e kanë marrë nga drejtori i ndërmarrjes. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore, Goran Risteski në deklaratën për MIA-n tha se ka realizuar takim me drejtorin, në të cilin u është thënë se pritet që të transferohen para nga Qyteti i Shkupit dhe nga "Ujësjellësi dhe Kanalizime" të cilat do të jenë të destinuara për pagesën e pagave për të punësuarit. Nga ana e sindikatës u tha se nëse nuk paguhen pagat, do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë në të njejtën kohë dhe në të njejtin vend.
Shkup - Superhëna më e madhe për këtë vit do të jetë e dukshme në qiell nesër. Në të vërtetë, afërsia e saj me Tokën do të bëjë që Hëna e plotë të duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht. Në nënqiellin tonë, ky fenomen do të arrijë kulmin e tij rreth orës 14:00. Superhëna paraqitet sepse Hëna nuk rrotullohet rreth Tokës në një orbitë të përsosur, por në një elips, prandaj ndonjëherë është më afër e ndonjëherë më larg gjatë vitit, njofton "Guardian". Në pikën më të afërt Hëna është rreth 350,000 kilometra larg Tokës, ndërsa në pikën më të largët është rreth 400,000 kilometra larg.
Shkup - Për shkak të një defekti rrugor, është ndërprerë për momentin furnizimi me ujë për konsumatorët e Batincës dhe Luboshit, njoftoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizimi" - Shkup. Siç shtohet në komunikatë, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e riparimit të defektit.
Shkup - Nesër dhe të enjten në orët e mëngjesit ka kushte për parqitjen e mjegullës, ndërsa nga e enjtja deri të hënën reshje të përkohshme të shiut. Siç informojnë nga DPHM nën ndikim të masës së lagësht të ajrit, nga e enjtja në orët e mbrëmjes, dhe deri të hënën vijon një periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme të reshjeve të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme.
Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin Erion Veliaj mbetet në funksionin kryetar i bashkisë së Tiranës, thekson se "ky vendim i gjykatës tregon, para së gjithash, se une nuk e kam kapur të gjithë pushtetin, siç pretendon opozita" dhe shton se gjykata tani, sipas "të njëjtit parim do ta lirojë nga burgu. Në një publikim në X ai thekson " disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese". "Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo", shkruan Rama.
Tiranë - Qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të përfitojnë nga kalimi i kufirit pa kontrolle dokumentesh deri më 28 shkurt 2026. Ky kalim i thjeshtuar, i cili ka hyrë në fuqi më 1 nëntor, ka për qëllim të bëjë më të shpejtë udhëtimin mes dy shteteve, duke hequr kontrollet e dokumenteve për qytetarët që kalojnë kufirin. Marrëveshja ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës është ndarë në dy periudha kryesore. Sezoni turistik, nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe sezoni i dimrit, nga 1 nëntori deri më 28 shkurt. Ky sistem është krijuar për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjeve, veçanërisht gjatë muajve të verës dhe festave të fundvitit, kur numri i udhëtarëve mes dy shteteve rritet ndjeshëm, njofton ATSH-ja.
Vjenë - Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) vazhdon të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës rreth centraleve bërthamore, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i ANEB-së, Rafael Grosi. Ai theksoi se ka interes të rritur për energjinë bërthamore në botë, por se investimet dhe projektet e reja duhet të jenë në pajtim me rregullat dhe masat për mospërhapjen e armës bërthamore. Javën e kaluar, Grosi deklaroi se sulmi rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës ka dëmtuar trafostacionet elektrike, të cilat janë kyçe për ruajtjen e sigurisë bërthamore në vend, ndërsa dy centrale bërthamore mbetën pa linja të jashtme të energjisë elektrike.
Bruksel - Edhe krahas kësaj që e ndryshoi emrin në vitin 2019 për të zgjidhur kontestin me Greqinë, Maqedonia e Veriut mbetet e penguar në rrugën e saj drejt BE-së për shkak të një kontesti historik dhe gjuhësor me Bullgarinë, thekson portali "Politiko" i Brukselit në një përmbledhje përpara publikimit të sotëm të raporteve mbi progresin e rrugës evropiane të vendeve kandidate për anëtarësim në BE. "Edhe pse pritet në raport të vihet në dukje progresi i caktuar ekonomik dhe harmonizim më i fortë të politikës së jashtme me BE-në, në përgjithësi, numëratori nuk ka lëvizur shumë që nga viti i kaluar", theksohet në tekst në lidhje me vendin, duke vlerësuar se vendi mori një "tetë" fakulteti.
Bruksel - Gjatë vitit të kaluar është bërë përparim i konsiderueshëm në procesin e pranimit dhe, duke pasur parasysh ritmin e përshpejtuar me të cilin po lëvizin disa kandidatë për anëtarësim, zgjerimi i BE-së është një mundësi reale në vitet e ardhshme, thuhet në konkluzionet e Pakos së Raportit të Zgjerimit të Komisionit Evropian. “Duke u bazuar në punën e përfunduar në vitet e fundit, tani është koha për veprime konkrete nga vendet e zgjerimit dhe BE-ja”, citohet në këtë pako, e cila përfshin raportet e progresit nga vendet kandidate në rrugën e tyre drejt Unionit.
Bruksel - Komisioni Evropian është më i përkushtuar se kurrë deri tani që ta shndërrojë zgjerimin e BE-së në realitet, pasi Union më i madh do të thotë Evropë më e fuqishme dhe më me ndikim në skenën globale, porositi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen me rastin e publikimit të Paketës vjetore për zgjerim, e cila i përmban raportet për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim të rrugës së tyre drejt BE-së. "Por, zgjerimi duhet dhe do të mbetet proces i bazuar në merita. Paketa jonë ofron rekomandime konkrete për të gjithë partnerët tanë dhe të gjithëve u themi: Qasja në BE është ofertë unike. Premtim për paqe, prosperitet dhe solidaritet. Me reforma të vërteta dhe vullnet të fortë politik, të gjithë ju mund ta shfrytëzoni këtë mundësi", theksoi Fon der Lajen.
Bruksel - Ne evropianët duhet të bëjmë shumë më tepër për të marrë kontrollin e kontinentit tonë, për t'i mbrojtur vlerat tona demokratike dhe për të mbrojtur sigurinë tonë, potencoi eurokomesarja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë prezantimit të pakos së raporteve për progresin e kandidatëve për anëtarë në BE para Komitetit për Punë të Jashtme të Europarlamentit. "Kjo mund të bëhet e suksesshme vetëm me punë të përbashkët me fqinjët tanë për të krijuar një Evropë të fortë, të qëndrueshme, të sigurt dhe të bashkuar, të bazuar në vlera dhe parime të përbashkëta. Vetëm nëse e përfundojmë bashkimin e Evropës mund të sigurojmë paqe, liri dhe prosperitet në kontinentin tonë. Vetëm së bashku me të gjithë ata të cilët ndajnë vlerat tona mund të sigurohemi që Evropa të ketë zë të pavarur në botë", theksoi Kos, duke shtuar se sot raportet e prezantuara duhet të lexohen në kontekstin e peisazhit gjeopolitik që po transformohet me shpejtësi.
Bruksel - Maqedonia e Veriut vazhdon me harmonizim të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, që ka dëshmuar për zgjedhjen e saj strategjike, theksohet në konkluzionet përfundimtare për vendin në Pakon e raporteve për zgjerimin të hartuara nga Komisoni Evropian. "Zyrtarët kanë vazhdiuar të punojnë në udhërrëfimet për sundimin e drejtësisë, reformat në administratën publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe në planin aksional për mbrojtjen e minoriteteve, të cilat duhet të finalizohen në një proces inkluziv", theksohet në konkluzionet.
Manilë - Së paku shtatë persona e humbën jetën, ndërsa mbi 100.000 janë zhvendosur për shkak të vërshimeve dhe fatkeqësive të shkaktuara nga tajfuni Kalmaegi në Filipine, kumtuan sot autoritetet lokale dhe agjencia nacionale për katastrofa. Tajfuni Kalmaegi ishte me shpejtësi maksimale të erës prej 140 km në orë dhe vrulle deri 195 km në orë, kumtoi shërbimi meteorologjik në njoftimin e vet. Tajfuni dy herë e goditi rajonin tokësor - së pari në provincën Lejte jugor, në mesnatë (16:00 sipas Griniçit të hënën), ndërsa më pas në Sebu në orën 5:10 në mëngjes.
Doha - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, deklaroi se është "thellësisht i shqetësuar" nga "shkeljet e vazhdueshme" të armëpushimit në Rripin e Gazës, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë plotësisht dispozitat e fazës së parë të marrëveshjes së paqes. "Këto shkelje duhet të ndalen dhe të gjitha palët duhet të respektojnë vendimet e fazës së parë të marrëveshjes së paqes", tha Gutereshi në konferencën për shtyp në Doha, të mbajtur në kuadër të Samitit botëror për zhvillim social, shkruan gazeta franceze "Figaro". Ndërprerja e zjarrit në Gazë ka qenë në fuqi që nga 10 tetori, si pjesë e një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA e cila parashikon lirimin e të gjithë pengjeve të gjalla të rrëmbyera gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.
Uashington - SHBA-ja ka dërguar tek disa anëtarë të Këshillit të Sigurisë të KB-së një projekt-rezolutë për krijimin e forcave ndërkombëtare të sigurisë në Rripin e Gazës me mandat të paktën deri në fund të vitit 2027 dhe mundësi për vazhdim, njoftoi potali "Aksios". Sipas projektit, Forcat Ndërkombëtare të Sigurisë (FNS) do të kishin një mandat të gjerë për menaxhimin e sigurisë dhe mbrojtjen e civilëve gjatë periudhës së tranzicionit - deri në tërheqjen graduale të forcave izraelite dhe reforminin e Administratës palestineze. Një përfaqësues zyrtar amerikan deklaroi për "Aksios" se dokumenti do të shërbejë si bazë për negociatat midis anëtarëve të Këshillit të Sigurisë në ditët në vijim, me qëllim që të votohet dhe të krijohen forcat deri në fund të vitit, ndërsa trupat e parë të vendosen në janar.
Uashington - Ish-presidenti i SHBA-së, Dilk Çejni ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare, njoftoi familja e tij, transmeton BBC. Çejni shumë vite ka qenë pjesë e administratës republikane dhe nënpresident i ish-presidentit Xhorxh Bush në periudhën mes viteve 2001 dhe 2009. Ai ka qenë figurë qendrore në pushtimin e Irakut në viti n 2003 nga ana e SHBA-së dhe forcave aleate. Çejni, gjithashtu, ka qenë ministër i Mbrojtjes nën Xhorxh Bush të vjetrin, mes viteve 1989 dhe 1993.
Firence - Trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli është shkarkuar nga funksioni, kumtoi shërbimi për shtyp i klubit nga Firenca. "Fiorentina kumtoi se Sterfano Pioli sot është shkarkuar nga funksioni i trajnerit kryesor", thuhet në kumtesë. Italiani 60-vjeçar është në krye të klubit që nga korriku 2025. Në udhëheqjen e tij, ekipi luajti 14 ndeshje, në katër të cilat fitoi, luajti baras në katër dhe humbi në gjashtë ndeshje.