MIA Flesh
- Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski mbetet në qëndrimin se lokacioni i SPQ “8 Shtatori” është më i miri për qendër të re klinike. Ai deklaroi sot se pas zgjedhjeve janë të përkushtuar në disa projekte të tjera infrastrukturore nga shëndetësia. “Ajo që po bëjmë tani pasi mbaruan zgjedhjet është të vazhdojmë, së pari, procedurën për ndërtimin e Spitalit Klinik në Shtip, Fakultetit të Mjekësisë dhe Konviktit të Studentëve, pastaj spitalin në Kërçovë me aktivitete të zgjeruara dhe rindërtimin e Spitalit Klinik në Tetovë. Mendoj se sapo të fillojë ky proces, atëherë mund t'i përkushtohemi atij për të cilin po flasim tani. Megjithatë, mendoj se ai perimetër është më i përshtatshmi, sepse ka qasje në gaz dhe infrastrukturë jashtëzakonisht të mirë të komunikacionit, dhe mendoj se në tërësi mund të shqyrtohet seriozisht me një përmirësim të lehtë për të arritur atë që duam si vend dhe pacientët që do ta marrin atë në aspektin e cilësisë. Ne nuk dorëzohemi. Kjo nuk është në konsultim me ekspertët, ky është qëndrimi im personal”, tha Mickoski.
15:00/14 nëntor/2025
Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski mbetet në qëndrimin se lokacioni i SPQ “8 Shtatori” është më i miri për qendër të re klinike. Ai deklaroi sot se pas zgjedhjeve janë të përkushtuar në disa projekte të tjera infrastrukturore nga shëndetësia. “Ajo që po bëjmë tani pasi mbaruan zgjedhjet është të vazhdojmë, së pari, procedurën për ndërtimin e Spitalit Klinik në Shtip, Fakultetit të Mjekësisë dhe Konviktit të Studentëve, pastaj spitalin në Kërçovë me aktivitete të zgjeruara dhe rindërtimin e Spitalit Klinik në Tetovë. Mendoj se sapo të fillojë ky proces, atëherë mund t'i përkushtohemi atij për të cilin po flasim tani. Megjithatë, mendoj se ai perimetër është më i përshtatshmi, sepse ka qasje në gaz dhe infrastrukturë jashtëzakonisht të mirë të komunikacionit, dhe mendoj se në tërësi mund të shqyrtohet seriozisht me një përmirësim të lehtë për të arritur atë që duam si vend dhe pacientët që do ta marrin atë në aspektin e cilësisë. Ne nuk dorëzohemi. Kjo nuk është në konsultim me ekspertët, ky është qëndrimi im personal”, tha Mickoski.
Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi vepron vetëm në bazë të afateve dhe procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor për përcaktimin e datës për zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë. Prandaj, data e zgjedhjeve do të shpallet brenda afatit ligjor të paraparë dhe publiku do të njoftohet ditëve në vijim, informojnë nga Kabineti i Gashit. "Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqet nga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parime thelbësore: - respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, përfshirë edhe dispozitat e reja të nenit 132-a, i miratuar në mars të vitit 2024; vlerësimi dhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si institucion kompetent për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor", thonë nga Kabineti i Gashit.
Shkup - Nëse do të ketë rritje intervenuese të pagës minimale jashtë ligjit, është lëndë e dialogut mes sindikatave dhe punëdhënësve, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai thotë se Qeveria do ta pranojë çdo zgjidhje, për të cilën mes vete do të dakordohen sindikatat dhe punëdhënësit. "Lidhur me pagën minimale, kemi ligj dhe në tërësi e respektojmë atë ligj. Nëse do të ketë ndonjë rritje intervenuese jashtë ligjit, kjo është lëndë e dialogut që e udhëheqin sindikatat me punëdhënësit. E di se në nëntor do të kemi seancë të Këshillit ekonomiko-social dhe pres që kjo çështje të hapet aty, ashtu që ne si Qeveri do ta pranojmë çdo zgjidhje që do ta dakordojnë punëtorët dhe punëdhënësit", deklaroi Mickoski pas solemnitetit, ku u shënua 25-vjetori i Fondit për sigurim shëndetësor.
Shkup – Qeveria është e qëndrueshme. Fitorja bindëse në zgjedhjet lokale tregoi se kjo Qeveri ka mbështetje të qartë dhe se shtyllë bartëse në atë Qeveri është VMRO-DPMNE dhe koalicioni të cilin e udhëheq. Koha për politikë dhe politikbërje ka përfunduar. T’i përveshim mangët dhe të punojmë, na pret shumë punë, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Konfirmoi se ka bisedime për plotësimin e vendeve të zbrazëta në Qeveri pas zgjedhjeve lokale dhe për rikonstruimin e paralajmëruar, duke theksuar se vijojnë bisedimet. “Nuk mund të ndaj asgjë derisa nuk bëhet. Asgjë nuk është gati derisa nuk është gati”, tha Mickoski.
Shkup - Kemi arritur në përfundimin se në shumicën e rasteve të raportuara, pacientët janë referuar dhe operuar gabimisht dhe Komisioni i Brendshëm për Ndërhyrje Kardiologjike dhe Kardiokirurgjikale do të vazhdojë të veprojë sipas metodologjisë së përcaktuar, tha anëtarja e Komisionit, Dr. Nensi Lozançe, në konferencën e sotme për shtyp, duke u përgjigjur në një pyetje nga MIA se çfarë saktësisht kanë arritur në përfundim, cilët janë hapat e ardhshëm dhe nëse ndonjë rast do t'i dorëzohet Prokurorisë Publike. "Siç u tha nga ministri dhe kryetari i komisionit, nga rastet e raportuara deri më tani, kemi arritur në përfundimin se për shumicën e tyre kemi pacientë të referuar gabimisht dhe të operuar gabimisht. Për momentin, këto janë përfundimet e shumicës së rasteve të raportuara, dhe në të ardhmen komisioni do të vazhdojë me metodologjinë e përcaktuar dhe për informacion më të detajuar ndoshta do të keni një raport përfundimtar", u përgjigj Lozançe.
Shkup - Elektrodistribuimi vazhdon me investimet në digjitalizim dhe automatizim të rrjetit distributiv përmes implementimit të platformës Field Service Management (FSM), e cila u mundëson elektromontuesve të pranojnë drejtpërdrejtë urdhrat e punës në formë digjitale. Deri më tani janë investuar 1 milion euro në implementimin e kësaj platforme, e cila mundëson menaxhim më të shpejtë dhe më efikas të rrjetit distributiv, si dhe nivel më të lartë të kontrollit dhe automatizimit operativ. Platforma FSM mundëson integrim me teknologjitë IoT, që do të mundësojë monitorim në kohë reale, parashikim të ngarkesave të rrjetit dhe menaxhim të optimizuar të shpërndarjes së energjisë.
Shkup - Deri në fund të vitit do të miratohen ligjet reformuese që lidhen me gjyqësorin, gjegjësisht me gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe me shërbimin prokurorial dhe gjyqësor. Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se, për shkak se me këto ligje kërkohet pavarësi financiare, po analizohet për atë se si është zgjidhur kjo në vende të tjera të Evropës, por theksoi se do të kërkohet llogaridhënie për çdo para të shpenzuar përmes Entit Shtetëror të Revizionit dhe Komisionit kuvendor.
Shkup – Punëtorët në vend vlerësojnë se paga minimale duhet të rritet prej 600 deri 700 euro, tregon anketa të cilën e zhvilloi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë më 11 dhe 12 të këtij muaji në të cilën u anketuan 1.613 persona. Në pyetjen “Sa duhet të jetë paga minimale”, nga numri i përgjithshëm i të anketuarve 45,2 për qind u përgjigjën se paga minimale duhet të rritet në 600 euro, 42 për qind vlerësojnë se paga minimale duhet të jetë 700 euro, ndërsa 12,8 për qind se ajo duhet të jetë 500 euro.
Shkup - Në Komisionin e Kuvendit për Financim dhe Buxhet filloi debati i amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Sipas informatave të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, janë parashtruar mbi 100 amendamente. Në mbledhje është e pranishme edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, e cila do ta sqarojë Propozim-buxhetin.
Shkup - Diabeti mbetet një nga sëmundjet kronike me rritjen më të shpejtë të shekullit të 21-të, sipas Botimit të Njëmbëdhjetë të IDF Diabetes Atlas (2025). Sipas të dhënave, në vitin 2024, rreth 589 milionë të rritur jetonin me diabet në nivel global, që përfaqëson 11.1 për qind të popullsisë botërore të moshës 20 deri në 79 vjeç. Në Maqedoni, rreth 141 mijë njerëz jetojnë me diabet, që është 8.9 për qind e të rriturve, ose afërsisht çdo i njëmbëdhjeti qytetar i asaj moshe.
Shkup – Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) sot shënoi 25-vjetorin e themelimit. Drejtori i Fondit, Sasho Klekovski në prezantimin e tij theksoi se FSSH ka 1.840 000 të siguruar, prej të cilëve 1.200 000 janë bartës të sigurimit shëndetësor. Buxheti i Fondit është 53 miliardë denarë, ndërsa për sigurim shëndetësor paguhet 3.000 denarë në muaj. Investimi i tillë, siç tha, është i mjaftueshëm dhe është në nivel të vendeve të zhvilluara mesatarisht.
Shkup - Ky nuk është vetëm një dokument me numra dhe tabela, ky është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim, si dhe dëshmi e qartë për menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike që e kemi vendosur dhe po e vazhdojmë me kapacitet të plotë, tha sot ministrja e Finacave Gordana Dimitrieska-Koçoska e cila para Komisionit të Kuvendit e sqaroi Propozim-buxhetin për vitin 2026. Komisioni duhet të fillojë debatin për amendamentet mbi Propozim-buxhetin.
Bruksel - Kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në suaza të takimeve të rregullta konsultative me liderët evropianë, sot pasdite do të takohet me kryeministrin belg, Bart de Vever dhe në takim do të përfshihen dosa tema, paralajmëroi zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo. Në pyetjen nëse në takim do të bëhet fjalë për kundërshtimin e Belgjikës ndaj kundërshtimit të mjeteve të ngrira ruse për të ashtuquajturën kredi për reparacione për Ukrainën, Pinjo deklaroi se nuk ka hollësi për tema konkrete për të cilat do të bisedojnë Fon der Lajen dhe De Vever.
Kiev - Të paktën katër persona e kanë humbur jetën në sulmin rus, në të cilin qindra dronë dhe raketa janë lansuar gjatë natës ndaj kryeqytetit Kiev, deklaroi presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski. "Katër persona e kanë humbur jetën. Janë shfrytëzuar rreth 430 dronë dhe 18 raketa", tha Zelenski. Ai e akuzoi Rusinë për sulm të paramenduar mirë, të disejnuar për të shkaktuar dëm material ndaj popullatës civile dhe ta dëmtojë infrastrukturën civile.
Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron do të presë homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski në Paris të hënën me qëllim që vizita të jetë një "konfirmim i angazhimeve të Francës ndaj Ukrainës" dhe të "ruhet momentumi i punës së ndërmarrë për çështjen e garancive të sigurisë" për Kievin, njofton Pallati i Eliseut.
Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp ka falur miliarderin dhe ish pronarin e klubit anglez të Premier ligës, Totenhem, Xho Luis (88), njofton Shtëpia e Bardhë. Luis i cili jeton në Bahame u deklarua fajtor për tregti të brendshme në vitin 2024 dhe u gjobit me 5 milionë dollarë, por iu kursye burgu për shkak të moshës së tij të shtyrë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trampi miratoi faljen që Luisi e kërkoi në mënyrë që të mund të merrte trajtim mjekësor dhe të vizitojë nipërit dhe mbesat e tij në SHBA.
Uashington - Nënpresidenti amerikan Xh.D. Uens deklaroi se nuk e sheh sekretarin shtetëror amerikan Marko Rubio si kundërshtar, edhe krahas spekulimeve për rivalitet të mundshëm para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2028, njoftoi "Hil". Në intervistë për "Foks Njuz", Uens tha se as ai, as Rubio nuk kanë "të drejtë" në funksion presidencial dhe se do të bisedojë për planet e ardhshme presidenciale me presidentin amerikan, Donald Tramp, madje pas zgjedhjeve afatmesme vitin e ardhshëm, respektivisht zgjedhjeve afatmesme të Kongresit.