• вторник, 23 јули 2024
MIA FLESH

09:00 / 23 shkurt / 2024

Shkup - Shoqata e qytetarëve për sëmundje të rralla "Jetë me sfida", me rastin e Ditës së sumundjeve të rralla, sot në konferencën për shtyp do të nisë fushatën për përmirësimin e diagnozës dhe regjistrimit të pacientëve me sëmundje të rralla në vend. Nga Shoqata informojnë se në kuadër të fushatës, fillojnë bashkëpunim me Shoqatën e mjekëve të mjeksisë së përgjithshme familjare, me qëllim që bashkërisht ta përmirësojnë qasjen deri tek diagnoza.

Shkup - Afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatë për president dhe për kandidat për deputetë fillon sot dhe do të zgjasë deri më 8 mars, në bazë të rregulloreve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Kur parashtrues i listës për kandidat për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që të mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Shkup - Aksion humanitar fillon prej sot në të gjitha 50 ndërmarrjet publike të qytetit, institucionet publike të qytetit dhe shkollat e mesme në të cilat të punësuarit dhe të gjithë qytetarët që i vizitojnë këto institucione do të mund të kontribuojnë për mjekimin e Leonid Indov, i cili aktualisht ndodhet në mjekim në Austri, paralajmëruan nga Qyteti i Shkupit.

Shkup - Ministri i Transportit dhe Lidhjes, Bllagoj Boçvarski sot do t'i vizitojë komunat e Shtipit dhe Karbincit. "Boçvarski do të ketë takim me përfaqsuesit e kompanive të transportit nga rajoni dhe do të inspektojë rindërtimin e rrugës Balvan i Poshtëm - Tarinci", paralajmëroi Ministria e Transportit dhe Lidhjes.

Shkup - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës. Anëtarët e këtyre dy komisioneve kuvendore do të diskutojnë rreth një pike - Propozim i ligjit për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes, në lexim të dytë. Siç qëndron në elaborim për Propozim ligjin të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, qëllimi i ligjit është vendosja e standardeve të reja në proceset punuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendosja e sistemit efikas për menaxhim me resurset njerëzore në mbrojtje, konform standardeve të vendeve-anëtare të NATO-s.

Shkup - Komunikacioni në rrugët zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Nga LAMM informuan se vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri 18 gradë. Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë. 

Shkup - Sot është e premte, 23 shkurt i vitit 2024, dita e 54-t e vitit. Deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 312 ditë. Dielli në Shkup lindë në orën 6 e 19 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 17 e 16 minuta. Dita zgjatë 10 orë e 56 minuta. Hëna, e cila është në fazën e çerekut të parë, nuk do të lindë në këto 24 orë, ndërsa do të perëndojë në orën 6 e 9 minuta.

Bruksel - Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione kundër gjashtë personave dhe një organizata paraushtarake që ta minojnë "sundimin e drejtësisë, stabilitetit dhe sigurisë" në Moldavi. "Moldavia është nga vendet më të prekura nga pasojat nga pushtimi ilegal i Rusisë ndaj Ukrainës. Ka tentativa serioze, të përforcuara dhe të vazhdushme për destabilizim të këtij vendi", deklaroi shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borrell.

Bruksel - Përfaqësues të Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian mbrëmë vonë vendosën që selia e agjencisë së re të BE-së për luftimin kundër larjes së parave të jetë në Frankfurt, kumtoi presidenca belge. Vendimi për krijimin e Agjencisë për parandalimin e larjes së pareve (AMLA) u miratua në vitin 2021 si pjesë e një pakoje të madhe për luftimin kundër larjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Nëntë qytete evropiane konkurruan për të qenë seli e agjencisë së re: Vjena, Roma, Vilnius, Riga, Frankfurti, Dublini, Madridi, Brukseli dhe Parisi.

Frankfurt - Në vitin 2023, Banka Qendrore Evropiane (BQE) e shënoi humbjen e parë vjetore gjatë 20 viteve të kaluara - ka regjistruar humbje prej 1,3 miliardë euro për vitin e kaluar. Banka shënoi shpenzime të rëndësishme të interesit për detyrimet kyçe, ndërsa të ardhurat nga intereset e mjeteve nuk u ruajtën, sepse një numër i madh i interesave janë me norma fikse ose maturime të gjata. Humbja do të ishte edhe më e madhe nëse Banka Qendrore Evropiane nuk e shfrytëzoi të gjithë rezervën për rreziqe financiare prej 6,6 miliardë euro vitin e kaluar. 

Tel-Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka publikuar një dokument, që përshkruan vizionin e tij për parimet e qeverisjes së ardhshme të Rripit të Gazës. Në dokument theksohet për "kuadro lokale" të cilat nuk janë të ndërlidhura me lëvizjen islamike Hamas, e cila e ka sulmuar Izraelin me 7 tetor dhe e ka nisur luftën më 7 tetor

Uashington - Persona zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Qeverisë së Ukrainës dje arritën një marrëveshje të nivelit të stafit për politikat e përditësuara ekonomike, duke hapur rrugën për lirimin e rreth 880 milionë dollarëve pasi të miratohen nga bordi ekzekutiv i FMN-së, kumtoi Fondi. Marrëveshja erdhi pas takimeve gjashtëditore midis përfaqësuesve zyrtarë ukrainas dhe stafit të FMN-së në Varshavë, Poloni, si pjesë e rishikimit të tretë të marrëveshjes 4 vjeçare të Ukrainës për EFF (Extended Fund Facility) aranzhmanin me FMN-në.

Uashington - SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë në përpjekje që ta shënojnë përvjetorin e dytë nga pushtimi rus ndaj Ukrainës, deklaroi zëvendës sekretari i Financave të SHBA-së, Voli Adejemo. Ai theksoi se me sanksionet do të synojnë 500 caqe, gjegjësisht caqe të cilat duhet të jenë mjet i sanksioneve.

Остани поврзан