MIA Flesh
- Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në inspektimin e aktiviteteve ndërtimore për zgjerimin e SHFK "Nevena Georgieva – Dunja" në Komunën e Kisella Vodës. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, pas ngjarjes është paraparë që deklaratë për mediat të japë kryeministri Mickoski.
09:00/10 shkurt/2026
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në inspektimin e aktiviteteve ndërtimore për zgjerimin e SHFK "Nevena Georgieva – Dunja" në Komunën e Kisella Vodës. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, pas ngjarjes është paraparë që deklaratë për mediat të japë kryeministri Mickoski.
Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 84-të, në rend dite të së cilës janë gjashtë pika. Më rend dite janë Propozim vendimi për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Këshillit nacional për eurointegrime, Propozim ligji për ratifikimin e Protokollit plotësues ndaj Konventës për Marrëveshje për transport ndërkombëtar rrugor të mallrave (CMR) për listë transportuese elektronike dhe Propozim ligji plotësues për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Regjistër të posaçëm për persona të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm për vepra penale për abuzim seksual të personave minorenë dhe pedofili - lexim i dytë.
Shkup - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njoftoi se sot në orën 09:00 do ta bllokojë hyrjen në Kuvend, me çka do të fillojë bllokada e institucioneve të cilat, siç thonë nga sindikata, e bllokojnë rritjen e pagës minimale. Do të bllokohen rrugët "Dame Gruev" dhe "11 Tetori", te ndërtesa e Kuvendit. Nga LSM thonë se me bllokadën do të dërgohet mesazh te deputetët se janë ata që po bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale më shumë se një vit dhe të cilët nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të zyrtarëve.
Shkup - Konferencë shkencore me titull "Tridhjetë vjet nga atentati ndaj Kiro Gligorovit, president i Republikës së Maqedonisë dhe komandant suprem i ARM-s"ë, do të mbahet sot në Shkup në Fakultetin Filozofik në Shkup. "Edhe pas tre dekadash, një nga pyetjet më të vështira në historinë e re të Maqedonisë mbetet pa përgjigje. Kjo ngjarje ka për qëllim të hapë debat publik, të arsyetuar dhe shkencor. Konferenca synon të vazhdojë debatin rreth atentatit që tronditi Maqedoninë dhe la pasoja të qëndrueshme në zhvillimin e saj politik dhe të sigurisë - informon bordi iniciativ, i përbërë nga prof. dr. Cane Mojanoski, prof. dr. Grozdan Cvetkovski dhe prof. dr. Zoran Jovanovski, kolonel i ARM-së.
Shkup - Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM) sot në mesditë në konferencë për shtyp do t'i komunikojë fituesit e pesë çmimeve vjetore tradicionale për vitin 2025, për të cilat kanë vendosur pesë juri. Javën e kaluar SHSHM informoi për titujt, që janë finalistë për secilën nga pesë çmimet. Pas shpalljes së fituesit sot, SHSHM do t'i dorëzojë çmimet më 13 shkurt në orën 12 në solemnitet me rastin e 79 vjetorit të themelimit të asociacionit të shkrimtarëve.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Mbetje të vogla të borës ka në qafën malore nga (fshati Lisec - Kodra e Diellit) të cilat mbahen në rrugë. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në rrugën (Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair) e cila nuk qëndron në rrugë dhe dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në qafë malore Pletvar deri 30m, Gjavatë prej 100m dhe qafën malore Krushevë deri 40m.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në mëngjes, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore në disa nga vendet më të larta malore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa pasdite vende-vende përgjatë Vardarit erë e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 3 deri 10 gradë.
Londër - Pallati mbretëror britanik është i gatshëm t'i ndihmojë policisë nëse kontaktohet për lidhjet e ish princit Endrju me financierin dhe shkelësin seksual të ndjerë amerikan Xhefri Epstin, deklaroi zëdhënësi i pallatit. Mbreti Çarls qartë e shprehu "bengën e tij të thellë" për akuzat që vazhdojnë të paraqiten për sjelljen e vëllaut të tij Endrju, deklaroi zëdhënësi i pallatit.
Londër - Kryeministri britanik Kir Starmer i ka porositur deputetët e Partisë Laburiste se "ka fituar në çdo luftë që ndonjëherë ka marrë pjesë", duke premtuar se nuk do të "dorëhiqet" edhe pavarësisht thirrjeve që të paraqesë dorëheqjen. Kryeministri mbajti fjalim në mbledhjen e mbushur të Partisë Laburiste Parlamentare (PLP) në Uestminster, pas thirrjes së liderit të laburistit skocez, Anas Sarvar, që ai të tërhiqet.
Bruksel - SHBA do t'ua dorëzojë zyrtarëve evropian dy pozita komanduese të larta në NATO - në Neapol, Itali dhe Norfolk, Virxhinia - deklaroi mbrëmë një burim ushtarak për mediat britanike. Vendimi është në pajtim me kërkesat e presidentit amerikan Donald Tramp që kombet evropiane të ndërmarrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre. Administrata e tij dëshiron që NATO-ja, e dominuar prej kohësh nga SHBA të bëhet "një NATO e udhëhequr nga Evropa".