• сабота, 27 јули 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 16 prill/ 2024

Shkup - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski sot vizituan Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar policor pranë MPB-së, si pjesë e vizitave në njësiteve organizative të BSP-së pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të informimit të asja se çfarë është arritur deri më tani dhe të informimit me aktivitetet e ardhshme.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka reaguar deri te Parlamenti Evropian për përdorimin e mbiemrit "maqedonoverior" dhe se gabimi është mënjanuar nga ueb faqja e Europarlamentit.

Shkup - Sindikata në "Postën e Maqedonisë" do të përgatis sistematizim, do ta dorëzojë deri te Qeveria e ardhshme dhe do të insistojë në aplikimin e menjëhershëm të tij, si çështje fillestare për situatën e Postës e cila, siç tha sot lideri i sindikatës Boro Veligdenov është në pragun e ekzistencës, ndërsa janë sjellë në pikëpyetje mbi 2.000 vende pune. Pas zgjedhjeve do të kërkohet që të nënshkruhet dhe marrëveshja kolektive e tyre që kanë përgatitur, por për të cilin, puna në komision ishte ndërprerë para një viti e gjysmë. Gjithashtu është kërkuar dhe përmirësim urgjent i nevojave për punë dhe sigurimi i mjeteve sepse sipas Sindikatës me këtë gjendje ka vështirësi të mëdha në punë.

Shkup - Personat e pamundur dhe të sëmurë deri në mesnatë mund të paraqiten për votim në zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 24 prill. "Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (person i pamundur apo i sëmurë) ndërkaq dëshiron të votojë për atë do ta njoftojë KKZ më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për votim, 16 prill, 24:00", ceket në librin e afateve të Komisionit shtetëror zgjedhor.

Shkup - Fëmijët në vend prej 7 deri në 15 vjet zakonisht kanë problem me vëmendjen, përqendrimin dhe reaksionin e shpejtësisë, tregon hulumtimi  i "Funksionimi konjunktiv i fëmijëve të moshës prej 7 deri në 15 vjeç", nga profesor dr. Slagjana Angjeloska, profesoreshë universitare, psikologe dhe psikiatre. Hulumtimi është kryer nga shkurti i vitit 2023 deri në dhjetor 2023 në territorin e mbarë vendit, në të tetë rajonet atë të (Vardarit, Lindjes, Jugperëndimore, Juglindor, Pellagoni, Pollog, Verilindor dhe Shkup), ndërsa janë përzgjedhur rastësisht 2032 studentë sipas moshës 7 deri në 15 vjeç.

Shkup - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka vizituar Departamentin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz pranë MPB, ku ka realizuar takim pune me udhëheqësinë më të gjerë të këtij Departamenti.

Tetovë - Këtë javë, janë bërë 12 vjet nga montimi i rastit Monstra në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Për këtë vepër të fabrikuar nga strukturat parapolitike, pesë shqiptarë të pafajshëm janë dënuar me burgim të përjetshëm ose me dënim maksimal. Nga ana e pushtetit, ky përvjetor u trajtua si të gjithë të tjerët: me heshtjen që e karakterizon faji. 

Tetovë- Panel diskutim me temë "Sfidat dhe perspektivat e tregut të punës në Maqedoni të Veriut - Tranzicion nga arsimimi deri te punësimi", sot në Tetovë organizuan Universiteti i Evropës Juglindore dhe Fondacioni Fridrih Ebert, zyra në Shkup. Organizuesit theksuan se ende ekziston nevoja të punohet në tranzicionin e arsimit sipas nevojave të tregut të punës në shtet, ndërsa tregues për atë janë shumë vende të punës për të cilat nuk ka kuadër adekuat.

Shkup -  Me më shumë se 30 ngjarje promovuese, nga data 18 deri më 24 prill në arenën "Boris Trajkovski" në Shkup do të mbahet edicioni i 36-të i Panairit të librit. Sllogani është "Një tregim lexohet", qëllimi i së cilës është ta afrojë panairin te popullata më e re, ndërsa përveç aspektit edukativ-kulturor, këtë vit vendoset edhe komponenta me përgjegjësi shoqërore.

Shkup - Deri në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut të përcjella me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë herë e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 21 deri në 28 gradë Celsius, njofton DPHM.

Prishtinë - Një grua është vrarë herët në mëngjes në Pejë, ndërsa i dyshuar për krimin është bashkëshorti i saj, i cili, siç njoftuan mediumet, iu dorëzua policisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s ngs Prishtina. Rastin për mediumet e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili informoi se vrasja është kryer me armë zjarri. I dyshuari u arrestua, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipe relevante.

Londër  - Kryeministri britanik Rishi Sunak përballet me kryengritje të re në partinë e tij për shkak të planeve që t'u ndalohet të rinjve të pinë cigare. Nëse miratohet ligji për duhan dhe cigare elektronike, do të ishte shkelje që të shiten produkte të duhanit çdo personi të lindur pas 1 janarit të vitit 2009, njofton "Skaj njuz".

Gjenevë  - Kombet e Bashkuara sot kanë shprehur brengosje të madhe për shkak të eskalimit të dhunës në Bregun Perëndimor, duke kërkuar që forcat e sigurisë "menjëherë ta ndëpresin pjesëmarrjen e tyre aktive dhe përkrahjen për sulmet e ardhacakeve" ndaj palestinezëve të atjeshëm.

Bruksel - Komisioni Evropian ka marrë Vendim me të cilën ka dhënë vlerësim pozitiv për zbatimin e Planit për Ukrainën, që paraqet strategji gjithëpërfshirëse për reforma dhe investime në vendin për katër vitet e ardhshme, informoi sot zëdhënësja e KE-së për politikë fqinjësore dhe zgjarim Ana Pisonero.

Pekin - Presidenti i Kinës, Si Xhinping në takimin e sotëm me kancelarin gjerman, Ollaf Sholc propozoi katër parime me qëllim që të pengohet gjakderdhja në krizën ukrainase dhe sa më shpejtë të vendoset paqeja.

Muskat – Gadishulli arabik është përfshirë nga vërshimet si rezultat i reshjeve të dendura të shiut. Në vërshimet në Oman jetën e humbën të paktën 18 persona, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje edhe në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Për shkak të erës së fuqishme është ndërprerë trafiku ajror në Aeroportin ndërkombëtar të Dubait.

Islamabad - Të paktën 39 persona e kanë humbur jetën nga moti i ligë që e goditi pjesën jugperëndimore të Pakistanit. Përmbytje të fuqishme janë vërejtur edhe në Afganistanin fqinj, ku jetën e kanë humbur 33 persona, ndërsa qindra shtëpi janë dëmtuar, kumtuan autoritetet afgane.

Pekin - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot në Pekin i tha liderit kinez Si Xhinping se invazioni rus ndaj Ukrainës kërcënon sigurinë globale. Sholc, gjithashtu, presidentit kinez i tha se në këtë luftë nuk duhet të kërcënohet me armë bërthamore, transmetojnë mediat gjermane.

Остани поврзан