• петок, 05 декември 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/3 nëntor 2025

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas rezultateve të dy rretheve të zgjedhjeve lokale, do të ketë kryetarë komunash në Shkup dhe në 54 komuna. I dyti për nga numri i vendeve të fituara për kryetarë komunash është koalicioni VLEN me nëntë. Koalicioni LSDM do të ketë gjashtë kryetarë komunash, AKI 4, ndërsa Lëvizja ZNAM dhe Unioni i Romëve, nga një kryetar komune. Një komunë do të udhëhiqet nga kandidat i pavarur.

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Drejt Kuvendit janë parashtruar njoftime për ndërprerje të mandateve të Jane Micevskit, Beti Stamenkovski Trajkovska dhe Dejan Prodanovski nga funksioni i deputetit. Njoftimet pasojnë pas zgjedhjes së tre deputetëve të VMRO-DPMNE-së për kryetarë komunash, Micevski në Komunën Sopishte, Stamenkovska Trajkovska në Kisella Vodë dhe prodanovski në Prilep, në Zgjedhjetlokale, që u mbajtën më 19 tetor dhe 2 nëntor.

Athinë, 3 nëntor 2025 (MIA) - "Maqedonia e Veriut: Partia në pushtet VMRO-DPMNE është fituesja e madhe edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale", është titulli i tekstit në agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA për zgjedhjet e djeshme tek ne, tekst i marrë nga një numër i madh i edicioneve onlajn të mediumeve në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Në Zgjedhjet lokale 2025, katër gra kanë arritur ta marrin besimin e qytetarëve dhe të zgjedhen kryetare në komunat e tyre - një në rrethin e parë dhe tre në rrethin e dytë.

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Orce Gjorgjievski është kryetari i ri i Qytetit të Shkupit pasi fitoi në Zgjedhjet lokale 2025 si kandidat i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit "Maqedonia juaj". Ai do të marrë funksionin e kryetarit të kryeqytetit, i cili do t’i jepet pas marrjes së çertifikatës nga KSHZ, pas përfundimit të mandatit katërvjeçar si kryetar i komunës së Kisella Vodës (nga 17 tetori i vitit 2021) dhe me përvojën si kryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). 

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Norma mesatare e interesit për kreditë e përgjithshme në shtator ka shënuar rënie vjetore prej 0,56 pikësh përqindjeje. Sipas të dhënave nga Banka Popullore, në shtator ajo ka arritur në 4,85 për qind.

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Mëngjesi i sotëm është më i ftohtë në Berovë, 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 10 gradë janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Vinicës. Sipas DPHM-së, në orën 8:30, 4 gradë janë matur në Strumicë dhe Manastir, 5 në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles dhe Shtip, 6 në Tetovë, Gjevgjeli, Prilep, Demir Kapi dhe Kodrën e Diellit, 7 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Lazaropole, Kavdar dhe Pretor, 8 në Krushevë dhe 9 në Ohër. 

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Në periudhën nga 01.10.2025-31.10.2025 si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të kryera nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 16,801 urdhërpagesa të dhëna, 4,821 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, informojnë nga MPB-ja.

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Një shkupjan është privuar nga liria, pasi mbrëmë me veturë ka goditur një bashkëqytetare dhe është larguar nga vendngjarja. Në orën 19:10, në Sektorin e Punëve të Brendshme - Shkup, është denoncuar se në rrugën "Dimitrie Çupovski" në qytet, një automjet pasagjerësh "folksvagen tiguan'' me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. 33 vjeçar nga Shkupi, ka goditur këmbësoren. 

Tiranë, 3 nëntor 2025 (MIA) - Punimet e fazës së dytë të aksit rrugor Elbasan - vendkalimi kufitar Qafë Thanë, në kufirin shqiptaro-maqedonas, pranë Strugës, e cila është pjesë e Korridorit VIII, janë tashmë 80 për qind të përfunduara, njoftoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës e Shqipërisë, Belinda Balluku.

Uashington, 3 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se nuk po e shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me raketa Tomahavk me rreze të gjatë veprimi. Në pyetjen e gazetarëve, të parashtruar në aeroplanin presidencial "Er Fors Uan" nëse po e shqyrtonte mundësinë e furnizimit të Ukrainës me këto armë, Tramp u përgjigj: "Jo, aspak".

Kabul, 3 nëntor 2025 (MIA) - Në tërmetin që mbrëmë e goditi pjesën veriore të Afganistanit jetën e kanë humbur të paktën 20 persona, ndërsa 320 janë lënduar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë atje, duke publikuar bilancin e ri të viktimave. "Në provincat Balk dhe Samangan jetën e kanë humbur 20 persona, ndërsa 320 janë lënduar, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Shafarat Zaman, duke shtuar se ky është bilanc i përkohshëm.

Manila, 3 nëntor 2025 (MIA) - Disa mijëra njerëz u evakuuan sot nga zonat bregdetare të Filipineve të kërcënuara nga tajfuni Kalmaegi, i cili po lëviz drejt ishullit lindor Lejte me erëra nga 120 deri në 150 kilometra në orë, njoftoi shërbimi meteorologjik i vendit. "Evakuimet janë duke u zhvilluar në Palu dhe Tanauan", tha shefi i menaxhimit të fatkeqësive, Roel Montes.

Bruksel, 3 nëntor 2025 (MIA) - Përfaqësusesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas sot do të qëndrojë për vizitë në Bosnje e Hecegovinë. Vizita vjen pasi Këshilli i Sigurisë së KB-së të premten do të vazhdojë mandatin e Misionit të BE-së në BeH - EUFOR Altea.  

Port o Prens, 3 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria e Haitit ka shpallë tre ditë zie kombëtare, duke filluar nga sot, pas uraganit "Melisa", i cili shkaktoi vdekjen e 30 personave në kombin karibian për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, sipas autoriteteve të mbrojtjes civile. Qeveria gjithashtu ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme në disa rajone.

Остани поврзан