12:00/21 nëntor 2025
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Në 24 orët e fundit, sasi më e madhe e reshjeve të shiut është matur në Pretor ku kanë rënë 66 litra në një metër katror. Vijojnë Krusheva me 37 litra, Manastiri me 30, Prilepi 26 dhe Hanet e Mavrovës 25 litra. Vlera të larta janë vërejtur edhe në Topollçan, Pozharane dhe Vinicë me nga 24 litra, si dhe Kriva Pallankë me 23 litra. Në Lazaropole janë matur 18 litra, ndërsa në Kodrën e Diellit 17. Në Shtip kanë rënë 15 litra, në Berovë dhe Tetovë nga 13, ndërsa në Kavadar dhe Kumanovë nga 12 litra. Në Strumicë 11 litra, Veles 10, ndërsa në Shkup-Zajçev Rid dhe Shkup-Petrovec 5 litra. Më pak shi ka pasur në Gjevgjeli tre litra.
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë filloi me analizimin e të dhënave të situatës momentale të burimeve njerëzore në institucionet publike dhe private shëndetësore në mbarë vendin. Ministri kompetent Azir Aliu sot në konferencën për shtyp njoftoi se bëhet fjalë për fillimin e vendosjes së regjistrit të punëtorëve në fushën e shëndetësisë dhe se do të mund ta ndjekin lëvizjen e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor, nga pensionimi, punësime të reja, specializime, deri te transferimi nga njëri institucion në tjetrin.
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Unioni i forcave të reja të VMRO-DPMNE-së së bashku me të rinjtë e Unionit ndërkombëtar demokratik (IYDU) sot në Shkup është nikoqir i aktivitetit me titull "Forumi për liri" ku do të marrin pjesë mbi 45 liderë të rinj nga 25 vende. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në një deklaratë për mediat tha se kjo është ngjarja më e madhe që Unioni i forcave të reja e ka realizuar që nga themelimi i tij.
Manastir, 21 nëntor 2025 (MIA) - Institucioni kombëtar "Muzeu i Alfabetit shqip" me disa aktivitete programore i shënon ditët e "Kongresit të Manastirit", ngjarje historike që është mbajtur në Manastir dhe ka përfunduar më 22 nëntor të vitit 1908 kur është marrë vendimi për unifikimin e Alfabetit shqip. Në njpë deklaratë për MIA-n, drejtori i Muzeut, Nuer Arsllani theksoi se solemnitetit qendror që do të mbahet nesër i paraprijnë më shumë aktivitete programore në hapësirat e institucionit.
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit, në disa lokacione në vend janë regjistruar rritje të niveleve të ujit në lumenj, si dhe disa vërshime, objekte të përmbytura dhe rrëshqitje toke, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Siç theksojnë në rajonin e Manastirit ka vërshim në lumin Shemnica te fsh. Lera, me një shtëpi dhe stalla të përmbytura. Në Komunën Novaci është ndërprerë rruga drejt minierës Brod–Gneotino për shkak të ujërave të vërshuar nga Lumi i Zi.
Athinë, 21 nëntor 2025 (MIA) - Tetë persona - anëtarë të një organizate kriminale që vidhnin rroba nga dyqanet në Athinë, me autobus i dërgonin në Shqipëri dhe i rishisnin më pas në Tiranë – janë arrestuar në një aksion të përbashkët policor në zonën e Atikës, rajonin më të gjerë të Athinës dhe në Tiranë, njoftoi policia greke, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Uashington, 21 nëntor 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur presidentin Donald Tramp pasi ai e quajti një gazetare "derrkuce" ndërsa ajo e pyeti për Xhefri Epstin, i dënuar për abuzim seksual, i cili ka ndërruar jetë së fundmi, duke thënë se komentet e presidentit pasqyrojnë ndershmërinë dhe transparencën e tij.
Uashington, 21 nëntor 2025 (MIA) - Kongresmenia nga Florida, demokratja Shila Sherfilus-Mekkormik, është akuzuar për vjedhje dhe pastrimin e një pjese të parave të Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) për fushatën e saj parazgjedhore në vitin 2021, njofton Bi-Bi-Si. Sherfilus-Mekkormik (46) është nën hetim nga Komiteti për etikë i dhomës së përfaqësuesve dhe mund të përjashtohet nga Dhoma. Prokurorja kryesore Pam Bondi e quajti këtë një "krim veçanërisht egoist dhe cinik".
Uashington, 21 nëntor 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens deklaroi se beson se Ukraina dhe Rusia duhet të tregtojnë dhe të marrin pjesë në "shkëmbime kulturore" në vend që të luftojnë. Vens, gjatë bisedës me gazetarin Metju Bojl nga "Brajtbart Njuz", diskutoi për atë se si administrata e Donald Trampit mund të përdorë fuqinë e saj ekonomike për t'i dhënë fund luftërave në gjithë botën.