MIA Flesh
- Shkup - Premtimin e realizuam. Prej dje, zyrtarisht filloi aplikimi për blerjen e pajisjeve elektronike. Studentët i marrin 250 eurot e premtuara ose 15.300 denarë për blerjen e pajisjeve elektronike, laptop, tablet ose kompjuter personal, kumtoi Qeveria. Në kumtesë sot në mëngjes shërbimi qeveritar për shtyp sqaron se kjo masë e Qeverisë nënkupton që të gjithë studentët deri në moshën 29 vjeç, të cilët kanë regjistruar semestrin në vitin akademik 2025/2026 në studimet deridiplomike në fakultetet shtetërore ose private, do të marrin nga 15.300 denarë për blerjen e mjeteve ndihmëse elektronike, në varësi të asaj që u nevojitet.
12:00/ 18 nëntor/ 2025
Shkup - Premtimin e realizuam. Prej dje, zyrtarisht filloi aplikimi për blerjen e pajisjeve elektronike. Studentët i marrin 250 eurot e premtuara ose 15.300 denarë për blerjen e pajisjeve elektronike, laptop, tablet ose kompjuter personal, kumtoi Qeveria. Në kumtesë sot në mëngjes shërbimi qeveritar për shtyp sqaron se kjo masë e Qeverisë nënkupton që të gjithë studentët deri në moshën 29 vjeç, të cilët kanë regjistruar semestrin në vitin akademik 2025/2026 në studimet deridiplomike në fakultetet shtetërore ose private, do të marrin nga 15.300 denarë për blerjen e mjeteve ndihmëse elektronike, në varësi të asaj që u nevojitet.
Shkup - Me kërkesë të deputetit Borisllav Kërkov nga E Majta në Kuvend, para se të fillojë seanca e 70-të, u kërkua pauzë prej një orë. Kërmov kërkoi pauzë pasi në mënyrë procedurale u paraqit për ta marrë fjalën, në lidhje me Propozim-ligjin nga E Majta për ndryshime në kodin zgjedhor, ndërsa njëherit e përsëriti edhe kërkesën e informacionit për shpenzimet rrugore të deputetëve.
Shkup - Një delegacion në Asamblenë parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, shefe e delegacionit; Mimoza Musa, anëtare dhe Eli Panova, zëvendësanëtare e delegacionit mori pjesë në Takimin e 23-të të Vjeshtës të AP-së së OSBE-së që u mbajt nga 16 deri më 19 nëntor 2025 në Stamboll, Turqi. Në kohën kur shënohet 50-vjetori i themelimit të OSBE-së, kjo konferencë parlamentare u hap me thirrje të përforcuara për rigjallërimin e multilateralizmit përmes dialogut dhe bashkëpunimit.
Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kumtoi rezultatet nga konkursi për ndarje të bursave shkollore për vitin 2025/2026. MASH informon se të gjithë aplkuesit do të marrin vendim përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën "Aplikimet e mia" në kolonën "Dokumente për vendim" dhe se aplikuesit e pakënaqur nuk duhet të parashtrojnë ankesa para se ta marrin vendimin.
Shkup - Gjykimi për tragjedinë në diskotekën "Puls" në Koçan, ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan, fillon nesër. Seanca e parë është caktuar për në orën 9:30 në sallën gjyqësore në INP Idrizovë, me masa të përforcuara sigurie dhe prani të ekipit mjekësor. Rasti përfshin 38 të akuzuar - 35 persona fizikë dhe tre juridikë, ndërsa procedura do të zhvillohet me tempo prej dy seancave në javë. Gjykata u bën thirrje mediumeve për raporti dinjitoz pa senzacionalizëm, me respekt ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.
Shkup - Çmimet e produkteve bujqësore në tetor të vitit 2025, krahasuar me tetorin e vitit 2024, kanë rënë për 3,2 për qind në prodhimin e bimëve, ndërsa janë rritur për 3,7 për qind në prodhimin blegtoral, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Analizat tregojnë se çmimet bujqësore në tetor të vitit 2025, krahasuar me çmimet në tetor të vitit 2024, tregojnë një rënie të prodhimit dhe një rritje të inputeve.
Shkup - Prodhimi total i produkteve pyjore në pyjet shtetërore në tremujorin e tretë të vitit 2025 është 139. 342 metër kub dhe në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024, është zvogëluar për 4,3 për qind. Siç informon Enti Shtetëror i Statistikës, prodhimi i druve të zjarrit është 107.866 metra kub, ndërsa i trungjeve 28.946. Rritje e prodhimit pyjor është vërejtur te trungjet e llojeve halore, ndërsa ulja e produkteve pyjore është vërejtur tek shumica e produkteve pyjore.
Shkup - Për shkak të reshjeve intensive të shiut në disa pjesë të Maqedonisë Perëndimore, posaçërisht në Rajonin e Pollogut dhe Komunën e Tetovës, janë vërejtur probleme me absorbimin e kanalizimeve atmosferike dhe ujërave të ndotura në disa pjesë të qytetit, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Kjo, siç thonë, çoi drejt ruajtjes dhe krijimit të sipërfaqeve të ujit nën nënkalime dhe mbikalime.
Shkup - Njëzet e dy litra shi në një metër katror ka rënë në Lazaropole në 24 orët e fundit, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas matjeve të DPHM-së, në orën 7 për reshjet në 24 orët e fundit, 8 litra në një metër katror janë matur në Hanet e Mavrovës, 7 në Pozharane, 6 në Kodrën e Diellit, pesë litra në Tetovë, katër në Krushevë, dy në Shkup-Zajçev Rid dhe një litër në Shkup-Petrovec dhe Strumicë.
Prishtinë - Partia kryesore opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka zgjedhur Bedri Hamzën lider të ri, raportoi gazeta Koha ditore. Hamza ishte kandidati i vetëm për këtë funksion dhe u zgjodh në mbledhjen e djeshme zgjedhore të partisë me shumicë votash, pasi ish-lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, dha dorëheqjen disa ditë më parë.
Tiranë - Policia e Shqipërisë mbrëmë ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë i kërkuar me urdhër ndërkombëtar, i cili nga ana e Gjykatës Themelore në Kumanovë ishte dënuar për "falsifikim të monedhave". "Pas operacioneve të njëpasnjëshme për arrestimin e shtetasve të kërkuar me urdhër ndërkombëtar, anëtarët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale arrestuan personin N.S. (36) nga Maqedonia e Veriut. I arrestuar ishte i kërkuar me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për "falsifikim i monedhave", për të cilin ishte dënuar me dy vite burg", thuhet në njoftimin e policisë.
Tuzlla - Numri i viktimave nga zjarri në Shtëpinë e pensionistëve në Tuzlla është rritur në 17, pasi në 24 orët e fundit, vdiqën edhe dy persona. Bëhet fjalë për dy banorë të Shtëpisë të cilët janë hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare Tuzlla (QKU). "Aktualisht në QKU janë shtruar dy pacientë në Klinikën për sëmundje interne", është kumtuar nga QKU e Tuzllës, transmeton portali "Kliks" i Sarajevës.
Zagreb - Zjarr i madh shpërtheu mbrëmë rerth orës 23 në rrokaqiellin e gazetës kroate "Vjesnik" në Avenynë sllavone në Zagreb, i cili po përhapet vertikalisht dhe kaploi disa kate dhe kontruksionin e çatisë, për ç'shkak në shuarje janë përfshirë një numër i madh i zjarrfikësve dhe mekanizimit. Shkaku i zjarrit nuk dihet deri më tani, ndërsa shuarja dhe sanimi i pasojave pritet të zgjasë tërë ditën, lajmërojnë mediumet kroate.
Ankara - Turqia po përgatitet për vizitën e Papa Leo i Katërmbëdhjeti në vend, mes 27 dhe 30 nëntorit, ku Papa do të vizitojë Ankaran, Bursën dhe Stambollin. Kjo do të jetë vizita e parë apostolike jashtë vendit e kreut të Kishës Katolike Romake që nga zgjedhja e tij në këtë funksion në maj të këtij viti. Pas Turqisë, Papa do të vizitojë edhe Libanin, ku do të qëndrojë deri më 2 dhjetor.
Kiev - Presidenti ukraians Volodimir Zelenski deklaroi se nesër do të udhëtojë në Turqi për t'i rinisur bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila zgjat më shumë se tre vjet e gjysmë. Ai do të udhëtojë në Turqi pas vizitës së sotme në Spanjë. "Po përgatitemi për t'i rinisur bisedimet dhe kemi zhvilluar zgjidhje që do t'u ndihmojë partnerëve tanë. Për Ukrainën është thelbësore të bëhet gjithçka që është e mundur për t'i dhënë fund luftës", tha Zelenski për takimet e tij të ardhshme në Turqi.
Berlin - Kancelari gjerman Fridrih Merc, presidenti francez Emanuel Makron, ministrat nga vendet e BE-së dhe liderët e biznesit do të takohen sot në Berlin për të diskutuar mënyrat se si Evropa mund të zvogëlojë varësinë e saj nga kompanitë teknologjike joevropiane. Në Samitin evropian për sovranitet digjital pritet të marrin pjesë delegacione nga 23 vende. Merci dhe Makroni duhet të mbajnë fjalimet kryesore.
Bruksel – Zgjerimi është një udhëtim i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse të gjithë ndajmë të njëjtin kontinent, histori, kulturë dhe sfida, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në një video fjalim në “Forumin e zgjerimit të BE-së 2025: Kompletimi i Unionit, sigurimi i të ardhmes sonë” që u mbajt sot në Bruksel. "E shohim pasionin e të rinjve në vendet kandidate për anëtarësim, si dhe në shtetet anëtare për të jetuar në një Union Evropian. Ata duan të shfrytëzojnë mundësitë dhe të gëzojnë liritë që ofron anëtarësimi. Ata duan të jetojnë në një Evropë më të fortë, të begatë dhe të bashkuar. Sepse Evropa është më shumë se një Union. Është shtëpia jonë", theksoi Fon der Lajen.
Paris - Gazeta franceze "Le Mond" raportoi se në kuadër të Komisionit Evropian po zhvillohet një luftë e ashpër për kontroll mbi diplomacinë evropiane, e krahasueshme me intrigat e serialit "Loja e Fronëve". Sipas gazetës, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, po përqendron gjithnjë e më shumë fuqinë në duart e saj, duke shtypur shërbimin diplomatik të udhëhequr nga shefja e diplomacisë evropiane, estonezja Kaja Kallas.
Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe disa ministra nga Kabineti mbrëmë i dënuan sulmet e reja nga ana e kolonëve radikal izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar. Netanjahu tha se një grup i vogël ekstremist është përgjegjës për dhunën dhe se nuk përfaqësonte popullsinë më të gjerë të kolonëve.
Uashington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, deklaroi se është i gatshëm të kryejë sulme në territorin e Meksikës nëse është e nevojshme për të parandaluar kontrabandimin e drogërave ilegale drejt SHBA-së. "A do të urdhëronit sulme ndaj Meksikës për të ndaluar drogën? Për mua është në rregull. Çfarëdo që të nevojitet për ta ndaluar drogën. E kam vëzhguar Meksiko Sitin gjatë fundjavës. Atje ka probleme serioze,” tha presidenti i SHBA-së dje në Shtëpinë e Bardhë, transmeton "Hill".
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp e përshëndeti miratimin e rezolutës së përgatitur nga SHBA-ja në Këshillin e sigurimit të KB-së, e cila mbështet planin e tij paqësor për Gazën, duke vlerësuar atë si një depërtim historik. "Kjo do të hyjë në histori si një nga miratimet më të mëdha në Historinë e Kombeve të Bashkuara, do të çojë në paqe të mëtejshme në të gjithë botën dhe është një moment me përmasa të vërteta historike", ka shkruar Trampi në Truth Soushëll.
Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio deklaroi se blerja e biletave për Kampionatin botëror në vitin 2026 nuk garanton se shtetasit e huaj do të marrin viza për të hyrë në vend. "Do të bëjmë proces të njejtë të kontrollit si edhe me të gjithë shtetasit e tjerë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", deklaroi Rubio.