• сабота, 21 февруари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 16 shkurt/ 2026

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot në takim me gazetër informoi se u bëri thirrje koordinatorëve të grupeve parlamentare që t'ua përcjellin deputetëve se duhet të përballen me dinjitetin e Kuvendit dhe ta respektojnë kodin etik në komunikimin e ndërsjellë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë ligjvënëse. Gashi konfirmoi se këtë qëndrim e shprehu në takimin e sotëm të rregullt koordinues në Kuvend pas korrespondencës së javës së kaluar në rrjetet sociale mes deputetëve Dimitar Apasiev nga E Majta dhe Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore, të udhëhequr nga znj. Carole Megevand, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e tij në fushën e menaxhimit të cilësisë së ajrit. Gjatë takimit u konstatuan projektet aktuale të cilat synojnë përmirësimin e situatës së ndotjes së ajrit, por gjithashtu u theksua se mbetet e nevojshme realizimi i investimeve shtesë.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti procedurë ndaj një personi për vepër penale të vazhdueshme - Fshehje, sipas nenit 239 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. I dyshuari 35 vjeçar e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare - menaxher në dyqan në një qendër tregtare në Çair, si dhe besimin e dhënë dhe qasjen në arkat dhe kasafortën, dhe në periudhën nga 18.12.2025 deri më 04.02.2026, ai vazhdimisht ka marrë mjete që i janë besuar. Ai nuk i ka depozituar paratë nga qarkullimi ditor në kasafortë dhe as nuk ia ka dorëzuar një personi të autorizuar për mbledhjen dhe transportin e qarkullimit. Në këtë mënyrë, i dyshuari në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar 2.783.867 denarë dhe e ka dëmtuar kompaninë për të cilën punonte.

Shkup - Në periudhën prej 09.02.2026 deri më 15.02.2026 nga sistemi "Qytet i sigurt" në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 4490 kundërvajtje, që paraqet një rënie prej 10 për qind krahasuar me javën e parë të muajit shkurt kur u regjistruan 4991 kundërvajtje. Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara, numri më i madh është për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara 4297, pastaj për kalim në sinjalin e mbyllur (ngjyrë e kuqe) 33 , ndërsa për drejtim të automjetit me skadim të lejes së qarkullimit janë konstatuar 160 kundërvajtje.

Shkup - Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 13:30 të sotme, reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në disa rajone të vendit. Rajoni i Pollogut, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit janë më të prekur, me përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëmtime në infrastrukturë. Sipas QMK-së, një numër i madh ndërhyrjesh janë regjistruar në pjesën veriperëndimore të vendit, dhe në vendbanime të caktuara është kryer evakuimi i banorëve.

 Shtip  - Dialogu është çelësi për zgjidhjen e problemit me pagën minimale, porositi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, i cili sot ishte për vizitë në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip, ku do të hapet Qenda për Investime. I pyetur për kërkesat për rritjen e pagës minimale dhe protestat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Azeski tha se me protesta nuk do të gjindet zgjidhje për rritjen e pagave të punëtorëve dhe për këtë arsye janë të nevojshëm dialogu dhe biseda. Ndërkohë, në mars, duhet të bisedohet për harmonizimin e pagave minimale në shtet.

Budapest - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio sot në Budapest deklaroi se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Hungarisë janë në "fazë të artë" dhe se bazohen në bashkëpunim solid, i cili nuk është vetëm retorik, por edhe konkret në fushën e ekonomisë dhe energjetikës. "Hungaria është bërë parther i rëndësishëm i SHBA-së, ndërsa investimet amerikane në hungari vazhdimisht rriten. Nën udhëheqjen e kryeministrit Orban, vendi ka krijuar mjedis stabil dhe konkurrues që nxit rritje të mëtejshme", thga Rubio në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez Viktor Orban, transmeton Index.hu.

 Varshavë  - Polonia duhet të zhvillojë programin e saj të armëve bërthamore në përgjigje të kërcënimit të drejtpërdrejtë që paraqet Rusia për sigurinë e saj, konsideron presidenti polak Karol Navrocki. "Rruga drejt kaçaciteteve bërthamore polake, me respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare, është drejtimi që duhet të ndjekim", tha Nacrocki mbrëmë në një intervistë me televizionin "Polsat njuz".  Si komandant i suprem i forcave të armatosura, Navrocki e justifikon iniciativën e tij me pozicionin gjeostrategjik të vendit. Polonia kufizohet me Ukrainën, e cila mbrohet nga agresioni rus për gati katër vjet, dhe Bjellorusinë pro-ruse.

Antananarivë - Të paktën 59 persona e kanë humbur jetën javën e kaluar nga cikloni Gezani në Madakaskar, ndërsa 15 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, njoftoi sot Zyra e menaxhimit të fatkeqësive.  Në njoftimin e Zyrës thuhes se 804 persona janë lënduar nga cikloni, transmetuan mediat britanike. 

Остани поврзан