9:00/ 13 nëntor/ 2025
Shkup – Shkupi sot shënon 81-vjetorin e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore. Delegacione nga institucione dhe organizata do të nderojnë dhe vendosin lule në Varrezat partizane në Butel në Alenë e kolosëve dhe në përmendoren “Çlirimtarët e Shkupit” në pllajën para ndërtesës qeveritare. Në këtë ditë tradicionalisht, Qyteti i Shkupit e ndan çmimin “13 Nëntori” të individëve dhe institucioneve të cilët me punën e tyre kontribuuan për zhvillimin dhe afirmimin e kryeqytetit. Më 13 nëntor para 70 vjetëve luftëtarët nga divizioni i 42-të dhe 50-të i Luftës Popullore Çlirimtare të Maqedonisë dhe Brigada e 16-të e Maqedonisë e çliruan Shkupin nga okupimi fashist.
Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot (12:00) do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e një salle të re sportive dhe fazën e dytë të zgjerimit të hapësirave të reja në SHFK "Blazhe Koneski" në Komunën e Aerodromit. Siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, është parashikuar kryeministri Mickoski të japë deklaratë për media.
Shkup – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje pesë komisione – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Financim dhe Buxhet, Komisioni Ligjvënës – Juridik dhe Komisioni për Kulturë dhe Turizëm.
Gjevgjeli - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunoski sot do ta vizitojë FEP "Kozhuv" Gjevgjeli, në atarin e f. Konsko në Komunën e Gjevgjelisë. Siç njoftoi MBPEU, ministri aty do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të Sistemit të integruar informativ për pyje (IFIS), projekt i financuar nga BE-ja.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Shkup – Në mëngjes moti i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë. Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë. Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese më të ftohta dhe me kushte për mjegull të mëngjesit nëpër disa lugina. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperaturat e ditës nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha.
Tiranë - Në Romë sot do të mbahet seanca e parë e përbashkët e qeverive të Italisë dhe të Shqipërisë, me të cilën do të udhëheqin kryeministrat Edi Rama dhe Xhorxha Meloni, e cila në të vërtetë është edhe seancë e parë e Qeverisë italiane me qeveri të një vendi, i cili nuk është anëtar i BE-së, njoftuan mediumet. "Takimi midis dy qeverive do të jetë mundësi për të shqyrtuar bashkëpunimin dypalësh dhe për marrëveshje për iniciativa të mëtejshme, të orientuara drejt përforcimit të partneritetit strategjik midis Romës dheTiranës, duke identifikuar sektorët kyç si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi jetësor, zhvillimi ekonomik dhe i infrastrukturës, si dhe trajnimi profesional në secilin prej këtyre sektorëve të bashkëpunimit", njoftuan mediat. Në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, ndërsa në Shqipëri do të vendoset infrastruktura detare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.
Bruksel - Në qiellin mbi Belgjikën veriore dhe Holandë dy netë me radhë u regjistruan Dritat polare, të shkaktuara nga stuhitë diellore të cilat lëshojnë grimca të ngarkuara nga Dielli që vijnë në Tokë. Në rrjetet sociale janë paraqitur fotografi të qiellit të mbuluar me dritë rozë, për dallim nga ngjyra e zakonshme jeshile të Dritës polare. Ekspertët për televizionin VRT shpjegojnë se ngjyra e Dritës polare varet nga thellësia e depërtimit të grimcave të ngarkuara në atmosferën e Tokës. Në mënyrë shtesë, sipas tyre, sytë e njeriut janë shumë më të ndjeshëm ndaj dritës jeshile, prandaj njerëzit e shohin atë ngjyrë më shpesh, sesa rozën.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë e nënshkruajti Ligjin për financim me të cilin përfundoi bllokada më e gjatë në punën e një qeverie në historinë e SHBA-së, menjëherë pasi Dhoma përfaqësuese e votoi masën, njoftoi DPA. Nënshkrimi i Trampit, i cili u konsiderua një formalitet pasi masa kaloi në të dyja dhomat e Kongresit, i dha fund një mbylljeje 43-ditore që la qindra mijëra punonjës federalë pa paga dhe ndërpreu shërbimet publike, kujtoi agjencia gjermane. "Do të thotë me nënshkrimin tim, Qeveria Federale tani do të vazhdojë me funksionimin normal, ndërsa administrata ime dhe partnerët tanë në Kongres do të vazhdojnë punën tonë për të ulur shpenzimet e jetesës, për të rivendosur sigurinë publike, për të rritur ekonominë tonë dhe për ta bërë Amerikën përsëri të pranueshme", tha Trampi gjatë nënshkrimit të ligjit.
Jerusalem- Presidenti izraelit Isak Hercog mbrëmë dënoi sulmin "tronditës dhe të rëndë" nga kolonët hebrenj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund valës në rritje të dhunës nga ana e kolonëve në territorin e pushtuar. Dhjetëra kolonë hebrenj të maskuar të martën sulmuan fshatrat palestineze Beit Lid dhe Deir Sharaf në Bregun Perëndimor. Ata fillimisht dogjën automjete dhe prona të tjera, ndërsa më pas sulmuan ushtarët të cilët iu përgjigjën dhunës së tyre, duke dëmtuar një automjet ushtarak.