09:00/19 nëntor/2025
Shkup - Në Komision e Kuvendit për Financim dhe Buxhet sot vazhdon debati i amandamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Janë dorëzuar 203 amendamente, ndërsa disa janë tërhequr nga propozuesit e BDI-së. Dje janë refuzuar disa amendamente, ndërsa janë pranuar një amendament me të cilin për pesë milionë denarë do të rritet buxheti i Agjencisë Operative Teknike (AOT) për pajisje shtesë.
Shkup - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të vazhdojë me zbatimin e ntervistave të kandidatëve për zgjedhje të kryetarit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit. Komisioni për selektim të kandidatëve sot duhet t'i intervistojë Nenad Trifunovskin, Bllagica Troshanskën, Kimo Çavdar, Adem Çuçul, Feuzi Xhaferin, përderisa dje u intervistuan Vesna Dorevska, Vlladimir Naumoski, Antonio Sanev, Branko Smilevski, Valentina Todorovska.
Shkup - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot, në kuadër të Ditëve të edukimit mediatik, organizon ngjarje me temën "Siguria e gazetarëve në epokën digjitale". Në ngjarje do të hapet një diskutim profesional për rreziqet aktuale, mekanizmat për mbrojtje dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët onlajn dhe në terren.
Shkup - Në Shkup sot do të mbahet Tryezë e rrumbullakët kombëtare për drejtësi klimatike dhe ekologjike, në kuadër të Projektit për drejtësi klimatike dhe ekologjike të Ballkanit Perëndimor, në të cilën, sipas organizatorëve, do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve gjyqësore, ekspertë të fushës së mjedisit jetësor, organizata qytetare dhe partnerë ndërkombëtarë, me qëllim të përmirësimit të Planit kombëtarë të veprimit për drejtësi ekologjike.
Shkup - Nën titullin "Njerëzit tanë në botë", edicioni i 50-vjetorit të Teatrit të Hapur të të Rinjve (THR) do të mbahet nga sot deri më 25 nëntor. Festivali do të ofrojë shfaqje, koncerte dhe një ekspozitë të zgjedhura me kujdes, dhe këtë vit ai përqendrohet te autorët maqedonas që krijojnë me sukses përtej kufijve të vendit dhe hapin vazhdimisht horizonte të reja skenike.
Shkup - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
Shkup - Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të përkohshme lokale shiu, veçanërisht në mëngjes në pjesët jugperëndimore dhe jugore. Pritet të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Në Shkup parashikohet gjithashtu mot kryesisht me vranësira dhe shira të përkohshëm me intensitet më të lehtë. Pritet të fryjë erë mesatare juglindore. Temperatura në kryeqytet pritet të jetë midis 9 dhe 14 gradë Celsius.