• петок, 05 декември 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 19 nëntor/ 2025

Shkup - Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar ku shfuqizohet lirimi nga TVSH-ja për dërgesat onlajn me vlerë deri në 22 euro. Qëllimi i këtyre ndryshimeve ligjore është përforcimi i ekonomisë vendore, mbështetja e kompanive vendore dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Zbatimi i ndryshimeve pritet të ketë efekte pozitive të drejtpërdrejta në ekonominë dhe punën e kompanive vendore. Me shfuqizimin e lirimit, rreth 4 milionë denarë në muaj, do të ridestinohen në ekonominë vendore, aq sa është edhe vlera e qarkullimit në platformat e huaja online në periudha të caktuara.

Shkup - Pas tetë muajve nga tragjedia në diskotekën "Puls" në Koçan, sot fillon gjykimi për zjarrin që ndodhi më 16 mars të këtij viti dhe në të cilin jetën e humbën 63 persina, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 ishin të lënduar. Seanca e parë është caktuar për në orën 9:30 në sallën gjyqësore të INP Idrizovë, nën masa të prëforcuara sigurie dhe prani të ekipit mjekësor.

 Shkup - Gjykata Kushtetuese sot do ta mbajë mbledhjen e 24-të në rend dite të së cilës është parashikuar të diskutohet për tetë raste për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Në mbledhje, mes tjerash është rasti për rritjen lineare të pensioneve. Dorëzuesit e nismës, e kontestojnë nenin 3 dhe 18 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 193/24).

Shkup – “Këtu në Shkup, perspektivat e anëtarësimit të ardhshëm në BE janë një temë e madhe. Gjermania e mbështet Maqedoninë në këtë rrugë e cila nuk është gjithmonë e lehtë.” Këtë në një story në profilin në Instagram e publikoi shefi i diplomacisë gjermane, Johan Vadeful, pas takimit të mbrëmshëm në Shkup me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski.

Bukuresht - Në Bibliotekën “Ion Creanga” në Bukuresht dje u mbajt promovimi i romanit “Librat e babait” të akademikut dhe shkrimtarit të shquar, Luan Starova. Promovimu u organizua nga Shtëpia Botuese Asdreni nga Craiova dhe Shoqata Liga e Shqiptarëve në Rumani (ALAR), në partneritet me Bibliotekën “Ion Creanga”. Në promovim ishin të pranishëm deputeti Bogdan-Alin Stoica, dr. Radu-Cosmin Savulescu, kryetar i ALAR-it, dr. Luan Topciu, koordinator i Qendrës Kulturore të ALAR-it si edhe Radu Antohi, sekretar shteti në Ministrinë e Arsimit dhe Kërkimit të Rumanisë.

Shkup - Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kumanovë me gjashtë gradë të matura, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli dhe Demir Kapi ku janë matur 14 gradë. Më shumë reshje shiu ka rënë në Lazaropole, ndërsa më pak në Veles. Më shumë shi ka rënë - 68 l/m2 në Lazaropole, 67 Kodra e Diellit, 56 Pozhoran, 55 Tetovë, 52 Pretor, 51 Hanet e Mavrovës, 33 Krushevë, 31 Kumanovë, 30 Manastir, 28 Shkup-Zajçevc Rid, 26 Prilep, 25 Berovë, 20 Shkup-Petrovec, Strumicë, 16 Gjevgjeli, 13 Kriva Pallankë, 10 Vinicë, Demir Kapi, Kavadar, 7 Shtip dhe gjashtë në Veles. 

Shkup - Në rrugën rajonale Makedonski Brod-Shkup, më saktë te rezervuari "Jasen", komunikacioni është në ndërprerje nga ora 08:40, informon LAMM. Arsyeja e ndërprerjes është shembja në rrugë.

Ankara - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot do të udhëtoj për vizitë pune në Turqi, me qëllim për të biseduar për mënyrat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe të hetohen mundësitë për një paqe të përhershme, njoftoi drejtori për komunikim të presidencës turke.  "Po përgatitemi të rifillojmë negociatat dhe të zhvillojmë zgjidhje që do t'u propozojmë partnerëve tanë", shkroi Zelenski në platformën X.

Tokio - Një person humbi jetën, ndërsa mbi 170 objekte janë dëmtuar në zjarrin e madh të mbrëmshëm që e përfshiu një lagje në qytetin Oita të Japonisë. Policia konfirmoi se është gjetur trupi i një 76 vjeçari, që udhëhiqej si i zhdukur. Zjarri përfshiu 48.900 metra katror dhe është shuar për 12 orë. Pritet që zjarri menjëherë të vihet nën kontroll.

Hanoi – Pas reshjeve të rrëmbyeshme dhe rrëshqitjeve të dheut në tre ditët e fundit në Vietnam jetën e humbën së paku 15 persona, ndërsa 19 janë lënduar,l kumtuan sot autoritetet. Gjashtë perspna e humbën jetën në Vietnamin qendror të hënën kur autobusi u kaplua nga rrëshqitja e dheut dhe u ngujua nën tokë dhe gurë, kumtoi Sektori për menaxhim me vale dhe preventive nga katastrofat në vend.

Karakas - Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro paralajmëroi se çdo intervenim ushtarak amerikan ndaj vendit të tij do të ishte fundi politik për presidentin amerikan Donald Tramp. Ai duke qenë i ftuar në një televizion më 17 nëntor tha se qarqet rreth Trampit provokojnë një aksion të armatosur, e cila do ta çonte Trampin në humnerë. Sipas Maduros, "një sektor i fuqishëm në SHBA bën përpjekje ta shkatërrojë Trampin", përmes Venezuelës.

 Uashington – Shtëpia e Bardhë ka plan paqësor për Ukrainën dhe atë në bashkëpunim me Rusinë, kumtoi portal amerikan Aksios (Axios). Plani përmban 28 pika sipas shembullit të planit të presidentit amerikan Donalld Tramp për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës. “Ngjashëm me planin për Gazën, propozimi përbëhet nga ‘paqja në Ukrainë, garanca të sigurisë, siguri në Evropë dhe marrëdhpniet e ardhshme të SHBA-së me Rusinë dhe Ukrainën”, theksoi Aksios duke iu referuar burimeve anonime.

Santiago - Pesë turistë humbën jetën, ndërsa katër të cilët u konsideruan të zhdukur janë gjetur të gjallë pasi stuhia e borës goditi Parkun kombëtar kilian Tores del Pajne, në Patagonia. Dy gjermanë, dy meksikanë dhe një shtetas britanik humbën jetën. Rajoni ishte goditur nga një stuhi e fortë bore me erëra mbi 193 kilometra në orë, që është ekuivalente me uraganin e kategorisë tre.

Остани поврзан