• петок, 05 декември 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 7 nëntor/ 2025 (MIA) 

Shkup- Punonjësit doganorë dhe ekipet mobile të Doganës konfiskuan 92 gram copëza dhe monedha ari, pajisje "Epëll", 37.500 euro, cigare, parfume dhe veshmbathje fëmijësh me firma të markave të mbrojtura, bëri të ditur sot Drejtoria e Doganave. 

Shkup - Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisje së Mirë Arben Fetai priti në takim ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Kristofer Zomer. 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski është i kënaqur me aksionin e djeshëm për pastrimin e qytetit të Shkupit, me mobilizimin e shpejtë për zbatimin e atij aksioni. Ndoshta, thotë ai, duket qesharake të flasësh për pastrimin e mbeturinave në shekullin e 21-të, por thotë se dikush e solli qytetin në këtë gjendje.

Shkup - Sot ndodhemi para fillimit të një kapitulli të ri dhe të bukur për kryeqytetin tonë. Kjo seancë e parë konstituive e Këshillit të Qytetit të Shkupit është një akt me të cilin dërgojmë një mesazh të fortë se demokracia jeton përmes përgjegjësisë, bashkëpunimit dhe vizionit për një Shkup më të mirë. Ky Këshill, i zgjedhur me besimin e qytetarëve, ka një detyrë historike ta drejtojë Shkupin drejt një zhvillimi stabil, funksional dhe të qëndrueshëm, të tregojë se kur politika i vendos interesat e qytetarëve mbi të gjitha, rezultatet janë të dukshme, konkrete dhe të qëndrueshme. Nuk kemi kohë për eksperimente, duhet të fillojmë të gjithë së bashku të punojmë, të punojmë dhe ta bëjmë menjëherë, theksoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Shkup - Qeveria do të emërojë ushtrues detyrë në ato vende ku kryetarët e komunave nuk u zgjodhën në zgjedhjet lokale, por pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) të përfundojë zyrtarisht zgjedhjet dhe të dorëzojë informacione deri te ajo. Siç tha kryeministri Hristijan Mickoski, nuk ka pasur bisedime me partnerët e koalicionit për emra personal.

Shkup - Nga Stacioni Hekurudhor Zelenikovë deri në Stacionin Hekurudhor në Shkup do të arrihet për 25 minuta, ndërsa nga ai në Draçevë për 11 deri në 13 minuta, me riparimin e hekurudhës me gjatësi prej 25 kilometra, fazën e parë të projektit "Treni urban", e paralajmëroi sot Sinisha Ivanovski, drejtor i NP Hekurudha - Infrastruktura, pas inspektimit të aktiviteteve të riparimit në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe kryetarit të ri të Qytetit të Shkupit. 

Shkup - Dame Dimitrovski është zgjedhur kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ai mori 23 vota në seancën e sotme konstituive të Këshillit, ndërsa u propozua nga këshilltari Luke Galeski, koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.

Shkup- Deri në fillim të javës tjetër do të kompletohet përbërja parlamentare pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor. Komisioni Parlamentar për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në seancën e sotme, konstatoi tre mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. Stojanovski vjen në vendin e Igor Nikovskit, i cili më parë e kishte njoftuar KSHZ-në se nuk e pranon mandatin.  

Shkup– Nga sot vihen në funksion rreth 60 autobusë privatë të cilët do të lehtësojnë transportin e banorëve të Shkupit, paralajmëroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, gjatë vizitës së sotme rreth aktiviteteve ndërtimore që lidhen me projektin Treni urban.

Shkup - Çdo lloj sjellje devijante nuk do të tolerohet. Pasi më parë kishte raportime për një lloj sjellje të tillë devijante, ndodhi ai veprim që nga ky moment e tutje, çështja është në duart e Prokurorisë dhe gjykatave, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me veprimin në të cilin drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dyshohet për ryshfet.

 Shkup - Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe jostabile, deri të hënën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut, të cilat herë pas here do të jenë më të rrëmbyeshme.

Shkup - Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, është -0,2 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot mori certifikatën nga Komisioni Komunal Zgjedhor, me të cilën zyrtarisht filloi mandatin e tij të dytë.

Beograd - Mediat serbe sot transmetuan një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, e cila tha se kur dëgjon intervistat me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, nuk është e sigurt nëse bëhet fjalë për një person apo për disa, sepse disa nga deklaratat e tij dëgjohen në Moskë, ndërsa të tjerat në intervista nga vende të tjera gjeografike.

Bruksel - Bashkimi Evropian duhet të dërgojë instruktorë ushtarakë në Ukrainë pas përfundimit të luftës atje, me qëllim përforcimin e forcave ukrainase si pjesë e garancive perëndimore të sigurisë, deklaroi për "Rojters", një përfaqësuesi i lartë ushtarak i BE-së, transmeton BTA. 

Остани поврзан