• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

15:00 / 17 nëntor / 2025

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot për më 11 janar i shpalli zgjedhjet lokale për katër komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë, ku më 19 tetor, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale nuk pati dalje të mjaftueshme të qytetarëve.  Për në orën 13 seancë caktoi edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili duhet t'i fillojë përgatitjet për votimin e përsëritur në këto komuna.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot e nënshkroi aktvendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura për kryetarët e komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës, si dhe të Qendrës Zhupë. Zgjedhjet do të mbahen më 11 janar 2026, në përputhje me Kushtetutën, Kodin zgjedhor dhe legjislacionin përkatës. Në deklaratën me shkrim për zgjedhjet e prësëritura për kryetarë komunash në këto katër komuna, kryetari i Kuvendit Gashi thekson se me hyrjen në fuqi të këtij akti, institucionet kompetente fillojnë me zbatimin e afateve dhe procedurave ligjore.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Vjenë, realizoi takim me Severin Gruber, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë Federale të Ekonomisë. Në takim, në të cilin  u konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe, u bisedua edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve. "Të dy folësit theksuan se Maqedonia dhe Austria kanë bashkëpunim të shkëlqyer ekonomik, Austria konsiderohet si një nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoni , ndërsa në këtë drejtim bashkëpunimi bazohet në besim, marrëdhënie miqësore midis vendeve dhe kushte të favorshme për investime", informojnë sot nga Ministria e Transportit.

Shkup - Çmimet e ushqimit me kujdes ndiqen dhe për momentin planifikohen masa që të parandalohet rritje e tyre eventuale, tha sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. Ai njoftoi se nga gjobat e deritanishme për sjellje jotregtare të tregtarëve, janë paguar 150 milionë denarë ose 2,5 milionë euro të cilët janë derdhur në buxhetin shtetëror. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Risteski paralajmëroi rritje të gjobave për mosrespektim të Ligjit për praktika tregtare. Siç sqaroi, 20.000 euro janë në fakt shuma minimale, veçanërisht për zinxhirët më të mëdhenj të marketeve të cilat shumë lehtë mund ta parashtrojnë. Këto ndryshime ligjore pritet të miratohen dhe të fillojnë të vlejnë në fillim të vitit 2026. 

Shkup – Derisa nuk arrihet marrëveshje për rritjen e pagës minimale në kuadër të Këshillit Ekonomik – Social (KES), do të vlejë formula ekzistuese për llogaritjen e saj. Qeveria do të mbështetë çfarëdo lloj marrëveshje, edhe për rritjen e pagës minimale edhe për ndryshim të formulës, por vetëm nëse ka leje trepalëshe në KES, nga të gjitha palët e prekura, tha sot zëvendës-ministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. “E dimë që sindikatat gjithmonë përpiqen të rrisin pagën minimale, por një nga prioritetet kryesore të Qeverisë është përmirësimi i standardit të jetesës. Ne qëndrojmë në atë që gjithmonë e themi në mënyrë transparente, se duhet të ketë marrëveshje brenda Këshillit Ekonomik dhe Social ku ka edhe dialog trepalësh midis sindikatave, punëdhënësve dhe institucioneve qeveritare. Ajo për të cilën bien dakord punëdhënësit dhe sindikatat, Qeveria do ta respektojë. Për sa kohë që nuk ka marrëveshje të tillë, do të zbatohet formula ekzistuese për llogaritjen e pagës minimale, e cila u miratua me marrëveshje midis tre palëve në KES. Për sa kohë që nuk ka marrëveshje të tillë, ekziston formulë ekzistuese e miratuar me një marrëveshje trepalëshe dhe e nënshkruar nga të tre palët në KES, dhe me llogaritjet nga ajo formulë, do të ketë rritje. Formula do të thotë se sa do të jetë rritja në mars të vitit 2026”, deklaroi Risteski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas fillimit të Javës së Sipërmarrjes.

Shkup - Kryetari i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime dhe lider i LSDM-së Venko Filipçe, në seancën e sotme të përbashkët të KKE dhe Komisionit për Çështje Evropiane ku u shqyrtua raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin, dërgoi kritika për gjendjen me reformat dhe rrugën evropiane të vendit, duke theksuar se Maqedonia qëndron në vend, ndërsa Qeveria nuk ka vullnet politik për reforma thelbësore. "Ky raport thotë qartë se nuk ka reforma, po humbasim kohë. Ky është një nga raportet më të këqija që vendi ka marrë. I vetmi raport më i keq është ai i vitit 2015, kur u vlerësuam si shtet i robëruar", tha Filipçe. Ai theksoi se nuk ka progres në fusha kyçe dhe se shteti rrezikon kushte të reja për hapjen e negociatave.

Shkup - Çështja e mbështetjes për formimin e një komisioni kuvendor anketues për të hetuar ngjarjet lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit "Puls" duhet të drejtohet te deputetët, beson kryeministri Hristian Mickoski. "Sa i përket mbështetjes për një komision anketues, mendoj se është mirë që këtë pyetje t'ua drejtoni deputetëve. Mendoj se një përballje të tillë me publikun do të ketë shumë shpejt kur të fillojë procesi në gjykatë. Kështu atje do të mund të shohin të gjithë, qytetarët, publiku dhe ju mediat, çfarë ka ndodhur", tha Mickoski, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve nëse grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të mbështesë kërkesën e të afërmve të viktimave të zjarrit.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot u bëri thirrje të gjithë studentëve në vend të aplikojnë në konkursin për vauçer në vlerë prej 15.300 denarëve për furnizim të pajisjes elektronike. "Sot është shpallur konkursi publik dhe u bëj thirrje të gjithë studentëve të aplikojnë, mendoj se janë 55 mijë. Atë që e premtuam edhe do ta përmbushim. Mendoj se çdo student merr nga 15.300 denarë për furnizim të pajisjes elektronike. Nuk deshëm si shumë qeveri të kaluara që e bënin, ta bëjmë këtë para zgjedhjeve në mënyrë që të mos kuptohet si, ja, një sjellje ndryshe, është sjellje jopetike nga ana e Qeverisë", tha kryeministri Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit për ndërtimin e kopshtit të ri në komunën e Gazi Babës.

Shkup -  Vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojitet bashkëpunim i fuqishëm ekonomik, më shumëinvestime, këmbim më i madh tregtar, më shumë biznese dhe kjo është ajo që do të kontribuojë drejt një demokracie më të madhe, prosperiteti, sundimit të sëd rejtës dhe bashkëpunimit mes nesh. Askush nuk besonte se në shekullin 21 në tokën evropiane do të ketë luftë, në vend se të flasim për ekonomi, flasim për luftë. Ky është alarm për të gjithë ne, theksoi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski gjatë ekspozesë së tij në Forumin ekonomik të Vjenës. Ai potencoi se perspeptimi nga përfitimet nga anëtarësimi në BE është akoma më i madh, por e ceki shembullin me Maqedoninë dhe paqartësinë e saj drejt inkuadrimit në Union. Shtoi se bashkëpunimi ekonomik është faktor kyç për stabilizim dhe bashkëpunim mes shteteve.

Shkup - Nënkryetari dhe zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi në konferencën e sotme për shtyp theksoi se fituesi real i këtyre zgjedhjeve lokale është VMRO-DPMNE-ja. "Sot, mbi bazë të kësaj analize të detajuar, duam të ndajmë me publikun një konstatim të qartë, të faktuar dhe të pakontestueshëm - fitorja në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare i takon VMRO-DPMNE-së. Të gjitha të dhënat dëshmojnë se rezultati për kryetarë komunash në Tetovë, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë dhe në një sërë komunash të tjera me shumicë shqiptare, është produkt i votës masive të VMRO-DPMNE-së në favor të kandidatëve të tyre dhe të VLEN-it. Prandaj, në mënyrën më korrekte dhe më transparente, e urojmë VMRO-DPMNE-në për këtë rezultat zgjedhor, sepse realisht ajo është fituese në këto komuna.  Kjo nuk është retorikë politike. Kjo është matematikë zgjedhore dhe një fakt që mund të verifikohet në çdo vendvotim. Prandaj, e përsërisim qartë dhe kategorikisht - fituesi real i këtyre zgjedhjeve lokale është VMRO-DPMNE, sepse arriti të marrë nën kontroll një numër të konsiderueshëm komunash me popullsi shumicë shqiptare përmes votave të elektoratit të saj. Ndërsa, VLEN-i i ka shërbyer këtij operacioni elektoral duke dëmtuar rëndë demokracinë dhe organizimin politik të shqiptarëve në vend", tha Ademi.

Shkup - Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve nesër do të fillojë me zbatimin e intervistave të kandidatëve të paraqitur pas Vendimit për publikimin e shpalljes së konkursit për zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Procedura për zgjedhjen e Kryetarit të KSHPK-së vazhdon pas përfundimit të Zgjedhjeve Lokale, ndërsa Kuvendi po rizgjedh kryetarin e komisionit antikorrupsion pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës, e dyshuar për përfshirje në rastin "Aditiv". Në seancën e fundit të Komisionit para zgjedhjeve lokale, u konstatua se 10 nga 12 kandidatët e paraqitur për kryetar të KSHPK-së i plotësojnë kushtet. Bëhet fjalë për Vesna Dorevskën, Vladimir Naumoski, Antonio Sanev, Branko Smilevski, Valentina Todorovska, Nenad Trifunovski, Blagica Troshanska, Kimo Çavdar, Adem Çuçul dhe Feuzi Xhaferi. Siç është paraparë, intervistat do të realizohen nesër dhe të mërkurën.

Shkup - Prej sot deri më 24 nëntor, në organizim të Rrjetit të edukimit mediatik, për të shtatën herë mbahen Ditët e edukimit mediatik 2025.  Anëtarët e Rrjetit dhe mbështetësit e tyre do të organizojnë më shumë se njëzet ngjarje në lokacione të ndryshme në mbarë vendin, ndërsa disa ngjarje do të mbahen edhe onlajn. Në këtë mënyrë vendi është përfshirë drejt Javës globale të edukimit mediatik dhe të informacionit të UNESKO-s. Në Konferencën e sotme për edukim mediatik 2025 "BE - Ballkani Perëndimor", në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian, drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), Zoran Trajçevski ka theksuar se këtë vit, nën moton "Ti din, tjetri nuk din". Komenti yt mund të ndihmojë në "Ditët e edukimit mediatik, janë fokusuar në mendimin kritik dhe përgjegjësinë kyçe në hapësirën digjitale.

Bruksel - Pas performancave të fuqishme ekonomike në gjysmën e parë të vitit të nxitur nga rritja e eksportit në pritje të rritjes së tarifave, ekonomia e BE-së vazhdoi të rritet edhe në tremujorin e tretë të vitit 2025, kështu rritja ekonomike e Unionit në tre kuartalet e para të sivjetme i tejkaloi pritjet, tregojnë të dhënat e Parashikimit ekonomik vjeshtor të Komisionit Evropian për vitin 2025. "Madje edhe në një mjedis të pafavorshëm, ekonomia e BE-së vazhdon të rritet. Duke pasur parasysh kontekstin sfidues të jashtëm, BE-ja tani duhet të ndërmarrë masa vendimtare për ta nxitur rritjen vendore", tha eurokomisari për ekonomi dhe produktivitet Valdis Dombrovskis gjatë prezantimit të Parashikimit.

Riad - Dyzet e pesë haxhinj indianë e humbën jetën pasi që autobusi me të cilin udhëtonin u dogj në një aksident afër Medines në Arabinë Saudite, deklaroi shefi i policisë në qytetin indian Hajderabad. Në autobus ndodheshin 46 udhëtarë, tha V.S. Sajjanar në konferencën për shtyp. Ai shtoi se burri i cili e ka mbijetuar aksidentin është hospitalizuar në repartin për kujdes intensiv në një spital lokal. Shumica e viktimave janë nga qyteti Hajderabad, që ndodhet në shtetin federal indian Telangana.

Moskë - Kremlini sot kumtoi se shpreson për një takim midis presidentit rus Vlladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Tramp, sapo të përfundojnë përgatitjet e nevojshme. Putini dhe Trampi herën e fundit janë takuar në gusht në Alaskë, ku diskutuan një zgjidhje të mundshme për luftën në Ukrainë. Muajin e kaluar paralajmëroi planin për një samiti në Budapest, por Trampi e anuloi duke thënë se "terminin" nuk më duket në rregull. Në pyetjen nëse Moska ka humbur  shansin dhe nën cilat kushte mund të zhvillohet një takim i ri midis Putinit dhe Trampit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, iu përgjigj gjazetarëve se në këtë moment nuk mund të parashikoj se kur do të përmbushen këto kushte.

Остани поврзан