09:00 / 17 shkurt / 2026
Shkup - Me qëllim të promovimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimit të dialogut të ekspertëve për çështjet kushtetuese dhe ligjore, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë "Pavel Shatev" sot do të nënshkruajnë një Memorandum për bashkëpunim. Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, Memorandumi po lidhet me qëllim krijimin dhe promovimin e bashkëpunimit, mundësimin e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, si dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale.
Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot do të mbajë seancën e 28-të. Në rendin e ditës të seancës është miratimi i raportit të veçantë për gjendjen e përcaktuar në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2025, si dhe zgjedhja e zëvendëskryetarit të Komisionit Shtetëror.
Shkup - Këshilli i Prokurorëve Publikë sot duhet të mbajë seancën e 38-të, në rendin e ditës të së cilës është vetëm një pikë - dhënia e mendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për propozimin për emërimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këshilli i PP-së në përputhje me afatet ligjore, duhet t'i japë Qeverisë një mendim pozitiv ose negativ brenda 15 ditëve, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv. Qeveria në një seancë më 3 shkurt miratoi një përfundim në lidhje me pesë kandidatët për prokuror publik dhe në përputhje me dispozitat ligjore, ia dorëzoi ato Këshillit të Prokurorëve Publikë, pasi Kuvendi paraprakisht e kishte informuar Qeverinë për përfundimin e shpalljes së prokurorit publik dhe kishte dorëzuar listën e kandidatëve.
Shkup - Panel-diskutimi "Përforcimi i menaxhimit të ndihmës shtetërore në Ballkanin Perëndimor: transparenca, efektiviteti dhe harmonizimi me BE-në" do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga Instituti për hulumtime dhe politika ekonomike "Finance Think". "Ngjarja do të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të asaj se sa shpenzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për ndihmën shtetërore, do të diskutojë sfidat e përbashkëta dhe do të marrë në konsideratë qasjet rajonale për përmirësimin e transparencës dhe efektivitetit të menaxhimit të ndihmës shtetërore, theksohet në kumtesën e organizatorëve. Ngjarja është rajonale dhe ka më shumë se 40 përfaqësues nga institucione në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Shkup - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sonte me ceremoni solemne në Operën dhe Baletin Nacional do ta shënojë jubileun e saj – 80 vjet nga themelimi. Siç kumtojnë nga SHGM-ja, në kuadër të ngjarjes do të ndahen çmimet vjetore: "Kërste Petkov Misirkov" për vepër jetësore, "Jashar Erebara" për gazetari hulumtuese për vitin 2025, si dhe Çmimi për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për vitin 2025.
Shkup - Lidhja e Sindikatave sot, duke bllokuar qasjet drejt Qeverisë, do të kërkojë rritje të pagës minimale në 600 euro dhe të të gjitha pagave të tjera me 100 euro. Qeveria është institucioni i tretë që do të bllokohet nga sindikata pasi javln e kaluar u bllokuan Kuvendin dhe Oda Ekonomike. Bllokada, siç sqarojnë nga LSM-ja, është për shkak se Qeveria dhe punëdhënësit nuk kanë rënë dakord për rritje të pagave të punëtorëve dhe sepse vitin e kaluar Qeveria nuk e pranoi propozimin për të subvencionuar një pjesë të kontributeve. Me nga 21 persona, siç kërkon Ligji për tubime publike, do të bllokohen hyrjet e Qeverisë, e cila sot duhet të mbajë një seancë të rregullt.
Shkup - Mosha mesatare e popullsisë në vend është 42.21 vjeç, ndërsa në BE është 44.9 vjeç, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2025. Në krahasim me vitin 2015 mosha mesatare e personave në Maqedoninë e veriut është rritur për gjithsej pesë vite (37,4 në vitin 2015). Nga vendet e rajonit, popullsi më të re se ne ka vetëm Mali i Zi 40,4 vjeç, ndërsa popullsi më të vjetër ka Shqipëria (44,3) dhe Serbia (45,4). Mosha mesatare e grekëve është 47,2 vjeç dhe e bullgarëve 47,2 vjeç. Në Kroaci dhe në Slloveni mosha mesatare është 45,5 vjeç.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa, në vendet më të larta në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të vogla të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje e borës me intensitet të ndrysheshëm janë regjistruar në Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe në qafën malore Starzhë. Në qafën malore Bukovë, reshjet janë shi dhe borë. Nga ora 05:40 e mëngjesit për shkak të reshjeve të borës, ndalohet komunikacioni për automjetet e rënda të mallrave në drejtimin rrugor Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat kohë pas kohe në disa vende do të jenë më të dendura. Në male reshjet do të jenë me borë, ndërsa në vendet më të larta me shi dhe borë. Në pjesët lindore të vendit do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e fortë, herë pas here e fuqishme nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 7 gradë, ndërsa makismalja do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë.
Gjenevë - Delegacionet e diplomatëve të lartë nga SHBA-së dhe Irani sot në Gjenevë do të negociojnë mbi programin bërthamor të Iranit me ndërmjetësimin e Omanit, publikuan agjencitë. Të dy delegacionet do të udhëhiqen nga ministri i Punëve të Jashtme iraniane, Abas Aragçi dhe përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së Stiv Uitkof. Bisedimet midis tyre do të zhvillohen në mënyrë indirekte në Ambasadën e Omanit në Gjenevë. Bisedimet do të zhvillohen në kontekstin e marrëdhënieve të tensionuara midis Uashingtonit dhe Teheranit, pasi forcat iraniane të sigurisë shtypën brutalisht një valë protestash muajin e kaluar në të cilën lanë mijëra persona të vdekur.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, e ka paralajmëruar Teheranin për "pasojat e mosarritjes së një marrëveshje" në bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit këtë javë në Gjenevë. "Do të marr pjesë në këto negociata, drejtpërdrejt", tha presidenti amerikan para përfaqësuesve të mediave në "Er Fors Uan" ndërsa udhëtonte për në Uashington. "Ata duan të lidhin një marrëveshje (...) Nuk mendoj se duan të vuajnë pasojat e mosarritjes së një marrëveshje", tha Trampi, duke iu referuar autoriteteve iraniane.
Uashington - Të paktën dy persona u vranë, ndërsa tre u plagosën në të shtënat e mbrëmshme në një ndeshje hokeji për të rinj në Potaket, Rod Ajlend. Njëri nga të vdekurit është sulmuesi, i cili pas incidentit u vetëvra. Sulmuesi qëlloi të paktën dhjetë plumba, ndërsa një nga publiku u përpoq ta çarmatosë. Policia e identifikoi sulmuesin si Robert K. Dorgan, i cili, sipas shefit të policisë, e identifikoi veten edhe si Robert Espozito. Tre të plagosurit janë në gjendje kritike.