09:00/17 nëntor/2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me kryetarin e qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski mbrëmë ishin në shetitje në kryeqytet. "Shetitja e mbrëmjes në Shkup me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili tani përfundimisht i ngjan një metropoli, ashtu siç duhet. Rrugët dhe sheshet janë të pastërta, plot me vizitorë - nuk është ai imazhi i keq me të cilin u mësuam. Dhe asnjëherë më nuk do të përsëritet!", shënoi në profilin e tij në Fejsbuk kryetari i qytetit të Shkupit, Gjorgjievski.
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në Komunën Gazi Babë. Kopshti, siç informojnë nga Sekeretariati i përgjithshëm i Qeverisë, duhet të ndërtohet afër sallonit të mercedesit, përballë universitteit FON. Në ngjarje është paraparë deklaratë për mediumet e kryeministrit Mickoski.
Shkup - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë mbledhjen për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Të ardhurat e përgjithshme në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet në 413,9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë apo 650 milionë euro. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind të BPV-së.
Shkup - Me ftesë të komandantit të Komandës së forcave të bashkuara – Napoli (Joint Force Command Naples - JFC Naples), delegacioni i Armatës i udhëhequs nga kryeshefi i Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, nga sot deri më 19 nëntor do të marrë pjesë në Konferencën koordinuese të komandantëve të krahut jugor të NATO-s, e cila do të mbahet në Napoli, Republika e Italisë.
Vjenë - Kisha nderin të hapë Forumin ekonomik të Vjenës, njoftoi në rrjetin social të Fejsbukut zëvendëskryministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Forumi Ekonomik i Vjenës (VEF) inkurajon bashkëpunimin ekonomik mes vendeve në rajon "nga Adriatiku në Detin e Zi" dhe bashkon komunitetin e biznesit, istitucionet dhe palët e interesuara politike me fokus në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, energji, digjitalizim dhe inovacion.
Shkup - Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski sot do të marrë pjesë në hapjen e ngjarjes në kuadër të Javës globale të sipërmarrësisë 2025, me temën "Robotika - inovacione që e ndryshojnë botën". Ngjarja, e cila është në organizim të Agjencisë për inovacione, zhvillim shkencor-teknologjik dhe sipërmarrësi - INOVA , do t'i promovojë inovacionet, robotikën dhe zhvillimin teknologjik, me pjesëmarrjen e sipërmarrësve, kompanive, institucioneve dhe inovatorëve të rinj.
Shkup - Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) sot do ta shënojë 70-të vjetorin e themelimit të saj. Në solemnitet siç është paralajmëruar, do të mbajë fjalim ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Shkup - Lidhja e shoqatave të personave me diabet në Maqedoni të Veriut, në nder të shënimit të 14 Nëntorit - Ditës botërore të diabetit sot në Shkup organizon ngjarje nën moton "Qasje moderne për jetë normale me diabet". "Në pajtim me misionin tonë si organizatë rrjetore të shoqatave lokale të personave me diabet, e cila angazhohet për politika shëndetësoretë harmonizuara me standardet e BE-së dhe shfrytëzimin e arritjeve më të reja inovative tekkologjike dhe terapisë për trajtim të personave me diabet, si dhe krijim të kulturës nxitëse për diabetin, shënimin vendosëm ta orgnaizojmë nën moton 'Qasje moderne për jetë normale me diabet'", thonë orgnizuesit.
Shkup - Prej sot hyn në fuqi vendimi me të cilin ndalohet hedhja e mbeturinave në Shkup prej orës 22:00 deri në orën 06:00. Inspektorët, siç paralajmëruan autoritetet e qytetit, do të jenë në terren edhe pas mesnate, për t'i kapur në vepër të gjithë ata që e shkelin ndalesën e re për hedhje të mbeturinave. Shkelja do t'u kushtojë shkupjanëve 50 euro, përderisa për persona juridikë dënimet janë prej 1300 deri 1800, ndërsa mund të jetë edhe më i lartë, varësisht nga lloji i mbeturinave.
Shkup - Filmi "Dixhej Ahmet", mbështetur nga Agjencia për film e Maqedonisë së Veriut, këtë fundjavë shënoi sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke fituar gjashtë çmime prestigjioze në tre festivale evropiane të filmit në vetëm dy ditë. "Nga premiera e vet, 'Dixhej Ahmet" vazhdimisht merr pritje të shkëlqyeshme nga publiku - shikuesit me projeksionet me entuziazëm thonë se filmi i ka befasuar, prekur dhe mahnitur. Mu ajo mbështetje e sinqertë reflektohet edhe në vëmendjen që e merr në festivalet ndërkombëtare", qëndron në kumtesën nga Agjencia për film.
Shkup - Pa ujë sot në orën 9:00 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët "Franklin Ruzvelt", "Rampo Levkata", "Drezdenska" dhe Konvikti studentor i Qytetit të Shkupit "Zdravko Cvetkovski" - Shkup. Siç informojnë nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" -Shkup, ndërprerja është për shkak të ndërrimit të tre kapakëve në rrugën "Franklin Ruzvelt" numër 37.
Shkup - Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të Qendrës, Karposhit, Gazi Babës, Kisella Vodës dhe Sarajit, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat -Shkup, pas njoftimit të marrë nga EVN SHA Maqedoni. Pa rrymë sot nga ora 08:30 deri në 13:00, do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës "Vasil Stefanovski" dhe "20-të Tetori", në komunën Qendër.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM.
Shkup - Në mëngjes, nëpër disa lugina do të ketë kushte për dukuri të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 6, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 19 gradë.
Sarajevë - Ministri gjerman i punëve të jashtme, Johan Vadeful, mbrëmë arriti në Sarajevë, duke e filluar turneun e tij në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të fokusuar në procesin e tyre afatgjatë të inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian, i cili për disa vende po shtyhet me dekada, raportoi DPA. Menjëherë pas arritjes, Vadeful u takua me përfaqësuesin e lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnja e Hercegovinë, Kristijan Shmith, i cili gjithashtu është gjerman dhe ka autorizime të rëndësishme për mbajtjen e Marrëveshjes së Dejtonit nga viti 1995, me të cilin përfundoi lufta në BeH.
Uashington - Ligjvënësit amerikan të cilët bëjnë përpjekje ta përshpejtojnë publikimin e dosjeve të lidhura me hetimin për trafikim seksual ndaj financierit Xhefri Epstin presin fitore më të madhe në Dhomën Përfaqësuese këtë javë, pasi "një grup republikanësh" e mbështetën zbatimin e ligjit për deklasifikimin, duke kundërshtuar fillimisht udhëheqjen e Partisë Republikane edhe të presidentit Donald Tramp.
Uashington - Departamenti amerikan i shtetit sot njoftoi se do të shpallë të ashtuquajturin "Karteli i Diellit" (Cartela de la Soles), sindikatë kriminale të dyshimtë, i përbërë nga funksionarë të lartë të Venezuelës, si një organizatë terroriste. Vendimi do të hyjë në fuqi më 24 nëntor, njofton DPA. "Me seli në Venezuelë, Karteli i Diellit udhëhiqet nga (presidenti) Nikollas Maduro dhe ndividë të tjerë të lartë nga regjimi jolegjitim i Maduros, të cilët e kanë korruptuar ushtrinë e Venezuelsë, shërbimet e inteligjencës, legjislacionin dhe drejtësinë", tha sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, në një deklaratë të shkurtër.
Paris - Zinedin Zidan do të bëhet trajneri i ri i ekipit kombëtar francez pas largimit të Didie Desham, raportoi "As". Persëdhjetë e tre vjeçari Zidan tashmë ka një kontratë për të marrë përsipër pozicionin e trajnerit dhe për këtë arsye ka refuzuar të gjitha ofertat e tjera, përfshirë ato nga Real Madridi dhe Fenerbahçe.