• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

15:00/ 16 nëntor/ 2025

Shkup - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka lëshuar pesëmbëdhjetë ndalesa për operatorët e ushqimit në kuadër të 445 kontrolleve inspektuese që ka kryer në dhjetë ditët e fundit. Si të pasigurt, AUV ka sekuestruar dhe shkatërruar pa rrezik 696 kilogramë ushqim të pasigurt dhe ushqim nga furnizues të panjohur. Theksi i kontrolleve, siç thonë nga AUV, u vu në objektet dhe operatorët e ushqimit që ndodhen në afërsi të shkollave (fillore dhe të mesme) prej ku nxënësit blejnë më shpesh ushqim. “Me kontrollet e zbatuara është konfirmuar se 19 operatorë kanë vendosur në qarkullim ushqim jo të sigurt, te 30 janë konfirmuar kërkesa të pakënaqshme higjienike për siguri të ushqimit, ndërsa nga gjithsej të kontrolluarit, 26 nuk ishin regjistruar si operatorë me ushqim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë”, bëhet e ditur në kumtesën e AUV-së. 

Shkup - Në seancën e djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, falë angazhimit të palëkundur, profesionalizmit dhe qasjes shtetndërtuese të këshilltarëve të VLEN-it, u miratua rebalansi i buxhetit për vitin 2025, një hap vendimtar që hap rrugën për një menaxhim më të mençur të parasë publike dhe për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Rebalansi i miratuar krijon bazën për një menaxhim më efikas të mjeteve publike, duke siguruar që çdo denar të shkojë aty ku ka më shumë nevojë: te shërbimet cilësore, infrastruktura moderne dhe mirëmbajtja e qytetit. Këshilltarët e VLEN-it ishin përkrahës të plotë të këtij procesi, duke dëshmuar qasje të përgjegjshme dhe konstruktive për stabilizimin financiar të Shkupit.

Shkup– Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Emil Spasovski, në debatin e djeshëm në komision e vlerësoi Propozim-buxhetin për vitin 2026 si jashtëzakonisht zhvillimor me komponentë të fuqishme sociale. Ai theksoi se qëllimi është përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe zbatimi i konsolidimit fiskal përmes disiplinës së fuqishme financiare, njëherësh duke theksuar se nxitësi më i madh i rritjes do të jenë bruto-investimet. 

Shkup - Është koha të ndjekim shembujt frymëzues të vendeve në të cilat alpinizmi rekreativ jo vetëm që është i integruar në programin e Arsimit Fizik në të gjitha institucionet dhe nivelet arsimore, por praktikohet gjerësisht edhe si element i filozofisë së jetesës së shëndetshme. Le t'i ndihmojmë Ministrisë së Sportit dhe Ministrisë së Arsimit në promovimin e alpinizmit rekreativ dhe në popullarizimin e tij. Le t'i kushtojmë më shumë vëmendje lëndës së Arsimit Fizik në të gjitha nivelet e arsimit dhe të përfshijmë ngjitjen malore në të, sepse mbi pothuajse çdo vendbanim tonë ka nga një, jo rastësisht. Le të ndërtojmë, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, infrastrukturë të përshtatshme, shtëpiza malore, vila, vende vrojtimi, por edhe kapacitete më të mëdha akomodimi, vendpushime, hostele, hotele. E di që kemi kapacitete dhe mundësi modeste, por mund të fillojmë duke rinovuar shtëpizat malore, dhe pastaj duke ndërtuar të reja. Jam e vetëdijshme se këto janë investime të mëdha, por me fitime dhe përfitime të sigurta të pritura për të gjithë qytetarët. Nuk kemi nevojë për shembuj botërorë nga larg, mjafton të shohim dhe të ndjekim shembujt nga fqinjësia në lidhje me qëndrimin ndaj maleve dhe natyrës, ndaj alpinizmit dhe sporteve, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Klubit të Alpinizmit "Luboten".

Kumanovë - "Kthesa magjike – Çfarë mësove? apo ‘Çfarë përfituat?" ishte temë e panel-diskutimit që u mbajtë sot në Kumanovë, në kuadër të fushatës kombëtare “Magjia është në dijen” të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Panelistët diskutuan për rëndësinë që notat të mos shihet si qëllim përfundimtar dhe i vetmi, por si mjet që ndjek dhe inkurajon përparimin e nxënësve. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, theksoi se koha e re kërkon mënyra të reja të të mësuarit dhe vlerësimit, të cilat inkurajojnë dijen e vërtetë, kreativitetin dhe zhvillimin personal të çdo fëmije.

Shkup -  Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.  Nga data 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Po vijon periudhë e motit jostabil me mjegull në orët e mëngjesit, njofton DPHM. Sipas parashikimit, nga e marta do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale, në disa vende më të dendura, mbi 30 litra për metër katror. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi jugor, ndërsa përgjatë Vardarit nga juglindja, mbi 60 kilometra në orë. Siç informon DPHM, nesër në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë 19 gradë.

Athinë – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski sot është për vizitë në Athinë, ku do të takohet me presidentin e Greqisë, Konstantinos Tasulas, me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, si dhe me kryetarin e parlamentit Niktas Kaklamanis, ndërsa pritet që gazi natyror dhe energjetika të jenë në fokus të takimeve, përderisa me vendim të policisë, gjatë ditës së sotme janë ndaluar tubime dhe protesta në metropolin grek, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.  Vizita e Zelenskit në Athinë, për shkaqe sigurie, zyrtarisht ishte bërë e ditur sot në mëngjes.  Presidenti ukrainas përmes Iks paralajmëroi se në Greqi vjen që të nënshkruajnë marrëveshje për import të gazit natyror. 

Londër– Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmud premtoi se do të “vendosë rend” në sistemin për azil të Britanisë së Madhe përmes “ndryshimeve radikale” të frymëzuara nga qasja e Danimarkës, informon DPA.  Mahmud do të prezantojë një varg reformash në sistemin për azil para Dhomës së Poshtme të hënën, që do ta bëjë vendin më pak tërheqës për emigrantët e jashtëligjshëm dhe do ta lehtësojë dëbimin e tyre.  Ministria e Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe i ka përshkruar masat për të shtrënguar kontrollet e azilit si reformën më të gjerë të këtij lloji në historinë moderne. Ministria thotë se ndryshimet do të sigurojnë që Britania e Madhe të mos jetë më një i huaj ndërkombëtar në këtë fushë. Ministria e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe, thotë gjithashtu se ofertat e reja për azilkërkuesit janë më bujare se ato të fqinjëve të saj më të afërt evropianë, ku kontrollet po shtrëngohen.

Sanjago de Çile – Kilianët sot dalin në votim për president të ri, ku e majta në pushtet dhe e djathta ekstreme do të përballen pas fushatës së karakterizuar me frikë nga krimi dhe rezistenca drejt emigrimit.  Edhe pse është në mesin e vendeve më të sigurta në Amerikën e Jugut, Kili përballet me rritje të krimit të organizuar gjatë viteve të fundit, problem që ishte në qendër të fushatës zgjedhore në të cilën e djathta dhe e djathta ekstreme e imponuan narrativën e tyre të sigurisë. Presidenti Gabriel Boriq, i cili është me origjinë kroate, nuk mund të kandidohet për mandat të dytë për shkak të kufizimeve kushtetuese.  Komunistja Zhanet Hara (51), kandidate e koalicionit qendror – majtist në pushtet, prinë në anketa. Edhe pse gëzon mbështetje më të madhe të votuesve nga rivali i saj i ekstremit të djathtë Hoze Antonio Kast, anketat e mendimit publik parashohin se kandidat nga krahu i djathtë ose krahu i djathtë ekstrem do të fitojë në rrethin e dytë.  Hoze Antonio Kast (59), baba i nëntë fëmijëve, po bën përpjekje tashmë për të tretën herë të bëhet president. 

 

Остани поврзан