• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

15:00 / 3 nëntor / 2025

Shkup - Konsorciumi "Behtel dhe Enka", kontraktor i pjesëve të autostradës së korridoreve 8 dhe 10d (Tetovë-Gostivar), (Gostivar-Bukojçan) dhe (Prilep-Manastir), në shtator të këtij viti vazhdoi të kryejë punime kryesisht për punime hetimore gjeoteknike, projektim dhe specifikime të autostradave, projektim shpronësimi, punime të përkohshme për menaxhimin e trafikut, prishje dhe largim të ndërtesave ekzistuese dhe elementëve të tjerë të rrugës dhe aktivitete ndërtimore kryesisht për punime dheu, kullim dhe struktura.

Shkup - Maqedonia është e ngjyrosur me të kuqe. Nga Kërçova deri në Koçan, nga Bërvenica deri në Vallandovë. Qytetarët e bënë zgjedhjen e vërtetë. Me 54 komuna të fituara dhe Qytetin e Shkupit VMRO-DPMNE është fituesja absolute e këtyre zgjedhjeve lokale. Koalicioni qeveritar në këto zgjedhje dëshmoi se është më se stabil dhe legjitim, me gjithsej 66 komuna të fituara nga gjithsej 81. Nga kjo fitore e madhe është edhe përgjegjësi e madhe dhe obligim për punë dhe reflektim të rezultateve, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski. Ai u shprehi falënderim qytetarëve të cilët e mbështetën VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin.

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme informoi se kanë vepruar rreth disa raportimeve të ndërlidhura me përocesin zgjedhor, nga të cilët një pjesë janë përcjellë deri te institucionet kompetente, ndërsa një pjesë janë mbyllur për shkak të mosekzistimit të vërtetuara të kundërvajtjeve. Një nga raportimet i përket drejtoreshës së një shkolle të mesme, e cila në grupin elektronik të komunikimit ka ndarë përmbajtje të krijuar nga partia politike dje pllakata zgjedhore, me lutje për mbështetje të kandidatit përmes shpërndarjes së postimit. KSHPK ka vërtetuar se organi kompetent për veprim të mëtejshëm është Prokuroria Publike.

Shkup - Për vaksinimin kundër gripit sezonal për kategori të rrezikuara të popullsisë deri tani janë paraqitur mbi 76 mijë qytetarë, ndërsa janë vaksinuar më shumë se 43 mijë persona në shtet, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. "Qytetarët e interesuar ende kanë mundësi të paraqiten për vaksinim kundër gripit sezonal përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të tyre amë. Ekipet preventive vazhdojnë gjithashtu me vaksinimin në terren në kushte shtëpie për personat e moshuar dhe ata të palëvizshëm, si dhe për personat me aftësi të kufizuara", deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Shkup - Në kuadër të forumit IFESD-14 në Shkup, ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska zhvilloi takim dypalësh me Riad Medeb, Drejtor i Qendrës së Energjisë së Qëndrueshme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Bisedimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit midis Ministrisë dhe UNDP-së në disa fusha prioritare – efikasiteti i energjisë, digjitalizimi, siguria kibernetike dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Medeb përgëzoi Maqedoninë e Veriut për qasjen e saj proaktive ndaj zhvillimit të komuniteteve lokale energjetike dhe vuri në dukje se Ligji i ri i Energjisë është progresiv dhe krijon një bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit energjetik. Ai theksoi se UNDP do të vazhdojë të jetë një partner strategjik i vendit në tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër, duke mbështetur zbatimin dhe harmonizimin e rregullores me standardet evropiane.

Shkup - Jehona në zgjedhjet lokale për kryetar komunash dhe këshilltarë për herë të parë nuk e ka tejkaluar 50 për qind, as në rrethin e parë, as në rrethin e dytë, që i ka bërë këto zgjedhje të tetat lokale me pjesëmarrjen më të ulët që nga pavarësia e vendit deri tani. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në rrethin e parë për kryetar komune, jehona është 48,30 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar. Nga 1.832.415 votues të regjistruar në Listën e votuesve, kanë votuar 885.085 votues. Jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025, sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 98,26 për qind e votuesve të përpunuar është 40,46 për qind. Sipas informacioneve të para jozyrtare të KSHZ-së jeona në rrethin e dytë është 41,24 për qind. 

Shkup - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit sot në mbledhjen e 24-t i miratoi Vlerësimin për rreziqe nga korrupsioni për nevojat e përpunimit të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të itneresave 2026-2030 dhe metodologjinë për përgatitje të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2026-2030. Siç informoi Cveta Ristovska, zëvendëskryetare e KSHPK-së, Metodologjia është dokument, që i konstaton procedurat, fazat, parimet, qasjet dhe kriteret për përgatitje të Strategjisë, përderisa Vlerësimi i rreziqeve është dokument me të cilin identifikohen rreziqet kyçe në nivel të sektorëve dhe institucioneve dhe është bazë për vendosje të prioriteteve dhe definim të qëllimeve dhe është bazë për Strategjinë.

Shkup – Tre deputetëve të cilët janë zgjedhur kryetarë të komunave iu ndërpre mandati i deputetit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tani duhet ta informojë Kuvendin për deputetët e rinj të cilët duhet të vijnë në vendin e tyre. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot në fillim të mbledhjes së Kuvendit tha se sipas nenit 8 dhe nenit 152 të Kodit Zgjedhor me ditën e verifikimit të mandatit si kryetar komune, u ndërpritet mandati i deputetit. Deputetja Beti Stamenkovska – Trajkovska është zgjedhur kryetare e Kisella Vodës, deputeti Jane Micevski kryetar i Sopishtës, ndërsa Dejan Prodanoski kryetar i Prilepit.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot ka pasur takim me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopullos, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin tonë me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës. "Kryetari Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Këshilli i Evropës i ka dhënë Maqedonisë së Veriut që nga viti 1995, duke theksuar se anëtarësimi prej tre dekadash është një konfirmim i angazhimit të qëndrueshëm ndaj të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës", informoi shërbimi për informim i Kuvendit. 

Shkup - Progresi juaj është dukshëm dhe i shkëlqyer. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështet dhe do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj eurointegruese, porositi sot kryetari i Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos, i cili ndodhet për vizitë në vend. Para deputetëve në Kuvendin e RMV-së, Rusopulos tha se në 30 vitet e kaluara anëtarësim në Këshillin e Evropës, Maqedonia e Veriut ka treguar se pjekuria morale nuk matet me madhësi, por p[r nga kapaciteto që të dëgjohet, të respektohet dhe të pranohet.

Shkup - Benzinat nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë debari për litër, ndërsa çmimi i karburantit EURODIZEL BS (D-E-V) rritet për një denar, vendosi sot Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturinat Komunale (KRE). Me vendimin kryhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,03 për qind. Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 74 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 76, ndërsa EURODIZEL BS (D-E-V) për 71 denarë për litër. Çmimi i Vajit ekstra të lehtë për djegie (EL-1) nuk ndërron dhe mbetet 69,5 denarë për litër. Me vendim të KRE për 0,856 për kilogram rritet çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 36,913 denarë.

Shkup -  Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për t'u pirë, tregoi kontrolli i 201 kampionëve për analizë fiziko-kimike dhe 201 kampionë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 49 vende matëse në Qytetin e Shkupit, njoftoi NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup. Sipas raportit javor laboratorik të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar, kontrolli është zbatuar nga 27 tetori i vitit 2025 deri më 31 tetor të vitit 2025.

Shkup - Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht, sot pasdite, gjatë natës dhe nesër do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme me mbi 15 litra për metër katror dhe do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, ndërsa temperatura ditore nesër do të bie për disa gradë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në Shkup, kah fundi i ditës dhe veçanërisht gjatë natës, do të ketë reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë më të rrëmbyeshme. Gjatë natës dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Dibër - Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës, Ramadan Imeri, sot i falenderoi dibranët për mbështetjen e dhënë. "Të nderuar dibranë, nga qyteti deri në çdo fshat të komunës sonë, nga zemra ju falenderoj për mbështetjen, besimin dhe dashurinë që treguat gjatë gjithë kësaj fushate. Edhe pse rezultati nuk ishte në favorin tonë, unë ndihem fitues, sepse fituam respektin dhe mirënjohjen e shumë njerëzve që e duan sinqerisht Dibrën tonë", ka shkruar Imeri në postimin në Fejsbuk. Ky është vetëm një kapitull që po mbyllet, shtoi, dhe theksoi se përkushtimi i tij ndaj qytetit dhe njerëzve të tij do të vazhdojë me të njejtën energji dhe përgjegjësi. 

Bruksel – Komisarja evropiane për zgjerim, Marta Kos pritet të paraqesë nesër një pako raportesh mbi progresin e rrugës evropiane të vendeve kandidate për anëtarësim në BE për vitin 2025. Fillimisht u paralajmërua se Kos do të prezantojë edhe një të ashtuquajtur raport para zgjerimit i cili do të theksonte reformat që BE-ja duhet të zbatojë për t'u përgatitur për pranimin e anëtarëve të rinj, por sipas informacioneve të fundit, "prezantimi i tij do të shtyhet për disa javë, të paktën deri më 19 nëntor". Më parë, Kos theksoi se zgjerimi është një mjet kyç gjeopolitik me të cilin BE-ja tregon se "në të vërtetë i përgjigjet sfidave me të cilat përballet e gjithë Evropa".

Helsinki - Presidenti finlandez Aleksandar Stub sot deklaroi se ka filluar një "epokë e re e armëve bërthamore" pas disa deklaratave të presidentit amerikan Donald Tramp, i cili njoftoi qëllimin e tij për të vazhduar me testimet bërthamore. "Logjika e parandalimit dhe stabilitetit strategjik midis superfuqive po kalon një transformim të thellë. Ne kemi hyrë në një epokë të re për sa i përket armëve bërthamore, në të cilën, për fat të keq, rëndësia e këtyre armëve vazhdon të rritet", tha Stub në fjalimin në Helsinki. Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Tramp shkaktoi shqetësim në të gjithë botën kur tha se kishte ndërmend të vazhdojë me testimet e armëve bërthamore, pa specifikuar saktësisht se çfarë mendonte.

Ankara - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha sot se Hamasi duket i vendosur të respektojë armëpushimin në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli vazhdon pushtimin dhe sulmet e tij. "Ne përballemi me një administratë që ka masakruar mbi 200 njerëz të pafajshëm që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit dhe gjithashtu ka vazhduar sulmet dhe pushtimin e saj në Bregun Perëndimor. Nuk mund të lejojmë aneksimin e Bregut Perëndimor, ndryshimin e statusit të Jerusalemit ose përpjekjet për të shkelur dinjitetin e Xhamisë Al-Aksa", tha Erdogan në një fjalim në hapjen e takimit të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (COMCEC) në Stamboll. Ai shtoi se shpreson që vendimet e marra në Forum do të jenë të dobishme për vendet islamike, por edhe për të gjithë botën. Sipas tij, që nga takimi i fundit i COMCEC, ka pasur zhvillime historike në botë, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Pekin - Kryeministri i Rusisë, Mihail Mishustin dhe homologu i tij nga Kina, Li Çijang, janë takuar në një atmosferë joformale para fillimit të takimit të 30-të rregullt të qeverive të të dyja vendeve, raporton TASS. Takimi është mbajtur në njërën nga vilat e rezidencës shtetërore "Sihu" ("Liqeni Perëndimor") në bregun e liqenit me të njëjtin emër, i cili është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s. Rezidenca ka qenë dëshmitare e një serie ngjarjesh të rëndësishme historike, thekson TASS, duke shtuar se, sipas udhëzimit të presidentit Mao Ce Tung, pikërisht aty është përgatitur projekti i Kushtetutës së parë të Republikës Popullore të Kinës (në vitin 1954).

Hanoi - Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Vietnam kanë vrarë të paktën 37 persona, pesë persona janë të zhdukur dhe 78 janë plagosur, kumtoi Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Menaxhimin e Digave. Moti i keq përmbyti 7,897 hektarë fusha orizi dhe më shumë se 64,000 bagëti dhe shpendë u rrëmbyen nga uji në rritje. Në të gjithë vendin, 103 ndërtesa u shkatërruan, 451 u dëmtuan dhe 12,676 ndërtesa të tjera u përmbytën. Aktualisht, 50 seksione të rrjetit rrugor kombëtar janë të bllokuara, duke përfshirë 24 vende të menaxhuara nga Ministria e Ndërtimtarisë.

Uashington - Shefi i Pentagonit, Pit Hegset, sot vizitoi kufirin midis Koresë së Veriut dhe të Jugut që është vizita e parë e sekretarit amerikan të mbrojtjes pas tetë vite. Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, An Gju-bak, shoqëroi homologun e tij amerikan në Panmunxhom e vetmja pikë ku përballen forcat e Koresë së Veriut dhe të Jugut, pasi vizitoi kodër të njohur si pikë vëzhgimi Oulet. Të dy përfaqësuesit "konfirmuan forcën e qëndrimit të tyre të përbashkët mbrojtës dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Koresë së Jugut dhe SHBA-së", kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut. 

Остани поврзан