12:00 / 4 shtator / 2024
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se në seancën e ardhshme të qeverisë ose atë pas saj do të bëhen të ditur anëtarët e rinj të ekipit të RMV-së nga komisioni i përzier për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Shkup - Duhet investim i gjerë në një numër të madh të institucioneve. Vullneti politik demonstrohet përmes investimit gjithëpërfshirës në përmirësimin e integritetit të institucioneve. Ai investim nënkupton investimin në njerëz dhe burime të institucioneve, por në të njëjtën kohë në aftësimin e stafit drejtues që do të jetë në gjendje të udhëheqë në mënyrë të pavarur institucionet. Përgjegjësia qendrore për këtë është e Qeverisë dhe Kuvendit. Qeveria duhet të gjejë një mënyrë për të braktisur emërimet në bazë të përkatësisë partiake dhe të mundësojë një proces cilësor të formulimit të synimeve dhe politikave të ardhshme kundër korrupsionit.
Shkup – Gjykimi për vrasjen e minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi është shtyrë për 20 shtator pasi Trupi gjykues në Gjykatën Themelore Penale -Shkup sot mori vendim për bashkimin e veprave të të akuzuarve. PTHP Shkup fillimisht ngriti aktakuzë kundër katër personave dhe më pas edhe ndaj të dyshuarit të parë, Lupço Palevski për të cilin pritej ekstradim nga Turqia për rrëmbim të dyfishtë dhe vrasje brutale ndaj 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe ndaj 74 -vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi
Shkup - Për shkak të defektit në rrugë, nga ora 09:30 pa ujë janë shfrytëzuesit e rrugës "Ivan Manolev" në lagjen Butel, kumtoi NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime" - Shkup. Ndërprerja në furnizimin me ujë do të zgjasë deri në sanimin e defektit.
Vlladivostok - Presidenti rus Vlladimir Putin mbrëmë arriti në Vlladivostok që të marrë pjesë në Forumin ekonomik lindor, i cili mbahet sot. "Presidenti rus do të ketë program të ngjeshur ndërkombëtar në qytetin port në Lindjen e Largët të vendit", tha ndihmësi i tij, Jurij Ushakov.
Ankara - Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al Sisi sot do ta vizitojë Turqinë, me ç'rast është paraparë nënshkrimi i rreth 20 marrëveshjeve për bashkëpunim në mbrojtje, energjetikë, turizëm, shëndetësi, arsim dhe kulturë. U planifikua takim i nivelit të lartë të Këshillit për bashkëpunim strategjik mes Turqisë dhe Egjiptit, ku Sisi do të takohet me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Kopenhagë - Policia daneze ka arrestuar aktivisten Greta Tunberg gjatë një proteste kundër luftës së Gazës në Kopenhagë, njoftuan agjencitë e huaja, duke cituar zëdhënësin e grupit studentor që organizoi demonstratat. "Gjashtë persona janë arrestuar në Universitetin në Kopenhagë pasi rreth 20 persona e kanë bllokuar hyrjen në ndërtesë, ndërsa tre kanë hyrë brenda, shto zëdhënësi.
Singapor - Kryeministri i Indisë, Narendra Modi sot do të takohet me kryeministrin e Singaporit, Lorens Vong, kumtoi qeveria e Singaporit. Vizita dyditore e Modit në Singapor fillon sot. Lideri indian do të takohet gjithashtu dhe me presidentin e Singaporit, Tarman Shanmugaratnam dhe me ish kryeministrat Li Hsien Lung dhe Go Çok Tong gjatë vizitës së tij e cila do të jetë e pesta në Singapor.
Los Anxhelos - Guvernatori i shtetit federal amerikan të Kalifornisë, Gavin Njusom, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin Ranço Palos Verdes ku rrëshqitjet e dheut kërcënuan shtëpitë, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe gaz u ndërpre në 245 njësi banimi për shkak të linjave të dëmtuara të energjisë dhe tubacionet.
Uashington - Pjesa perëndimore e SHBA-së po përballet me nxehtësi ekstreme ku në Feniks për 100 ditë rresht, merkuri nuk bie nën 38 gradë Celsius. Situata është veçanërisht e rëndë në qytetet e shkretëtirës, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 49 gradë Celsius.
Uashington - Të paktën gjashtë persona janë plagosur nga të shtënat jo selektive në autostradën "Interstejt 5" në afërsi të Sietli të SHBA-së. Sipas raportit të mediave, i dyshuari është arrestuar pasi shtatë automjete ishin goditur nga plumbat. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Policia nuk ka dhënë më shumë informacione për motivin e mundshëm të sulmuesit.
Uashington - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp tha se do të deklarohet i pafajshëm për akuzat se ka tentuar të anulojë humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 nga Xho Bajden. Tramp, kandidati presidencial republikan, hoqi dorë nga e drejta e tij për t'u paraqitur në gjykatë dhe në vend të kësaj autorizoi avokatët e tij që të deklaroheshin në emër të tij në çështjen e re kundër tij lidhur me ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Aktakuza e ndryshuar, e ngritur javën e kaluar nga këshilltari i posaçëm Xhek Smit, përfshin të njëjtat katër akuza të ngritura kundër Trampit nga prokurorët vitin e kaluar.
Moskë - Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë mëngjesin e sotëm paralajmëroi Perëndimin dhe Ukrainën se Moska menjëherë do të përgjigjet në rast të sulmeve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina në territorin rus. Marija Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, tha se një përgjigje ruse do të ishte "tejet e dhimbshme".
Tel Aviv - Beni Ganc, ish shef i shtabit të forcave të armatosura izraelite dhe ish anëtar i kabinetit ushtarak kritikoi ashpër kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe bëri thirrje për marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës. Ganc në konferencë shtypi theksoi se Izraeli nuk duhet të mbajë trupat e tij në korridorin e Filadelfias, duke kundërshtuar qëndrimin e Netanjahut i cili konsideron se kontrolli i kësaj zone në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit është i një rëndësie vendimtare për sigurinë e vendit.
Kiev - Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba sot dha dorëheqje për shkak të ndryshimeve të mëdha në qeverinë ukrainase që nga fillimi i invazionit rus ndaj Ukrainës. Në ditët në vazhdim priten më shumë dorëheqje dhe emërime pasi pesë ministra dhanë dorëheqjen dje nga kabineti. Kryetari i Radës supreme dhe bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Volodimir Zelenski, Ruslan Stefançuk i ka përshkruar këto ngjarje si një "restart" të madh të qeverisë para fillimit të dimrit.
Kiev – Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) Rafael Grosi dje i premtoi presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski ndihmë për blerjen e pajisjeve bërthamore nga Bullgaria. "ANEB do t'i ofrojë Ukrainës mbështetje teknike dhe këshilla për sigurinë bërthamore në lidhje me planet e saja për të blerë pajisje për termocentralin bërthamor Hmelnicki destinuar për projektin e suspenduar të ndërtimit 'Belene' në Bullgari. Kjo do të ndihmojë Ukrainën të sigurojë që zbatimi i këtij projekti do të vazhdojë konform standardeve të sigurisë", theksohet në komunikatën e ANEB-it.
Napoli – Përfaqësuesi gjeorgjian i futbollit Hviça Kvarahxelia është në prag të marrëveshjes për vazhdimin e bashkëpunimit me ekipin italian Napoli, transmetojnë mediat italiane. Menaxheri i Kvarahxelias dhe përfaqësuesit e Napolit kanë rënë dakord për kushtet personale që gjeorgjiani të vazhdojë kontratën aktuale me një rritje të konsiderueshme të pagës së tij, shkruan gazeta "Il Matino".
Londër – Fil Foden, Kol Palmer dhe Oli Uotkins do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë në sezonin e ri të Ligës së kombeve në shtator, ka bërë të ditur Federata angleze e futbollit (FA). Pas testeve, Palmer dhe Votkins u kthyen në klubet e tyre për të vazhduar trajtimin. Foden gjithashtu nuk do të jetë në skuadrën e Anglisë.