• петок, 20 декември 2024
MIA Flesh

12:00/20 dhjetor/2024

Shkup - Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor, Danka Ristova dhe Ariton Ala, sot dhanë deklarata solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, bëri të ditur pres shërbimi kuvendor. Paraprakisht, deklaratë solemne para Gashit dha edhe anëtari i ri i Këshillit të Prokurorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Adrijan Demiri.

Shkup - Ligji për sipërmarrje sociale është në fazën përfundimtare, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve, se deri ku është procedura për miratimin e Ligjit të ri për sipërmarrje sociale. Është theksuar se për një kohë të shkurtër do të përfundojë gjtihë procedura nga ana e të gjithëve që marrin pjesë në përgatitjen e tij.

Shkup - Anëtari i ri i Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ardian Demiri sot dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, njoftoi shërbimi për media i Kuvendit. Deklarata solemne para Gashit sot duhet të japin edhe anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor, Danka Ristova dhe Ariton Ala. 

Shkup - Të punësuarit  e Ndërmarrjes Publike "Rrugë dhe Rrugica" sot në mëngjes po protestojnë për shkak të papagimit të pagës dhe K-15. Protesta mbahet para zyrave të administratës së Qytetit të Shkupit, është organizuar nga Sindikata e Pavarur në Ndërmarrjen Publike, pranë Konfederatës së Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë, KOSM.

Shkup - Pjesa më e madhe e Shkupit sot pas orës 22 do të mbetet pa ujë për shkak të sanimit të tubacionit krysor. Ndërprerja, siç njoftuan NP "Ujësjellës dhe kanalizim" do të zgjat deri në sanimin e defektit. Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë (ISHP) ka lëshuar rekomandime për qytetarët lidhur me mungesën e paralajmëruar të ujit në periudhën e ardhshme në Shkup. Për qytetarët rekomandohet - magazinim të ujit në të paktën 4 litra ujë për person në ditë, të përdoret vetëm për nevoja esenciale si për pije, gatim dhe higjientë personale, të përdoren mjete olr dezinfektimin e durave nëse nuk ka qasje në ujjë, të përgatitet vakte, të cilët nuk kërkojnë shumë ujë për përgatitje dhe pastrim... Pa ujë do të jenë pjesa më e madhe e lagjeve të Shkupit, përveç Çairit, Butelit, Radishanit, Rrugët së plastikave në Ambasadën Amerikane, Vizbegut, Bardovcit, Zhelezarës, Zonës së lartë të Autokomandës, Gjorçe Petrovit nga SP Planet, Saraji, Shutka, Fushë Tophane, Novosellski pat, vendbanimi Dame Gruev, Kisella Jabuka, Stopanski dvor, Vollkovë dhe Orman.

Shkup - Termocentrali "Manastir 2" është shkyçur mëngjesin e sotëm në orën 08:22 për shkak të mbrojtjes së aktivizuar. Gjashtë minuta më vonë edhe termocentrali "Manastir 1" është shkëputur nga rrjeti elektrik për shkak të aktivizimit të mbrojtjes së transformatorit për nevojat e veta, njofton SHA EMV. "Falë aktivizimit në kohë të mbrojtjes, nuk i janë shkaktuar dëme ndaj termocentralit Manastir 1. Konform analizave të bëra deri më tani, nga ekipet eksperte të TE Manastir, bëhet fjalë për shkaqe të jashtme, të cilat do të vërtetohen në mënyrë plotësuese. Aktualisht janë duke u zhvilluar operacione për rilidhjen e TC Manastir 1 në rrjetin elektrik. Menjëherë pas sinkronizimit të TC Manastir 1 në sistemin elektroenergjetik, gjatë ditës do të fillojë operimi për ndezjen e TC Manastir 3, i cili sipas planit të prodhimit nuk ishte në funksion ditëve të fundit", thuhet në komunikatën për media nga SHA EMV. 

Shkup - Nga Drejtoria për Punë hidrometeorologjike (DPHM) informojnë se këtë mëngjes minus 4 gradë është regjistruar në Brovë, minus 3 në Shkup - Petrovec, minus 2 në Shkup - Zajçev Rid, Tetovë, Manastir, Strumicë, Demir Kapi, Kumanovë, Lazaropole, Veles, minus 1 në Pretor, Kriva Pallankë, Shtip, Kavadar, Kodra e Diellit, 0 në Prilep, Gjevgjeli, 1 në Hanet e Mavrovës, Ohër, Vinicë, 2 në Krushevë, dhe 4 në Dibër. Në ora shtatë, trashësia e dëborës në centrimetra ka qenë 33 në Kodrën e Diellit, 24 në Hanet e Mavrovës.

Prishtinë - Ish-përfaqësuesi i SHBA-së në negociatat për statusin e Kosovës, Frenk Vizner, thotë se përparimi i Kosovës varion nga çështja në çështje, se nuk është arritur gjithçka që është dashur, por se është ndërtuar si shtet sovran në familjen evropiane. Në intervistën për Radio Evropa e Lirë servisi në gjuhën shqipe, Vizner tha se Serbia ende nuk është e gatshme ta pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovë, prandaj marrëveshjet mes dy vendeve, sipas tij nuk funksionojnë. 

Athinë - Respektimi i Marrëveshjes së Prespës është parakusht i domosdoshëm për hapjen e rrugës evropiane të vendit fqinj, tha kryeministri grek Kirijakos Micotakis në konferencën për shtyp pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel dhe theksoi edhe një herë nevojën të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në pyetjen e gazetarëve se kryeministri Hristijan Mickoski në Bruksel ka folur për maqedonasit dhe Maqedoninë, Micotakis komentoi se para tij, përkatësisht në Samit dhe në takimin e Partisë Popullore Evropiane "ka përdorur emrin zyrtar dhe të vetëm të vendit".

Zagreb - Një nxënës nga një shkollë fillore në Zagreb në mëngjes me thikë ka lënduar mësuesen dhe disa fëmijë, njoftuan mediat kroate. Incidenti ka ndodhur në SHF "Preçko" në Zagreb. Policia është në terren si dhe disa automjete ambulatore, njoftuan mediat e Zagrebit. Në Kroaci sot është dita e fundit e gjysmëvjetorit të parë të shkollës. 

Zagreb - Një fëmijë humbi jetën në sulmin e kryer me siguri nga një 15-të vjeçar në një shkollë në Zagreb. Për momentin nuk ka vërtetim nga policia për atë informacion. Mediumi referohet nga burimet e tij në spitalin e Zagrebit. Sipas HRT, sulmuesi ka hyrë në shkollë me thikë dhe ka filluar të sulmojë fëmijë nga klasa e parë. Tani për tani nuk dihet nëse viktima dhe të lënduarit janë nga ajo klasë ose ka edhe nga klasa tjera.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen theksoi se gjatë kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së, i cili përfundon në fund të vitit, u arrit një moment historik në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Serbisë. "Gjatë kryesimit tuaj, Evropa u zgjerua edhe nga jashtë; Këtë javë keni arritur një moment historik në rrugën inkuadruese të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Serbisë", tha Ursula fon der Lajen në një konferencë për shtyp në Bruksel mbrëmë pas përfundimit të takimit të Këshillit të BE-së.

Kiev - Në sulmin raketor rus këtë mëngjes në Kiev, një person humbi jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur, prej të cilëve katër janë hospitalizuar, njoftoi prefekti i kryeqytetit të Ukrainës, Vitalij Kliçko. Sipas Administratës ushtarake të qytetit të Kievit, ushtarët rus e kryen sulmin në mëngjes, me siguri me raketa Kinzhall nga aeroplani MiG -31K dhe raketa balistike Iskander/KN-23, njoftuan mediat ukrainase. Sulmi shkaktoi zjarre në gjithë qytetin,deklaroi më herët shefi i administratës ushtarake të Kievit, Sergej Popko. 

Mançester - Futbollisti i Inter Majami, Lionel Mesi mund ta vazhdojë karrierën në Angli, transmeton "Tuttosport". Sipas mediumit britanik, Mançester siti është në konkurencë për angazhimin e argjentinasit 37-të vjeçar. Raportohet se trajneri Pep Guardiola dëshiron ta shohë Mesin në skuadrën e tij. Siti mund ta angazhojë sulmuesin si huazim deri në fund të sezonit.

Остани поврзан