12:00/19 dhjetor/2024
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili kryeson delegacionin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Republikën e Turqisë, dje ka mbajtur takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja. Në takim është shprehur falënderim për pritjen e ngrohtë dhe u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy ministrive të punëve të brendshme dhe në nivel shtetëror, ndërsa është konfirmuar fakti se këta janë dy popuj vëllazëror të cilët ndajnë respekt reciprok, histori dhe traditë.
Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski paralajmëroi se me nismë të kryeministrit Hristian Mickoski, Ministria do të akordojë 95 milionë denarë për xhirimin e filmit për Toshe Proeskit. Ministri thotë se ky është një nga projektet më të rëndësishme, që do ta shënojë jetën e yllit më të madh bashkëkohor maqedonas. "Ideja ka rrjedhë nga MRTV dhe në bashkëproduksion nga Maqedonia dhe Ballkani, por kuptohet inspirimi, nisma, kryesisht e ky kryesuar kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski dhe në koordinim me ministrin e Kulturës dhe Ministrinë e Financave, në përocedurë eksprese të shpejtë janë siguruar fonde", theksoi Andonovski në emisionin e mëngjesit në MTV.
Shkup - Në Berovë dhe Tetovë në mëngjes janë matur -3 gradë Celsius, në Vinicë dhe Krushevë 3 gradë, ndërsa lartësia e shtresës së dëborës në orën 07:00 në Kodrën e Diellit është 34 centiemtra, ndërsa në Hanet e Mavrovës 25. Në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Strumicë janë matur -2 gradë, -1 në Demir Kapi, Kumanovë, Veles, Dibër dhe Hanet e Mavrovës, 0 në Zajçev Rid, Ohër, Pretor, Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Kavadar dhe Gjevgjeli.
Zagreb - Vili Berosh i kushton shtetit kroat dy mijë euro më shumë tani që nuk punon sesa kur ishte ministër, para rritjes së pagave, kur merrte pagën prej 2.650 euro, shkruan gazeta kroate Novi list. Ka kaluar një muaj që Vili Berosh nuk është më ministër për shkak të arrestimit, por sërish merr një rrogë sikur të ishte anëtar i Qeverisë që i dha 6 plus 6 shtesa në para, raporton mediumi. Duke qenë se Berosh ishte i detyruar ligjërisht të plotësonte listën e pasurisë 30 ditë pas largimit nga detyra, tashmë dihet saktësisht se sa e paguan shteti në muaj për asgjë, edhe pse ai ka një mandat deputeti dhe të drejtën për t'u kthyer në punën e tij të vjetër në qendrën klinike të Zagrebit.
Bruksel - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sot se vetëm me unitet mes Evropës dhe SHBA-së, pasi Donald Trampi do të marrë pushtetin, mund të "arrijë paqe" në luftën me Rusinë. "Mendoj se vetëm së bashku SHBA dhe Evropa mund të ndalojnë me të vërtetë (Presidentin rus Vladimir) Putin dhe të shpëtojnë Ukrainën", tha Zelenski derisa mori pjesë në samitin e BE-së në Bruksel.
Bruksel - Për Ukrainën është veçanërisht e rëndësishme që nga fillimi i vitit të ardhshëm të ketë unitet mes SHBA-së dhe vendeve të tjera evropiane, porositi presidenti i Ukrainës, Volidimir Zelenski para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel. "Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse ne kemi nevojë për atë unitet për të siguruar paqen. Vetëm së bashku, SHBA-ja dhe Evropa mund të ndalojnë me të vërtetë (Presidentin rus Vladimir) Putin dhe të shpëtojnë Ukrainën", tha Zelenski gjatë mbërritjes në Samit i shoqëruar nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
Moskë - Në linjën telefonike për parashtrimin e pyetjeve për presidentin rus Vladimir Putin kanë arritur më shumë se dy milionë pyetje, njofton kanali televiziv "Rusia 24". Sipas të dhënave të televizionit, në mëngjes deri në orën 9 sipas kohës së Moskës, në linjën telefonike kanë arritur 2.003.165 pyetje, ndërsa pranimi i pyetjeve do të vazhdojë deri në fund të konferencës tradicionale televizive.
Moskë - Ukraina lëshoi të paktën 13 raketa dhe 84 dronë në drejtim të Rusisë, duke shkaktuar zjarr në një rafineri nafte në rajonin jugor të Rostovit. Ministri i Mbrojtes së Rusisë njoftoi se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 84 dronë mbi rajonet ruse, prej të cilave 36 mbi Rostov. Guvernatori i Rostov, Jurij Slusar deklaroi se në sulmet është lënduar të paktën një person, ndërsa zjarri përfshiu rafinerinë e naftës Novoshahtinsk, e cila disa herë ka qenë objektivi i Ukrainës.
Moskë - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën tradicionale për shtyp të fundvitit pranoi se nuk mund të thotë se kur armata ruse do ta rifitojë kontrollin e plotë mbi rajonin perëndimor të Kurskut. "Absolutisht do t'i shtypim. Absolutisht. Nuk mund të jetë ndryshe", theksoi Putini. Por, ai në pyetjen për një datë specifike, theksoi: "Më falni, nuk mund të them për momentin".
Tel Aviv - Në sulmet e sotme ajrore izraelite ndaj huthëve në Jemen humbën jetën të paktën nëntë persona. Objektiva të sulmit ishin centralet elektrike në Sanë, si dhe portet dhe terminalet e naftës në Detin e Kuq, që janë nën kontroll të huthëve. Armata izraelite (IDF) njoftoi se me sulmet e sotme janë bllokuar aktivitetet në të gjitha tre portet jemenase nën kontroll të huthëve.
Islamabad - Pakistani ka kufizuar përdorimin e rrjeteve private virtuale (VPN), të cilat u mundësojnë përdoruesve të internetit të shmangin kontrollin e qeverisë. Autoritetet konfirmojnë se masa synon "VPN-të e parregulluara" të cilat i përdorin kriminelët dhe militantët. Ndërsa aktivisët pohojnë se kufizimet e reja synojnë rregullimin e hapësirës së internetit dhe përpjekjen për kontrollin digjital.
Uashington - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp publikoi se do të ishte "ide e shkëlqyer"që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të amerikan, duke bërë shaka në rrjetet sociale se "shumë kanadezë" e përshëndesin idenë, sepse Otava është e përfshirë nga kriza politike. "Shumë kanadezë duan që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të", publikoi Tramp në Truth Social. "Ata masivisht do të kursenin në tatime dhe mbrojtje ushtarake. Mendoj se kjo është një ide e shkëlqyer. Shteti i 51-të", shtoi ai.
Londër - Futbollistët e Arsenalit, Njukasëll dhe Liverpul kanë kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së kupës angleze. Arsenali në stadiumin e tij mbrëmë e ka fituar Kristal Palas me 3-2, ndërsa shënues i trefishtë ka qenë Gabriel Zhesus në minutën e 54., 73. dhe 81-të. Njukasëll në terren vendor triumfoi ndaj Brentfordid me 3-1. Golashënues për Njukasëll ishin Sandro Tonali në minutën e 9-të dhe të 43-të dhe Fabian Shar në minutën e 69-të, ndërsa goli i Brentford e ka shënuar Zhoan Viza në minutën e parë nga plotësimi i shtesa gjyqësore.