• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

15:00/ 5 nëntor/ 2025

Shkup – Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup, vazhdoi gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, i cili bashkë me edhe dy onkologë akuzohet për mjekim jo adekuat të pacientëve.  Para Gjykatës ishin marrë në pyetje shumë dëshmitarë të dëmtuar, përfaqësues ligjorë të pacientëve të vdekur, të cilët flisnin për mjekimin dhe terapinë konkrete në Klinikën e Onkologjisë.  Gjashtë persona që sot u morën në pyetje paralajmëruan kërkesë për dëmshpërblim dhe u përfshinë në ndjekjen penale, përveç njërit i cili paralajmëroi dëm, por nuk u përfshi në ndjekjen penale.  Një nga dëshmitarët e marrë në pyetje sot nuk paralajmëroi kërkesë për dëmshpërblim dhe nuk u përfshi në ndjekjen penale të të akuzuarit. 

Shkup - Konferenca e katërt vjetore për shëndetësi, në organizim të Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut (AmÇam), nën moton: "Fuqia e aksonit me kohë për sistem shëndetësor që reflekton" sot mbahet në Shkup. Pritet konferenca të bashkojë përfaqësues të institucioneve, industrisë, akademisë dhe organizatave të pacientëve, me qëllim identifikimin e zgjidhjeve praktike për një sistem shëndetësor më efikas, modern dhe të qëndrueshëm. Ideja e krijimit të politikave në sistemin shëndetësor nuk është vetëm krijimi i politikave bazuar në të dhënat që kemi. Fatkeqësisht, deri më tani, një nga proceset që kanë munguar në sistemin shëndetësor kanë qenë të dhënat themelore shëndetësore që nuk janë grumbulluar me kohë, me qëllim që të krijohen politika", tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, në një deklaratë për mediat.

Shkup - Për vitin 2025 pritet rritje e ekonomisë prej 3,5 për qind, ndërsa norma mesatare e inflacionit do të jetë 3,9 për qind, njoftoi Banka Popullore. Vlerësohet se deficiti i llogarisë vijuese do të arrijë 4,2 për qind e BPV-së, që paraqet një zgjerim të deficitit krahasuar me vitin e kaluar.  Në krahasim me projeksionet e prillit, pritet një deficit pak më i lartë i llogarisë vijuese, përballë flukseve financiare që mesatarisht janë më të larta se pritjet e mëparshme. Siç tha guvernatori Trajko Sllaveski, pamja makroekonomike për ekonominë vendase tregon për perpsektiva solide ekonomike dhe për një stabilizim të mëtejshëm të inflacionit.

Shkup - Dita ndërkombëtare e gjuhës rome nuk është vetëm një datë në kalendar, por një kujtesë se gjuha, si një urë e gjallë midis brezave lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e një populli. Të mos harrojmë se çdo komb, çdo popull, çdo komunitet është pjesë e mozaikut që krijon bukurinë e vendit tonë dhe Evropës. Prandaj, kur ruajmë gjuhën rome, ruajmë një pjesë të historisë sonë të përbashkët njerëzore, tha sot ministri pa portofol, përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022–2030, Shaban Saliu, në shënimin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës rome - 5 Nëntori. Gjuha, sipas tij, është simboli më i fuqishëm i përkatësisë dhe vetëvlerësimit, ndërsa Dita ndërkombëtare e gjuhës rome na kujton se gjuha nuk është vetëm një mjet komunikimi, por edhe një shenjë identiteti, dinjiteti dhe force shpirtërore.

Shkup - Të punësuarit në "Parqe dhe gjelbërim" - Shkup sot sërish protestuan para kësaj ndërmarrje publike dhe kanë shprehur revoltë pse ende nuk u janë paguar  pagat e shtatorit dhe të tetorit. U bëjnë thirrje punonjësve tëerë, që janë anëtarë të sindikatës, të vijnë edhe nesër në protestë, e cila do të mbahet në vendin e njejtë dhe të shprehin pakënaqësinë. Atanas Georgievski, kryetar i Sindikatës së pavarur të administratës shtetërore "Parqe dhe gjelbërim" potencoi se punonjësve u nevojitet vetëm rroga. 

Shkup- Nën ndikimin e serisë së valëve të lagështa ajrore prej nesër në orët e mbrëmjes deri të hënën pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Siç informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), vende-vende reshjet do të jenë të rëmbyeshme dhe dhe më të rëmbyeshme dhe gjatë 24 orëve pritet të bien mbi 30 litra shi në metër katror. Edhe në Shkup prej nesër në orëte mbrëmjes deri të hënën do të ketë reshje të kohëpakohshme të shiut të cilat në disa pjesë të luginës kohë pas kohe do të jenë më se të rëmbyeshme.

Tetovë - Komisioni komunal zgjedhor Tetovë ua dorëzoi certifikatat këshilltarëve të sapozgjedhur, të cilët janë votuar në zgjedhjet lokale më 19 tetor. Këshilli i Komunës së Tetovës ka 31 anltarë, prej të cilëve koalicioni VLEN 13, koalicioni i Aleancës Kombëtare për Integrim 12 dhe VMRO-DPMNE-ja tre. Nga një këshilltar kanë E Majta, LSDM dhe Iniciativa qytetare "Më mirë për Tetovën". "Unë jam nga lista e pavarur 'Më mirë për Tetovën', po kthehemi në këshill pas tre viteve për t'i mbrojtur interesat e qytetit. Nuk do të bëjmë tregti me partitë politike, vetëm do t'i mbrojmë interesat e qytetit. Të gjitha vendimet që do të jenë për të mirën e qytetit do t'i përkrahim dhe të gjitha vendimet që do të jenë në dëm të qytetit, ne do t'i kundërshtojmë", deklaroi Agron Arifi. Këshilltari nga koalicioni "Vlen" Jusuf Abdyli tha se do të punojnë së bashku me të gjithë, pra edhe me këshilltarët nga partitë opozitare.

Athinë - Për klimën mjaft të mirë në marrëdhëniet bilaterale, siç theksoi zëdhënësja e MPJ-së greke, Lana Zohiu, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina, folën kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis në takimin e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor para dy javësh në Londër. Samiti u mbajt më 22 tetor, nga Ministria greke e Punëve të Jashtme në platformën X atëherë publikuan fotografi nga takimet e Gerapetritis, mes të cilave edhe me kryeministrin Mickoski, ndërsa në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarë Zohiu tha se biseduan për atë që ishte në agjendën e takimit të shefit të diplomacisë greke me Timço Mucunskin para më shumë se tre muajve në Athinë.

Athinë - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski pritet që gjatë muajit ta vizitojë Greqinë, konfirmoi zëdhënësja e MPJ-së greke, Lana Zohiu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, ndërsa hollësirat do të kumtohen në mënyrë shtesë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Zelenski për herë të fundit në Athinë ishte nga fundi i gushtit të vitit 2023, kur kryeministri grek, Kirjakos Micotakis ka organizuar darkë joformale për liderët e rajonit me rastin e 20-vjetorit nga Agjenda e Selanikut për BE integrimet të vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa është ftuar edhe presidenti i Ukrainës. Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, zëdhënësja e MPJ-së greke u përqëndrua edhe në tema tjera të lidhura me politikën e jashtme të Greqisë.

Tuzlla - Prefekti i Tuzllës, Zijad Llugaviq ka konfirmuar se në zjarrin në Shtëpinë e pleqve kanë humbur jetën 11 persona. Numër i madh i të lënduarve janë transpotuar në Qendrën Klinike Universitare Tuzlla, ku u jepet ndihma e parë mjekësore. Tre policë dhe pesë zjarrfikës janë ndaluar për mjekim, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Mes të lënduarve ka edhe punonjës mjekësore, si dhe të punësuar në Shtëpinë e pensionistëve në Tuzlla. Drejtori i Shtëpisë së pensionistëve në Tuzlla, Mirsad Balkalloviq, ka dhënë dorëheqje nga ajo detyrë sot në mëngjes, kanë konfirmuar për Kliks nga institucioni për kujdes të personave të moshuar.

Budapest - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duhet të ndalojë së gënjyeri qytetarët e Ukrainës për gjasat reale të vendit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha analisti politik hungarez, Zoltan Koskoviç nga Qendra për të drejtat themelore.   "Jo. Nuk do të hyni në BE. Ndaloni së gënjyeri popullin tuaj", ka shkruar Koskoviç në rrjetin social X, duke reaguar në deklaratën e Zelenskit se Ukraina është "e gatshme të hapë kapitullin e parë, të dytë dhe të gjashtë të negociatave", në procesin eurointegrues.  Zelenski atëherë theksoi se "raporti i Komisionit Evropian për Pakon e zgjerimit konfirmon se Ukraina po ecën me vetëbesim drejt anëtarësimit në BE", gjë që në Hungari, ashtu si edhe disa analistë në Bruksel, e vlerësuan si një manipulim politik pa bazë në realitet. 

Bruksel- Gazetari italian Gabriele Nunciati është pushuar nga puna nga agjencia e lajmeve Nova pasi në brifing të Komisionit Evropian  bëri një pyetje  nëse Izraeli do ta paguajë rindërtimin e Rripit të Gazës. Ai me oyetjen bëri një paralele me kërkesat e Bashkimit Evropian,  që Rusia ta financojë rindërtimin e Ukrainës. Nunciati theksoi se pas brifingut ka pasur "biseda të tensionuara" me eprorët e tij, ndërsa më 27 tetor është njoftuar për ndërprerjen e kontratës.

Paris- Së paku pesë persona janë lënduar pasi që një shofer qëllimisht i shkeli disa këmbësorë dhe çiklistë në ishullin francez Oleron. Sulmuesi është arrestuar pasi që ka tentuar ta djegë automobilin e vet në të cilin janë gjetur bombola gazi. Ai gjatë arrestimit ka thërritur "Allah akbar". Sipas autoriteteve lokale, sulmuesi 30 vjeçar është shtetas francez dhe është i njohur për konflikte të shumta, posaçërisht pas konsumimit të rregullt të drogës dhe alkoolit. Ai nuk ndodhet nër egjistrin e personave nën mbikëqyrje për shkak të rrezikut nga radikalizimi terrorist. Është hapur hetim për incidentin.

Kiev– Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban iu përgjigj ashpër deklaratave të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski i cili e akuzoi atë në një intervistë se “mbështet Putinin” duke bllokuar negociatat e inkuadrimit të Ukrainës me Bashkimin Evropian. Zelenski tha se nuk kishte ndërmend të lëshojë pe ndaj Budapestit, ku Orbani u përgjigj se Ukraina nuk e mbron Hungarinë dhe se Budapesti nuk i detyrohet për asgjë, raporton Euronjuz. Në një intervistë të publikuar dje, Zelenski argumentoi se Hungaria duhet të mbështesë mbrojtjen e Evropës nga Ukraina në vend që të kërkojë lëshime. “Nuk mendoj se duhet t’i ofroj diçka Viktor Orbanit”, tha Zelenski.

Madrid – Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik synon largimin nga klubi në fund të sezonit 2025/26, bën të ditur portali spanjoll “ABC” (abc.es). Gjermani gjashtëdhjetëvjeçar ka informuar stafin e trajnerëve se dëshiron të largohet për shkak të lodhjes, qëndrimit të disa lojtarëve dhe mungesës së mbështetjes nga menaxhmenti. Flik është te Barcelona që nga vera e vitit 2024. Nën udhëheqjen e tij klubi ka luajtur 74 ndeshje: 54 fitore, tetë barazime dhe 12 humbje. Këtë sezon, Barcelona ka 25 pikë dhe është e dyta në La ligë. Në Ligën e kampionëve skuadra është e 11-ta me gjashtë pikë nga tre ndeshje.

Остани поврзан