• сабота, 27 јули 2024
MIA Flesh

15:00/21 shkurt/2024/

Shkup - Kryeministri Xhaferi sot në takimin me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir ka shprehur mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme që Maqedonia e Veriut e tregon ndaj Ukrainës, në kushte të momenteve të vështira për popullin ukrainas, i cili tashmë dy vite lufton guximshëm për lirinë e vet, njoftojnë nga Qeveria. 

Shkup - Kryeministri Talat Xhaferi sot ka vizituar kopshtin e parë në Komunën e Haraçinës. Kopshti ka kapacitet  për kujdesin e 115 fëmijëve. Vlera e përgjithshme e projektit është mbi 45 milionë denarë.

Shkup - Kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e mohoi se i ka quajtur mediat "hipokrite" dhe edhe njëherë kërkoi falje për atë që ka thënë më 19 shkurt, pas hapjes së shtabit të partisë më Kisella Vodë. 

Shkup - LSDM-ja do të ketë lista të kandidatëve në të gjitha njësitet zgjedhore, tha sot kryetari i partisë dhe ish-kryeministër, Dimitar Kovaçevski.

Shkup - Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme për shtyp bën thirrje që Propozimi i Ligjit për ndryshimin e validitetit të dokumenteve të udhëtimit me emërtimin Republika e Maqedonisë, të cilat janë valide, sa më parë të ndodhet në mbledhje kuvendore.

Shkup - Para Ministrisë së Mbrojtjes në mëngjes është ngritur flamuri ukrainas në shenjë të përkrahjes për mbrojtjen e integritetit terrotorial dhe sovranitetit të Ukrainës, e në prag të shënimit të dyvjetorit nga fillimi i pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurt të vitit 2022.

Shkup - Zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski realizuan vizitë të Qendrës për Trajnim në Idrizovë, me rastin e fillimit zyrtar të aktiviteteve ndërtimore për rikonstruksionin e tërë kompleksit.

Shkup - Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski, sot në konferencë për shtyp, i pyetur nëse dje ka mejl, me të cilin shkarkohet nga funksioni, thotë se ka marrë mejl me listë të emrave tjerë, por pastaj ka arritur korrigjim.

Shkup - Kryetari i partisë politike E Majta, Dimitar Apasiev dhe profesoresha Biljana Vankovska sot edhe zyrtarisht e parashtruan Nismën për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidaturën për Zgjedhjet presidenciale 2024 në KSHZ.

Shkup - Çmimet janë absolutisht reale me tarifën e re për punë gjeodezike që ka hyrë në fuqi më 15 shkurt dhe bazohen në shpenzime që ka çdo kompani gjeodezike brenda një muaji, por me të Kadastra i “kamulfon” shtrenjtimet e pabaza për shërbimet e tyre, vlerësoi sot kryetari i Odës së shoqatave tregtare për punë gjeodezike, Nikolla Ribaroski.

Shkup - Totali i depozitave në nivel vjetor është rritur për 10 për qind, ndërsa kreditë gjithsej për 5.7 për qind, kumtoi sot Banka Popullore.

Shkup - Kanë filluar punët ndërtimore në objektin Salla universale në Shkup. Rindërtimi do të zhvillohet në dy faza dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2026 kur objekti duhet të jetë i gatshëm për ngjarje dhe t'i pranojë vizitorët e saj. Gjatë fazës së parë, gjegjësisht rikonstruksioni i tavanit dhe fasadës, e pastaj vazhdon faza teknike dhe enterieri.

Tetovë - Nga 20-të ditët e shkurtit vetëm pesë ditë nuk ka pasur ajër të ndotur, megjithatë ka pasur tejkalim të kufirit të lejuar të vlerës nga 50 PM10 përgjatë 15 ditëve. Duke pasur parasysh se në janar përqendrimet mesatare ditore në 22 ditë ishin mbi 50 PM10 të lejuara, tashmë është tejkaluar standardi botëror shëndetësor i cili thotë se në një vit kalendarik nuk duhet ë ketë më shumë se 35 ditë ajër të ndotur.

Tetovë - Zjarr i madh shpërtheu në rrugën nga Zhelina drejt Siriçinës, në të cilin po digjen goma të automobilave, që krijoi tym të zi të dendur i cili vërehet në tërë rajonin e Tetovës. Sipas informatave fillestare, zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:30.

Tiranë - Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi në protestën e mbrëmshme të opozitës kanë kryer aksione të dhunshme, duke hedhur mjete piroteknike, bomba tymi dhe koktej Molotovë drejt të punësuarve në polici dhe drejt objektit të qeverisë.

Athinë - Po largohemi nga Athina, por aktivitetet tona nuk mbarojnë këtu, i dërguam mesazh të qartë Qeverisë, thonë për MIA-n një pjesë e bujqëve grek të cilët me mbi 150 traktorë dje mbërritën në metropolin grek, gjatë natës qëndruan para Parlamentit, ndërsa sot u larguan.

Ankara - Aeroplani luftarak turk KAAN nga gjenerata e pestë me sukses e përfundoi fluturimin e tij të parë, njoftoi televizioni shtetëror TRT Haber.

Moskë - Gjykata në qytetin rus Salehard ka njoftuar se më 4 mars prapa dyerve të mbyllura, do të vendos rreth kërkesës së Ludmilla Navalnaja (69), nënë e liderit opozitar rus Aleksej Navalni, që t'i dorëzohet trupi i djalit të saj, i cili ndërroi jetë në burg të premten më 16 shkurt.

Stokholm – Rusia paraqet kërcënim kryesor ndërkombëtar për sigurinë e Suedisë, ndërsa armiqtë e saj jashtë vendit mund të tentojnë ta shfrytëzojnë rrezikun e shtuar të dhunës ekstremiste nga islamistët dhe të djathtës ekstreme, kumtoi sot Shërbimi suedez i sigurisë dhe inteligjencës (SEPO).

Bruksel - Partia Popullore Evropiane (EPP) kumtoi se sot në mesditë ka skaduar afati për paraqitjen e kandidatëve partiakë për kryetar të ardhshëm të Komisionit Evropian. Kandidatura e kryetares së deritanishme të komisionit, Ursula fon der Lajen, mbetet e vetmja, shtohet në kumtesën.

Madrid - Disa qindra bujq spanjollë sot me traktorë janë nisur drejt Madridit dhe do të kërkojnë ulje të shpenzimeve për produktet bujqësore.

Berlin - Ministrat e punëve të brendshme të krahinave federale gjermane druajnë se legalizimi i kanabisit do ta rrisë aktivitetin e krimit të organizuar.

Londër - Kartëmonedhat me imazhin  e mbretit britanik Çarls III do të lëshohen në qarkullim nga 5 qershori i vitit 2024, njoftoi sot Banka e Anglisë.

Uashington - Armata izraelite po punon në zgjerimin e një rrugë në Rripin qendror të Gazës për të lehtësuar operacionin ushtarak, publikoi Vollstrit zhurnall, duke cituar përfaqësues ushtarakë, duke shtuar se është një rrugë për të cilën mediat izraelite disa ditë më parë e publikuan se ndan veriun e Rripit nga jugu i saj.

Rio de Zhanejro - Në Brazil sot fillon takimi dyditor i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të G20, në të cilin do të bisedohet për tensionet globale, mënyrat e përmirësimit të organizatave multilaterale dhe përgatitjet për Samitin vjetor të organizatës.

Nju Delhi - Policia indiane sot ka përdorur gaz lotsjellës ndaj bujqve të cilët kanë vazhduar marshimin e tyre drejt kryeqytetit indian Nju Delhi, pasi nuk u arrit asnjë përparim në negociatat me Qeverinë për çmimet e garantuara për prodhimet e tyre.

Остани поврзан