
15:00 / 8 prill / 2025
Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov sot në një deklaratë për mediat theksoi se nuk planifikon të tërhiqet nga posti ministror, as të kandidoj për kryetar të Komunës së Karposhit. "Absolutisht jo. Si do të afrohemi drejt zgjedhjeve lokale, folklori ynë do të jetë akoma më interesant. As nuk planifikoj të tërhiqem nga ky funksion, planifikoj të vazhdoj me reformat. As nuk planifikoj të kandidoj për kryetar të Komunës së Karposhit", tha ministri i Drejtësisë. Fillkov theksoi se raportet në koalicionin qeveritar janë të shkëlqyera.
Shkup - Në spitalet në vend aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej shtatë pacientë të lënduar në tragjedinë e Koçanit, prej të cilëve katër pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën Kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit", një në Klinikën e Toksikologjisë dhe dy në spitalin privat Sistina, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH). Në qendrat mjekësore të huaja mbeten të hospitalizuar 64 pacientë. Për sot gjatë ditës pritet që katër pacientë të kthehen nga mjekimi nga spitali "Pirogov" në Bullgari.
Shkup - Kompleksi "Fshati i Maqedonisë" sërish do të jetë qendër e kulturës, arkitekturës autentike dhe traditës së vendit, së shpejti do të kthehet në hartën turistike dhe kulturore të Maqedonisë. Drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të prëbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski, sot e nënshkroi vendimin për koncesionerin e kompleksit, i cili është zgjedhur në mënyrë ligjore dhe transparente, me anë të ankandit publik elektronik, përmes sistemit me të cilin menaxhon dhe operon Ministria e Financave. KOncesioneri ka obligim t'i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për aftësimin e kompleksit për të filluar me punë prej 01.06.2025.
Shkup - Edhe njëherë u tregua se besimi i qytetarëve preju dy për qind në gjyqësi nuk është kot. Kështu ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov e komentoi aktvendimin e gjykatëses Elvedin Ferati i cili dje solli vendim ta dënojë shoferin i cili e shkeli të rejën, Teodora Ristevska nga Tetova me dy vite burg. Pas takimit me kolegun e tij malazez, Bojan Bozhoviq, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me atkvendimine djeshëm, Fillkov theksoi se Këshilli gjyqësor është thirrur të reagojë pas reagimeve në opinion. "Unë as nuk guxoj, as nuk mundem ta komentoj aktvendimin, por ajo që gjithsesi dua ta komentoj është rreagimi i opinionit, ndërkaq reagimi i opinionit është ai zëri i popullit i cili është shumë i rëndësishëm, i cili duhet të arrijë te secili prej nesh, prëfshirë edhe Këshillin gjyqësor i cili është thirrur të reagojë. Ato dy për qind të besimin në gjywësi edhe një herë u treguan se nuk janë kot", tha Fillkov.
Shkup - Në Qeveri sot u konstituua Trupi ndërsektorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit e cila ka përgjegjësi të vendoset koordinimi ndërmjet të gjitha institucioneve kyçe për luftën kundër korrupsionit. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, ky trup përfaqëson një hap përpara në përpjekjen për të krijuar përfundimisht një sistem funksional dhe të sinkronizuar që do të qëndrojë në rrugën e korrupsionit. Në seancën e sotme konstituive, ai theksoi se ky trup nuk do të jetë edhe një tjetër konstrukt administrativ. "Ne jemi këtu për të krijuar një formë të re që do të ketë substancë, dhe nuk do të jetë një formë që do të jetë pa përmbajtje. Duam të ndërtojmë një mekanizëm që do të funksionojë – shpejt, me efikasitet dhe pa kompromis", tha Mickoski.
Shkup - Kryeministri Hrisitan Mickoski i ka bërë thirrje Këshillit gjyqësor që ta rishqyrtojë punën e gjykatësit, i cili ka marrë vendim që ta dënojë shoferin që e ka goditur Teodora Risteskën nga Tetova me dy vite burg. Kryeministri Mickoski theksoi se është i tmerruar nga aktgjykimi për rastin në Tetovë, ku e reja Teodora u godit për vdekje, ndërsa autori që mori një jetë të re njerëzore u dënua me vetëm 2 vite burg. Sipas tij, kjo nuk është drejtësi, por një dështim i plotë i sistemit dhe ai kërkoi publikisht nga Këshilli Gjyqësor të rishqyrtojë punën e gjyqtarit.
Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov porositi se është vështirë të arrihet drejt zgjidhjes së mirë me emra të cilët morën pjesë dhe ishin kreatorë të problemeve dhe kërkon nga LSDM të propozojë emra të rinj në grupin punues për agjendën reformuese në pjesën e jurisprudencës. "Dëshiroj të besoj në qëllimin e mirë për të ndihmuar dhe të merret pjesë në cilin do proces, por duhet të jemi të vetëdiojshëm se me emra të cilët kanë marrë pjesë dhe kanë qenë kreatorë të problemeve, vështirë se do të arrijmë drejt zgjidhjes. Ata dy emra ishin pjesë në vitin 2023 në grupin që i bënte ndryshimet kushtetuese. Shpresoj se do të kenëq asje më serioze dhe do të japin të rinj", tha Fillkov në prëgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me minsitrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Bojan Bozhoviq. Theksoi se me emrat e propozuar për grupin e punës seriozisht dyshon se LSDM ka qëllim të sinqertë për të ndihmuar në proces.
Shkup - Gjithsej 229 milionë denarë janë ne dispozicion për projekte nga fusha e mjedisit jetësor për vitin 2025, kumtoi sot në konferencë për shtyp zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti me rastin e shpalljes së konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi Investimeve në Mjedis për vitin 2025. Ai theksoi se programi ka për qëllim inkurajimin dhe financimin e projekteve dhe aktiviteteve që kontribuojnë në mbrojtjen, përmirësimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit – si një nga faktorët kyç për shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Njëkohësisht, Mexhiti apeloi deri tek të gjitha komunat, shoqatat e komunave, organizatat civile dhe institucionet që të përfshihen aktivisht në këtë proces.
Shkup -Gjykata Kushtetuese nesër në seancë duhet të vendosë për kërkesën për liri dhe të drejta të parashtruar nga lideri i të “Majtas” Dimitar Apasiev, kundër ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Më 3 tetor 2024, Gjykata Kushtetuese mbajti seancë publike në prani të parashtruesit të kërkesës dhe ish-kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, i cili në kërkesën është përmendur se me veprim e ka kryer shkeljen ndaj parashtruesit Apasiev. Parashtruesi i kërkesës thekson se kryetari i Kuvendin me veprimin e tij ka kryer shkelje të së drejtës së veprimit politik të parashtruesit në mënyrë që nuk ka qenë i pranuar Propozimi për nismë qytetare në nivel shtetëror për shpallje të referendumit të detyrueshëm shtesë.
Shkup - Ministria e Shëndetësisë angazhohet për një sqarim sa më të shpejtë të rastit nga ana e Prokurorisë Publike në lidhje me pretendimet për marrje të ryshfetit nga një person në pozitë udhëheqëse në një institucion shëndetësor publik. "Ministria e Shëndetësisë është në dispozicion nëse kërkohen çfarëdo lloj informacionesh në bazë të detyrës zyrtare. Prioriteti ynë mbetet ofrimi i kujdesit më të përshtatshëm për të gjithë pacientët në institucionet shëndetësore publike", thonë nga Ministria pas informatave se u arrestua drejtori i Spitalit geriatrik "13 Nëntori", Muhsin Arifi.
Shkup - Komisioni kuvendor për shëndetësi sot kishte takim me anëtarët e shtabit të krizës për Koçan, të udhëhequr nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Rashela Mizrahi, publikoi se sot është mbajtur një takim jozyrtar në mes të Komisionit për Shëndetësi pranë Kuvendit, Ministrit të Shëndetësisë, Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe anëtarëve të shtabit të krizës shëndetësore të formuar për përkujdesjen dhe transportin e viktimave nga diskoteka e djegur në Koçan.
Shkup – Kapaciteti i mbingarkuar për përkujdesje për fëmijët parashkollorë i tejkalon kapacitetet në dispozicion, kështu që 67 për qind e çerdheve në maj të vitit të kaluar kanë funksionuar me kapacitete të mbingarkuara apo të tejkaluara, tregojnë rezultatet e auditimit të performancës të kryer nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR). Në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024 janë ndërtuar shtatë çerdhe për të cilat janë paguar fonde në vlerë të përgjithshme prej 263,89 milionë denarë ose 4,3 milionë euro nga burime të ndryshme dhe deri në periudhën raportuese të auditimit nuk ishin vënë në përdorimi për shkak të mos dhënies së dakordësive nga Ministria e Financave për vendimin për punësimin e personelit të nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit.
Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, dërgoi një urim për të gjithë pjesëtarët e bashkësisë rome, duke theksuar se respekti nuk është thjesht një detyrim, por një zgjedhje që bëjmë çdo ditë. "8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, është një ditë që nuk është vetëm simbol i luftës së popullit rom për barazi, liri dhe dinjitet, por edhe një ditë për kujtesë dhe shpresë. Një ditë e përkushtuar rritjes së vetëdijes për të drejtat dhe kulturën e bashkësisë rome, por edhe një kujtues se çdo qytetar, pa dallim etnie apo përkatësie fetare, ka mundësi të barabartë për të marrë pjesë, për të kontribuar dhe për të përparuar", thekson në urim Stoilkoviqi.
Shkup - Kryetari i Kuvendit., Afrim Gashi seancën e 43-të e filloi me urim për pjesëtarët e komunitetit rom me rastin e 8 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Kur Gashi u bëri thirrje propozuesve që ta elaborojnë arsyetimin që Propozim ligji për ndryshim dhe Ligjit për tokë ndërtimore të miratohet me procedurë të shkurtuar, deputeti i Të Majtës, Borisllav Kërmov kërkoi që të drejtohet në mënyrë procedurale. Kërmov theksoi se Deklarata për njohjen e shtetit të Palestinës e parashtruar nga E Majta tashmë pesë muaj qëndron e bllokuar në Komisionin për politikë të jashtme dhe Tregti të Jashtme.
Shkup - Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vepër penale "mitmarrje" dhe "marrje të shpërblimit për ndikim antiligjor", njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. "Në një aksion të koordinuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit janë arrestuar dy persona nën dyshimin për vepra penale mitmarrje dhe marrje të shpërblimit për ndikim antiligjo", thonë nga MPB-ja. Siç theksojnë, veprohet për zbardhje të plotë të ngjarjes.
Shkup - Ende është aktive ndalesa për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugën Tetovë - Kodrën e Diellit. Për llojet e tjera të automjeteve, përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm (zinxhirët), njoftojnë nga LAMM. LAMM kujton se aksi rrugorë Krushevë - fshati Divjac i Poshtëm - fshati Koshiçë është i pasigurtë për komunikacionin dhe paraqet rrezik për rrjedhën normale të trafikut. Prej 4 prill të vitit 2025 është mbyllur për të gjitha llojet e trafikut, ndërsa mundë të shfrytëzohet rruga rajonale fshati Pusta Reka - Krushevë.
Tetovë - Me leximin e dëshmive me shkrim nga ana e mbrojtjes, sot vazhdoi procesi i përsëritur gjyqësor për të pandehurit Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe ISHP Spitali klinik në Tetovë, si person juridik, të cilët akuzohen për veprën penale "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme", në lidhje me zjarrin e 8 shtatorit të vitit 2021 shpërtehu në spitalin modular në Tetovë, m ç'rast i kanë humbur jetët 14 persona. Pasi që mbrojtja i lexoi dëshmitë me shkrim, të cilat ata i dorëzojnë, nga ana e Prokurorëve është kërkuar, për shkak të efikasittit të procedurës, në vend që të ftohen dëshmitarët e tyre dhe të merren sërish në pyetje, të kryhet lexim i dëshmive, të cilat ata i kanë dhënë në gjykimin e parë.
Tiranë - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, sot gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, deklaroi se qëllimi për integrim të Shqipërisë në familjen evropiane deri në vitin 2030 është qëllim real, por kjo bazohet në sundimin e së drejtës dhe është kushtëzuar nga fakti se të dyja palët duhet të kryejnë mirë "detyrën e vet të shtëpisë" gjatë këtij udhëtimi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse kushtëzohet integrimi i Shqipërisë në BE nga reforma të caktuara, një prej tyre ajo e ndjekjes së korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë, Kallas tha se "viti 2030 është një objektiv realist, në rast se ne të gjithë do të ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Por, jo vetëm reformat që duhen miratuar, por edhe reformat e miratuara që duhen të vihen në zbatim".
Bruksel - Evropa është industri udhëheqëse botërore për teknologj të pastër, por ajo histori e suksesit evropian ka sjellë sfida për sektorin e biznesit në BE, si rritja e kostove të energjisë, qasje të pamjaftueshme në financa, konkurrenca e padrejtë globale dhe problemet në blerjen e lëndëve të para të rralla, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen në një video fjalim në Konferencën për teknologji të pastër 2025. "Nëse Evropa dëshiron të jetë lider, atëher duhet të veprojmë tani. Dhe këtë po e bënë ky Komision Evropian. Në tre muajt e fundit kemi dorëzuar dhjetë pako për ta bërë Evropën më konkurruese" tha Fon der Lajen.
Bruksel - Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nesër duhet të prononcohen për propozimin e Komisionit Evropian për masat reciproke të BE-së ndaj tarifave për çelik dhe aluminium, të vendosura nga ana e Administatës së presidentit amerikan Donald Tramp, informoi sot zëdhënësi i KE-së për siguri ekonomike, tregti, shërbime financiare dhe tarifa, Ollaf Gill. "Nëse na japin mandatin për ato kundërmasa, pres të shpallen në fillim të javës së ardhshme", tha Gill. Ai paralajmëroi se si fazë të dytë të përgjigjes evropiane, Komisioni Evropian javën e ardhshme do të prezantojë edhe plan për reagim të tarifave amerikane të automobilave dhe kundërmasave të vendosura nga SHBA-ja.
Moskë - Moska dhe Uashingtoni investojnë përpjekje të rëndësishme për normalizim të raporteve, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Ai vlerësoi se në këtë moment është vështirë të paramendohet fillimi i negocuatave për Marrëveshjen e re për armatim ofenziv strategjik (START), por, siç theksoi, Moska dhe uashingtoni punojnë në mundësinë për një dialog të tillë në të ardhmen.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi dhe sekretari i mbrojtjes Pit Hegset kanë shpallur propozimin për buxhetin e mbrojtjes në vlerë prej një bilion dollarë, që është një shumë rekord për ushtrinë. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, Trampi tha se buxheti i ardhshëm do të jetë "afër" një bilion dollarë. Hegset shkoi një hap më tej në një postim në Platformën Iks mbrëmë, duke thënë se Tramp po "rindërton ushtrinë - dhe atë shpejt".