• петок, 20 февруари 2026
MIA Flesh

09:00/11 shkurt/2026

Shkup - Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 84-të, në rend dite të së cilës janë edhe dy pika tjera të mbetura. Para deputetëve janë Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji  për ratifikimin e Protokollit shtesë ndaj Konventës për Marrëveshjen për transport rrugor ndërkombëtar të mallrave (CMR) për listë transportuese elektronike, të miratuar në Gjenevë më 20 shkurt të vitit 2008.

Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione - Komisioni për Shëndetësi dhe Komisioni Jurudiko-ligjdhënës. Para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi është Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar.

Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet ngjarja "Forcimi i mbikqyrjes parlamentare përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit".  Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, fjalë hyrëse do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val dhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski.

Shkup - Mjetet për inteligjencë të gjeneruar artificiale (IA) në Maqedoninë e Veriut përdorin 45,4 për qind e të rinjve të moshës prej 16 deri në 24 vjeç, që është nën mesataren evropiane prej 63,8 për qind, tregojnë të dhënat  e Eurostatit për vitin 2025. Në BE, inteligjencën artificiale më shumë e përdorin të rinjtë në Greqi (83,5 për qind), në Estoni (82,8 për qind) dhe në Çeki (78,5 për qind). Përqindja më e ulët është regjistruar në Rumani (44,1 për qind), Itali (47,2 për qind) dhe Poloni (49,3 për qind).

Bogovinë - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Komunën e Bogovinës, si pjesë e një iniciative për informimin e publikut për afrimin në BE dhe procesin e integrimit të vendit deri në bashkësitë lokale. Vizitën do ta fillojë me takime me kryetarin e komunës Feti Abazi dhe anëtarët e këshillit komunal. Diskutimet do të përqendrohen në përfitimet e anëtarësimit në BE dhe do të theksojnë ndikimin konkret të mbështetjes së BE-së në jetën e përditshme në rajon.

Shkup - Rezervat devizore në fund të janarit të këtij viti arritën në 5.600.5 milionë euro dhe krahasuar me muajin e kaluar shënojnë rritje për 675.3 milionë euro, njoftoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (74,8%), e ndjekur nga ari monetar (16,8%) dhe valutat dhe depozitat (8,4%).

Shkup - Në aksin rrugor Kumanovë - Shkup afër unazës Hipodrom është vendosur devijim për shkak të një aksidenti rrugor, informon LAMM. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Vërehen reshje të borës me intensitet të dobët në Kodrën të Diellit, të cilat nuk mbeten nëpër rrugë. Dukshmëritë zvogëluar për shkak të mjegullës ka në qafat malore Pletvar deri në 100 metra, Strazhë deri në 80 metra dhe Krushevë deri në 50 metra.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në malet më të larta do të ketë reshje shiu dhe borë. Do të ketë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Athinë - Me dhjetë ministra nga Qeveria, delegacioni grek i kyesuar nga kryeministri i vendit Kirjakos Micotakis sot do të marrë pjesë në Këshillin e lartë të gjashtë të bashkëpunimit mes Greqisë dhe Turqisë që do të mbahet në Ankara. Marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi, progresi në dy vitet e kaluara pas nënshkrimit të Deklaratës së Athinës, ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare, pritet të jenë temat e Këshillit, informoi zëdhënësja e MPJ-së greke, Lana Zohiu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka për qëllim që më 24 janar të prezantojë një plan për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbaheshin së bashku me një referendum mbi një traktat të mundshëm paqeje me Rusinë. Këtë informacion sot e konfirmuan përfaqësues ukrainas dhe perëndimorë të njohur me planifikimin, raporton Fajneshëll tajms.

Rio de Zhanjero - Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro dje paralajmëroi për komplote të reja për atentat kundër tij, vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale në vend.  Petro, duke folur gjatë një takimi me ministrat e tij që u transmetua drejtpërdrejt, përshkroi incidente specifike që kanë ndodhur gjatë udhëtimeve të tij.  Ai tha se të hënën në mbrëmje helikopteri me të cilin po udhëtonte nuk ka mundur të ulet, pasi ndaj mjetit fluturues "do të qëllohej". 

Tambler Rixh - Në një sulm të armatosur në shkollën e mesme Tambler Rixh, në Kolumbinë Britanike, në Kanada, janë vrarë dhjetë persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, bënë të ditur autoritetet. BBC njofton se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 13:20 sipas orës lokale. Policia ka gjetur gjashtë të vdekur në një shkollë, ndërsa i shtati ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy persona janë gjetur ka shenja jete në një shtëpi në afërsi të shkollës.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mendon të dërgojë edhe një bartës të aeroplanëve në Lindjen e Mesme në kushte të konfliktit me Iranin, njoftoi mbrëmë portali informativ "Aksios". "Kemi një armatë që po ecën përpara dhe mund të ketë një tjetër", tha Trampi në intervistën për "Aksios", duke shtuar se po "mendon" për dërgimin e një grupi tjetër të bartësve të aeroplanëve.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp, nesër do ta shfuqizojë ligjin nga koha e presidentit Barak Obama, që ka shërbyer si bazë për luftën kundër emsioneve të gazrave të qelqta në SHBA, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit. Presidenti amerikan me këtë do ta "formalizojë shfuqizimin" e ligjit nga viti 2009, i njohur si ligji për "zbulimin e kërcënimit", deklaroi Livit para gazetarëve, duke shtuar se heqja e ligjit do t'u mundësojë amerikanëve të kursejnë para.

Londër - Uest Hem barazoi 1:1 me Mançester Junajted mbrëmë në javën e 26 të të Premier ligës angleze të futbollit. Ndeshja u zhvillua në "London Stadium". Në ndeshjen e parë nuk pati gola. Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi i Uest Hem, Tomas Souçek, e hapi rezultatin. Në minutën e 63-të, mysafirët shënuan përmes Kazemiros, por VAR-i anuloi golin për shkak të ofsajdit. Megjithatë, Mançester Junajted shpëtoi nga humbja në kohë shtesë, me golin e Benxhamin Sheshko në minutën 90+6. 

Остани поврзан