• сабота, 06 декември 2025
MIA Flesh

12:00/13 nëntor/2025

Shkup - Qytetit i Shkupit sot shënon 81 vjetorin e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore. Me këtë rast, një delegacion i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, i përbërë nga: Sergej Popov Malisha Stankoviq, Sllavjanka Petrovska dhe Rexhep Ismail do të vendosë kurora me lule të freskëta në Varrezat Partizane në Butel, shëtitorja e Kolosëve në varrezat e qytetit “Butel“, tek varri i gjeneral Mihajllo Apostollski dhe te monumenti i çlirimtarëve të Shkupit para ndërtesës së Qeverisë.

Shkup - Ndërtimtaria e Maqedonisë duhet të rritet. Numrat e parë janë shumë optimiste sepse në gjysmën e parë të vitit krahasuar me vitin e kaluar, u vërejt rritje në ndërtimtari prej 9 për qind, ndërsa rritja në shërbimet e transportit është 6,1 për qind dhe është shumë më e lartë se rritja të cilën e ka vendi. Kjo tregon se këto dy sektore rriten, tha zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski. 

Shkup - Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska zhvilloi takim pune me nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Robert de Grut, i cili mbikëqyr aktivitetet e bankës në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së nënkryetarit De Grut në vend, gjatë së cilës ai konfirmoi mbështetjen e tij për zhvillimin e projekteve strategjike në sektorin energjetik, kumtoi Ministria.

Shkup - Drejtoria e Policisë Financiare ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër tetë personave fizikë – ish funksionarë dhe punonjës në Komunën e Sarajit dhe Qytetin e Shkupit, si dhe kundër një inxhinieri mbikëqyrës, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës dhe autorizim zyrtar, moskujdesit në punë dhe për falsifikim ose shkatërrim të librave të afateve.

Shkup - Me rastin e 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të qytetit të Shkupit, delegacioni i Qytetit të Shkupit, i udhëhequr nga kryetari Orce Gjorgjievski, do të vendosë lule në varrezat partizane në Butel, në Rrugën e kolosëve në varrezat e qytetit, në varrin e gjeneralit Mihajllo Apostolski dhe te përmendorja e çlirimtarëve të Shkupi para ndërtesës së Qeverisë. 

Shkup - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali, së bashku me këshilltarin shtetëror për TIK pranë QMK-së, Igorçe Karanfiloski, marrin pjesë në ngjarjen nacionale dyditore kushtuar zhvillimit dhe testimit të Planit nacional për reagim dhe koordinim ndaj incidenteve kibernetike (NCIRP) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila sot dhe nesër do të mbahet në Ohër. Në këtë ngjarje prezantohet sistemi për menaxhim me kriza si institucion kyç në rast të një situate krizash kibernetike, si dhe përdorimi i platformës NICS si mjet bazë për koordinim. 

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, e filluan fushatën dimërore me moton “Ngis me siguri – Arrij me siguri”, me një aktivitet parandalues-edukativ në stacionin e pagesës “Petrovec”, i realizuar së bashku me pjesëtarë policorë nga Sektori për Punë të Komunikacionit pranë Byrosë për Siguri Publike dhe pjesëtarë policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

Bruksel – Për paqe të përhershme është e nevojshme Ukrainë e fuqishme dhe e pavarur, prandaj sot do të paguajmë afro gjashtë miliardë euro nga programi për Reforma Ekonomike dhe Financiare (EPA) dhe nga Mekanizmi Ukrainas, paralajmëroi sot paradite kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin para eurodeputetëve në debatin për rezultatet nga Samiti i BE-së i tetorit. 

Gjenevë - Tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga sëmundjet infektive në botë, duke marrë jetën e rreth 1,23 milion njerëz vetëm vitin e kaluar, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke potencuar brishtësinë e progresit në luftën kundër sëmundjes. Numri i rasteve të vdekjeve nga tuberkulozi u ul me tre për qind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i rasteve të sëmundjes u ul me pothuajse dy për qind, theksohet në raportin vjetor të OBSH-së. 

Budapest - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi sot se "iluzioni i artë i Ukrainës po rrënohet" dhe se Hungaria nuk do ta financojë "rrjetin e mafias ushtarake", pas rastit të korrupsionit në sektorin e energjetikës në Ukrainë dhe dorëheqjes së ministrave. "Është zbuluar rrjeti i mafias ushtarake me lidhje të panumërta me presidentin (e Ukrainës) Volodimir Zelenski. Ministri i Energjetikës tashmë ka dhënë dorëheqjen dhe i dyshuari kryesor është larguar nga vendi. Ky është një kaos në të cilin elita e Brukselit dëshiron të injektojë para te taksapaguesit evropianë, ku gjithçka që nuk është qëlluar në front përfundon në xhepat e mafias ushtarake. Çmenduri", shkroi Orban në rrjetin X.

Limë – Të paktën 37 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën në Peru pasi një autobus ra në humnerë të thellë rreth 200 metra pas përplasjes me automjet tjetër. Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një seksion “të vështirë” nga Autostrada panamerikane, e cila i lidh Perunë dhe Kilin, në rajonin jugor Arekipa, informon Bi-Bi-Si. Sipas mediave lokale, në autobus ka pasur 60 udhëtarë. 

Seul - Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 u lënduan kur një kamion hyri në tregun Xheli, në qytetin Buçeon, nga jugperëndimi Seulit, kumtuan autoritetet e Koresë së Jugut mëngjesin e sotëm. Incidenti ndodhi rreth orës 11 sipas kohës lokale, publikoi Jonhap. Policia kumtoi se shoferi, një burrë rreth të gjashtëdhjetave, është arrestuar në vendngjarje. 

Uashington - Sekretari shtetëtor amerikan, Marko Rubio, deklaroi se Rusia e ka bërë të qartë se nuk dëshiron paqe, duke theksuar se Moska vazhdon me sulmet e saj afatgjata ndaj infrastrukturës ukrainase dhe se po humbet çdo javë nga 7.000 ushtarë. "Ata vazhdojnë të sulmojnë rrjetin elektrik të Ukrainës dhe të përpiqen të demoralizojnë vendin, ndërsa humbasin rreth 7.000 ushtarë në javë. Mendoj se e kanë bërë të qartë se çfarë duan, që është se duan pjesën tjetër të Doneckut, dhe është e qartë se ukrainasit nuk do të bien dakord me këtë", tha Rubio në një konferencë për shtyp.

Londër - Federata evropiane e futbollit (UEFA) e konfirmoi orarin e ndeshjeve për Kampionatin evropian 2028, sipas ueb faqes së organizatës. Nikoqirë të EURO2028 do të jenë Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi. Gjithsej janë caktuar 51 ndeshje. Ndeshja e parë në kampionat, ku do të marrin pjesë ekipe të Grupit A, do të luhet më 9 qershor të vitit 2028, në Stadiumin kombëtar të Uellsit në Kardif.

Остани поврзан