MIA Flesh
- Shkup - Pas reagimeve të para të opinionit dhe sektorit joqeveritar me Propozim-ligjin për pozitë të lartë udhëheqëse, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, deklaroi se bëhet fjalë për një masë reformuese thelbësore dhe të shumëpritur e cila vendos rregulla të qarta, profesionalizëm dhe përgjegjësi në sektorin publik. "Ky ligj është në agjendën reformuese të shtetit më shumë se shtatë vjet. Për herë të parë ofrohet një zgjidhje e qartë dhe e zbatueshme që përfshin funksionet e menaxhimit dhe ekzekutivit në rreth 100 institucione dhe vendos kritere transparente dhe procedura për zgjedhje", thesko Minçev mbrëmë në një intervistë për TV Sitel.
09:00/9 shkurt/2026
Shkup - Pas reagimeve të para të opinionit dhe sektorit joqeveritar me Propozim-ligjin për pozitë të lartë udhëheqëse, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, deklaroi se bëhet fjalë për një masë reformuese thelbësore dhe të shumëpritur e cila vendos rregulla të qarta, profesionalizëm dhe përgjegjësi në sektorin publik. "Ky ligj është në agjendën reformuese të shtetit më shumë se shtatë vjet. Për herë të parë ofrohet një zgjidhje e qartë dhe e zbatueshme që përfshin funksionet e menaxhimit dhe ekzekutivit në rreth 100 institucione dhe vendos kritere transparente dhe procedura për zgjedhje", thesko Minçev mbrëmë në një intervistë për TV Sitel.
Shkup - Me dëgjimin e ekspertëve nga Sllovenia, të cilët i kanë punuar ekspertizat mjekësore për Prokurorinë, sot në Gykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës për Onkologji, Nino Vasev, i cili së bashku me dy onkologë tjerë është akuzuar për trajtim jo adekuat të pacientëve. Rasti është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtarja Snezhana Markovska, ndërsa për dëgjimin e ekspertëve nga Sllovenia janë caktuar disa seanca këtë javë.
Shkup - Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut i kontrolluar nga Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, mbrëmë në ora 23 e 9 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cili rrjedh nga territori i Kosovës, rreth 46 km në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit, ML3.0. Sipas të dhënave të observatorit, tërmeti është ndjerë në Tetovë dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës sizmike evropine.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira, me reshje të herëpashershme shiu që do të jenë më intensive në pjesët juglindore, ku priten mbi 15 litra shi për metër katror. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë në disa nga vendet më të larta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë 5 deri në 11 gradë.
Tbilis - Konflikti në Ukrainë do të kishte mbaruar tashmë nëse evropianët nuk do t'i kishin kundërshtuar aspiratat paqësore të presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi mbrëmë shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto. "Nëse evropianët nuk do t'i kishin penguar përpjekjet e presidentit amerikan Tramp, jam i bindur se paqja në Ukrainë do të arrihej për pak më shumë se një vit. Nga vetë fillimi, evropianët e konsideronin këtë luftë të tyre. Ata thonë: "Kjo është lufta jonë". Në fakt, kjo nuk është lufta jonë", tha Sijarto në intervistën për kanalin televiziv gjeorgjian Rustavi 2.
Kiev - Një person humbi jetën dhe dy janë plagosur në një sulm me dron rus gjatë natës në Odesa, bëri të ditur shefi i administratës rajonale, Oleg Kiper. Ai në Telegram postoi se sulmet masive ruse në rajonin e Odesës janë dëmtuar ndërtesa banimi dhe se një zjarr shpërtheu në njërën prej ndërtesave dhe në makinat e parkuara aty pranë, raportoi Ukrinform. Theksohet se zjarret u shuan shpejt.
Karakas - Lideri i opozitës venezueliane Huan Pablo Guanipa, ish-anëtar i Kuvendit nacional, është marrë peng në Karakas rreth mesnatës sipas orës lokale, vetëm disa orë pasi që është liruar nga burgu, bëri të ditur liderja opozitare dhe fituese e Çmimit për paqe, Maria Korina Maçado. "Huan Pablo Guanipa është marrë peng para vetëm disa minutave në lagjen Los Çoros në Karakas. Burra të armatosur në veshje civile kanë arritur me katër automjete dhe e kanë marrë me forcë. Kërkojmë lirimin urgjent të tij", shkroi Maçado herët në mëngjes në rrjetin social X.
Teheran - Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohamadi, është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg në Iran, njoftuan sot mbështetësit dhe avokati i saj. "Është dënuar me gjashtë vjet burg për "shoqërim dhe komplot", dhe një vit e gjysmë për "propagandë", si dhe me një ndalim udhëtimi dyvjeçar", shkroi avokati. Ajo u arrestua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar në një komemoracion për një avokat të të drejtave të njeriut i cili u gjet i vdekur. Nga burgu paraprakisht u lirua në dhjetor të vitit 2024 për arsye mjekësore.
Shenzhen, Kinë - Gjykata në Hong Kong sot e ka dënuar manjatin mediatik dhe aktivistin prodemokratik Xhimi Lai në 20 vite burg. Lai (78) në dhjetor është shpallur fajtor për komplotin për bashkëpunim me forcat e huaja edhe për publikimin e shkrimeve kryengritëse, kundërvajtje, për të cilat është parashikuar dënim i mundshëm me burg të përjetshëm. Ai vazhdimisht i ka mohuar akuzat. Në shqiptimin e aktvendimit ishin të pranishëm bashkëshortja e Lai, Tereza Lai dhe mbështetësit e tij, mes të cilëve edhe kardinali katolik Xhozef Zen, transmeton DPA.
Seul - Një helikopter sulmues ushtarak i Koresë së Jugut "AN-1S Kobra" u rrëzua sot gjatë një fluturimi stërvitor në pjesën veriore të qarkut Gapjeong, me ç'rast humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit, kumtoi armata. Helikopteri u rrëzua pas pak orës 1 sipas kohës lokale, ndërsa arsyeja e fatkeqësisë ende nuk dihet, sipas kumtesës për media. Dy anëtarë të ekuipazhit u transferuan në spitalet e afërta, por më vonë u shpallën të vdekur.