12:00/16 shkurt/2026
Shkup - Është rikonstruktuar një pjesë e rrugës lokale Draçevë- motel "Kitka". Me një gjatësi totale prej 6,42 kilometra dhe gjerësi rruge prej 3,5 metra, rruga ka marrë një infrastrukturë të qëndrueshme, funksionale dhe afatgjatë të trafikut, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në rrjetet sociale, në pjesën "Projekte për ndryshime të qëndrueshme - themele për një të ardhme të sigurt".
Shkup - Rritja e kritereve për marrjen e subvencioneve dhe kontrolle më të përforcuara në terren të përfituesve të mbështetjes financiare, paralajmëroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Cvetan Tripunovski. Tripunovski, i cili në brifing me gazetarët, përmblodhi aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të Ministrisë së Bujqësisë, shpjegoi se kontrollet nuk do të jenë tendencioze në asnjë mënyrë, ndërsa do të kryhen sepse janë identifikuar përfituesit e subvencioneve të cilët në përgjithësi nuk i kanë kultivuar hapësirat.
Shkup - Pas reshjeve të shiut që goditën vendin, situata është më kritike në fshatin Forinë, i cili është më i prekuri nga përmbytjet, informoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Janë përmbytur dhe zonat bujqësore në fshatrat Çajle, Turçane, Vrapçishtë dhe Belovishtë. Në rajonin Jugperëndimor, në Kërçovë, në rrugën "Prilepska", u regjistrua përmbytja më e madhe e shtëpive dhe 220 persona u evakuuan dhe u sistemuan në sallën sportive "Hristo Uzunov". Ka pellgje në rrugën "29 Nëntori" në lagjen Podvarosh, ku bodrumet e disa shtëpive janë të përmbytura. Përmbytje ka edhe në objeke dhe spitalet në Kërçovë. Është organizuar dërgesa e ushqimit dhe ujit për njerëzit e rrezikuar është organizuar me mbështetjen e Kryqit të Kuq, ndërsa në terren aktivisht po punojnë ekipe nga policia, ndërrmarja komunale dhe shërbimi i zjarrfikësve.
Prishtinë- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Tramp, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Gjenevë - Një tren doli nga shinat këtë mëngjes për shkak të një orteku pranë fshatit zviceran Gopenshtajn në kantonin Vale, ndërsa policia dyshon se në aksident janë lënduar shumë persona, raportojnë mediat zvicerane. Aktualisht është duke u zhvilluar një operacion shpëtimi.
Gjenevë - Irani po hyn në negociata për programin e tij bërthamor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me "ide realiste" dhe nuk do t'i nënshtrohet presionit gjatë këtyre bisedimeve, deklaroi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Iragçi. Ai shkroi në Platformën Iks se është në Gjenevë për një raund të ri negociatash indirekte me SHBA-në me propozime konkrete dhe se Irani dëshiron një marrëveshje të drejtë.
Londër - Kryeministri britanik Kir Starmer po shqyrton një rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake të vendit, mësoi Bi-Bi-Si, duke thënë se ndihmësit e Kryeministrit tani po shqyrtojnë propozime për të përmbushur objektivin e ndarjes së tre përqind të PBB-së për mbrojtje deri në fund të mandatit aktual parlamentar, i cili mund të zgjasë deri në vitin 2029.
Pekin - Shpërthimi në depon e fishekzjarreve në Kinën lindore mori jetën e tetë personave, ndërsa dy janë lënduar, kumtuan autoritetet. Jashtë qyteteve të mëdha ku përdorimi i mjeteve piroteknike është i rregulluar në mënyrë strikte, banorët e vendit përdorin rregullisht fishekzjarre gjatë ngjarjeve dhe festave të rëndësishme, siç është Viti i Ri Hënor, i cili do të festohet nesër.
Islamabad - Të paktën dy persona e kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, ndërsa 12 persona të tjerë janë lënduar në shpërthimin që ndodhi sot në provincën veriperëndimore pakistaneze Hajber Pahtunhva, njoftuan autoritetet lokale. Shpërthimi ndodhi para portës kryesore të stacionit policor Mirxhan në rrethinën Banu rreth orës 10 sipas kohës lokale, deklaroi një zyrtar lokal i policisë.
Vellington - Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat ndërprenë fluturimet, trenat dhe tragetet sot mbyllën edhe rrugët në disa pjesë të Ishullit të Veriut të Zelandës së Re, duke lënë mijëra njerëz pa rrymë. Shumica e fluturimeve për në dhe nga kryeqyteti Vellington u anuluan ose u shtynë këtë mëngjes, kumtuan autoritetet e aeroportit.
Napoli – Trajneri i Napolit, Antonio Konte, ka shprehur përshtypjet e tij nga barazimi 2:2 i mbrëmshëm ndaj Romës në terrenin vendas në kuadër të xhiros së 25-të të kampionatit në Seria A.