• сабота, 06 декември 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 12 nëntor/ 2025

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert De Grot, ndërsa pas takimit u nënshkrua Marrëveshje për hapjen e përfaqësisë së BEI në Shkup. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në konferencën e përbashkët për media me De Grot në Qeveri pas nënshkrimit të dokumentit theksoi se ky akt përfaqëson hap të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe avancimin e partneritetit me institucionet evropiane, duke theksuar se që nga pavarësia e deri më sot BEI ka investuar mbi 1,6 miliardë euro në sektorë kyçë për zhvillim të qëndrueshëm të shtetit. 

Shkup - Procesin e tërheqjes së investimeve të huaja e zhvillojmë bashkërisht dhe në koordinim si ekip me Agjencinë e investimeve të huaja, Drejtorinë për Zonat Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale, Zyrën e kryeministrit dhe misionet diplomatike dhe konsullore, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se kush sa investime solli apo dakordoi në vend. Ai vuri në dukje se tregje të caktuara me potencial të madh ishin lënë pas dore, prandaj ministria përkatëse ka punuar për hapjen e një ambasade në Arabinë Saudite dhe vizitën e tregjeve në Afrikë dhe Azi në të ardhmen së bashku me Odat ekonomike.

Shkup - Marrëveshjen ose vendosjen e kushteve ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri duhet së pari ta bëjmë ndërmjet vete, ndërsa jo të merremi vesh përmes mediave, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.  Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri për pritjet nga takimi i koalicionit dhe nëse VMRO-DPMNE do të lirojë vende të ministrave që të bëjë hapësirë për partnerët e koalicionit theksoi se po zhvillojnë komunikim i cili do të vazhdojë në periudhën e ardhshme. 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në lidhje me punën e Komisionit të ekspertëve Maqedoni-Bullgari për çështje historike dhe arsimore, theksoi se politika nuk ka të drejtë të ndërhyjë në lirinë akademike, ndërsa detyrimi i anëtarëve të këtij trupi është të debatojnë dhe të nxjerrin përfundime, bazuar në metoda shkencore. "Një gjë të cilën thashë në fillim të mandatit tonë është se politika nuk ka të drejtë të ndërhyjë në lirinë akademike. Detyrimi i anëtarëve të atij komisioni është të diskutojnë, të debatojnë dhe nëse ia dalin mbanë, të arrijnë në disa përfundime bazuar në njohuritë e tyre shkencore. Kështu që, politika ka hequr duart, që kur Qeverinë e udhëheqë kryeministri Mickoski dhe që kur unë jam ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme", tha Mucunski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri ,e nënkryetarin e EIB-së, Robert De Grot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar deklaratën e bashkryesuesit të Komisionit, Angel Dimitrov se Komisioni ngec në punën e tij. 

Shkup – Jemi në përgatitje për ndërtimin e një hekurudhë të shpejtë nga Shkupi në Selanik, në seancën e djeshme të Qeverisë u miratua vendim për zgjidhje urbane për lokalitetin Stobi, në rajonin e Tikveshit po hapen verari të reja. Qëllimi ynë është të lehtësojmë edhe ndërtimin e hoteleve të reja dhe të mbajmë turistët që kalojnë tranzit përmes Korridorit 10 ose zyrtarisht E-75, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski në panel diskutimin në kuadër të konferencës "E 75 - Baza për zhvillimin e turizmit krijues dhe qëndrueshmëria e tij".

Shkup - Në mëngjes publikuam se e punojmë qarkoren në Kriva Pallankë, që është pjesa e fundit e lidhjes me Bullgarinë. Punojmë në rikonstruimin e vendkalimit kufitar Deve Bair, ku intensivisht punohet në fazën e parë, do të ketë edhe fazë të dytë, porositi zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, i cili iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për investimet e vendit tonë në infratsrukturën rrugore dhe ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.

Tetovë - Ministri i Sportit, Borko Ristovski së bashku me kryetarin e Komunës së Tearcës, Daut Memishi, sot e kanë lëshuar në përdorim qendrën sportive plotësisht të rindërtuar në fshatin Dobroshtë, informojnë nga Ministria. Në kuadër të kompleksit sportiv është ndërtuar: fushë e futbollit, fushë basketbolli me dysheme polipropileni dhe një kënd lojërash për fëmijë të pajisur me pajisje të përshtatshme.

Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, këtë pasdite e shënuan fillimin e ndërtimit të mega parkut në Butel që do të shtrihet në një sipërfaqe prej 8.000 metër katror.  Siç informon kryetari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski, me këtë në fakt fillon realizimi i projekteve të para të premtuara në programin e tij.  "Hapësira e braktisur përgjatë bulevardit "Hristijan Todorovski - Karposh" do të shndërrohet në një hapësirë ​​të gjelbër moderne dhe funksionale - mega park me zona të gjelbra të pasura, shesh, kënde për fëmijë, shtigje për këmbësorë dhe zona fitnesi, me përmbajtje të destinuar për të gjitha moshat, që do të shtrihet në një sipërfaqe prej 8.000 metra katror", sqaroi Gjorgjievski.

Shkup - Gjykimi për tragjedinë në diskoteken "Puls" në Koçan, në të cilën e humbën jetën 63 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, do të fillojë më 19 nëntor në sallën e gjyqit të INP Idrizovë. Në çështjen janë të përfshirë 38 të pandehur - 35 persona fizikë dhe tre juridikë. Gjykimi do të zhvillohet me një ritëm prej dy seancash dëgjimore në javë, ndërsa datat fillestare janë caktuar për 19, 25 dhe 26 nëntor. Gjykata do të marrë masa të përforcuara sigurie, përfshirë praninë e një ekipi mjekësor. Autoritetet u bënë thirrje mediave dhe opinionit për raportim dinjitoz dhe të përgjegjshëm, pa sensacionalizëm, me respekt ndaj viktimave dhe të gjitha palëve në procedurë.

Shkup - Mundësinë e shkëmbimit të know-how, krijimin e  bashkëpunim institucional dhe biznesor, si dhe partneritetin mes kompanive të Maqedonisë dhe atyre italiane të specializuara në sigurinë kibernetike, me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike të infrastrukturës kritike në energjetikë, aviacionin civil, shëndetësi dhe telekomunikacion, ka për qëllim konferenca me temën "Teknologjia dhe praktika të mira për sigurinë kibernetike, përvoja e Italisë", që po mbahet sot në Shkup në organizim të Ambasadës së Republikës së Italisë në Shkup në bashkëpunim me ITA-n (Italian Trade Agency). 

Shkup - Kryeshefi i Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, sot ka filluar vizitën e tij treditore të punës së kontingjentëve të Armatës të dislokuara në Rumani dhe Republikën e Bullgarisë. Në kuadër të agjendës, Lafçiski do t'i vizitojë pjesëtarët e Armatës të cilët janë pjesë e forcave shumëkombëshe të NATO-s në dy vende, të angazhuar në aktivitet "Forward Land Forces - FLF". Gjatë qëndrimit në Rumani, ai do të takohet me komandantin e Korpusit Shumëkombësh Juglindor, gjeneral-majorin Hristian Daniel Dan, ndërsa me ftesë të kryeshefit të Shtatëmadhorisë së Forcave të Armatosura të Rumanisë, gjeneral Gjeorgjita Vlad, do të marrë pjesë në Ditën për të ftuar të lartë të ushtrimeve "Dacian Fall 2025" në poligonin në Çinku, Brashov. 

Shkup - Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoninë e Veriut, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij jashtë vendit, pas sanksioneve ndaj naftës që vendosi presidenti amerikan. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), Marko Bislimoski, deklaroi sot se duhet t’i jepet një shans “Lukoil Maqedoni” dhe se kompania mund të furnizohet me derivatet e naftës edhe nga vende të tjera.

Shkup - Shfaqja e dyfishtë e spektaklit të baletit "Zonja Bovari" do të mbahet më 18 dhe 21 nëntor, duke filluar nga ora 20 në skenën e Operës dhe Baletit Nacional. Baleti i vendosur në dy akte dhe i frymëzuar nga romani i G. Flober, përshkruan luftën e brendshme të një gruaje midis dëshirës për pasion dhe liri dhe kufizimeve të normave shoqërore - një temë që mbetet aktuale edhe sot. Dirigjenti i shfaqjes është Eduard Ambarcumjan nga Armenia, ndërsa koreografia është nënshkruar nga Viktor Ishçuk nga Ukraina i cili me shprehje të saktë dhe delikate bashkëkohore, kap frymën e shekullit të 19-të dhe kompleksitetin emocional të personazhit kryesor. Sfondi muzikor është i përbërë nga vepra të Kamij Sen-Sans, Moris Ravel, Zhil Masne, Feliks Mendelson dhe Georg Fridrih Hendl, me skenografi dhe kostumografi nga Andrej Zlobin dhe Gana Ipatieva (Ukrainë). Dizajni i ndriçimit është nga Milço Aleksandrov, koncert mjeshtri është Kliment Todoroski, pianisti është Andreja Naunov dhe menaxheri i projektit është Kiro Pavlov.

Shkup - Për shkak të një defekti rrugor në bulevardin "Aleksandar Makedonski"  ndërprerje të furnizimit me ujë kanë një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardit, si dhe nga "Jani Lukrovski", "Trifun Haxhijanev", "Lazar Poptrajkov", "Bapçor" dhe "Brigada e 16-të Maqedonase" - zona e ulët, njoftuan nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim"-Shkup.

Bruksel - Marin Le Pen, liderja e partisë franceze Tubimi Kombëtar, deklaroi se nuk do të kandidohet për presidente në vitin 2027, përveç nëse gjykata e apelit nuk e anulon ndalesën e saj aktuale për zgjedhje, sipas Politikos së Brukselit.  Le Pen, e cila tashmë tri herë ka kandiduar për presidente, do të kthehet në gjykatë më 13 janar, pasi do të paraqesë ankesë për aktvendimin për fajësi për akuzat për përvetësim të mjeteve nga Parlamenti Evropian, të cilat ajo vazhdimisht i ka mohuar. 

Tripoli – Organizata Ndërkombëtare për Emigrim e KB-së njoftoi sot se 42 persona humbën jetën pasi një anije me më shumë se dhjetëra emigrantë më 3 nëntor është fundosur në bregun e Libisë, informuan mediat franceze.  Sipas organizatës, vetëm shtatë emigrantë nga anija ishin shpëtuar. Anija transportonte gjithsej 49 emigrantë – 47 burra dhe dy gra. Ajo kishte lundruar nga bregu drejt Libisë pesë ditë para tragjedisë. 

Uashington - Presidenti izraelit, Isak Hercog mori një letër nga presidenti amerikan Donald Tramp, në të cilën i bën thirrje të shqyrtojë idenë për faljen e kryeministrit Benjamin Netanjahu, publikoi sot kabineti i tij.  Kundër Netanjahut tashmë disa vite po udhëhiqen tre lëndë gjyqësore të ndara për shkak të korrupsionit të dyshuar, ndërsa Trampi vazhdimisht kërkon faljen e tij. 

 Karakas - Venezuela ka mobilizuar pothujase 200.000 ushtarë për një stërvitje dyditore që synon përmirësimin e gatishmërisë së forcave të armatosura në përgjigje të "kërcënimit imperialist" që paraqet prania ushtarake amerikane në Karaibe, deklaroi ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, i cituar nga DPA. Padrino theksoi se të gjitha degët e ushtrisë, si dhe anëtarët e milicive paraushtarake, po marrin pjesë në stërvitje. 

Napoli - Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis do të harxhojë të paktën 50 milionë euro për përforcime në dimër për ta bindur trajnerin kryesor Antonio Konte të mbetet në funksionin e tij, njoftoi "Sportmediaset". Më 19 nëntor, gazetari Mateo Moreto informoi për takimin mes italianit 56-vjeçar dhe menaxhmentit të klubit për të biseduar për largimin e tij eventual.

Остани поврзан