• среда, 30 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

09:00/7 prill/2025/

Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione parlamentare - Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, dhe Komisioni jurudiko ligjvënës.

Shkup - Ambasadorja e Ukrainës Larisa Dir sot do ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov së bashku me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Komunën e Gostivarit.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë, kumtoi LAMM.

Shkup - Gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar veriore, me shpejtësi prej mbi 70 kilometra në orë, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për borë të lehtë.

Londër - Ukraina filloi të sistemojë 15.000 robotë të armatosur luftarak, të njohur so "vrasës të qetë", në tentim për ta ndalur ofenzivën ruse në frontin lindor, e cila vazhdon të shënojë suksese dhe po përhapet thellë në territorin ukrainas, kumtoi tabloidi britanik "Dejli miror", duke cituar burime të sigurta ukrainase.

Londër - Mbreti i Britanisë, Çarlsi i Tretë dhe mbretëresha Kamila sot do ta fillojnë vizitën katërditore shtetërore në Itali, ku do t'i festojnë marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me kombin evropian. 

Tel-Aviv - Hamasi mbrëmë gjuajti 10 raketa drejt Izraelit jugor në breshërinë e tillë më të madhe në disa muajt e fundit, lajmëroi Tajms of Izrael.

Gazë - Së paku 44 persona u vranë sot, ndërsa disa dhjetëra janë lënduar në sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtoi Mbrojtja civile e territorit palestinez.

Uashington - Liderët e vendeve të G7-shit dje shprehën "shqetësim të thellë" për shkak të stërvitjeve të mëdha të kohëmëparshme të Kinës rreth ishullit të Tajvanit.

Uashington - Në kulmin e "përmbytjeve" të bursave botërore, presidenti amerikan Donald Tramp tha se tarifat janë "një punë e shkëlqyer".

Gjenevë - Komplikimet e shtatzënisë ose lindjes shkaktuan vdekjen e një gruaje afërsisht në çdo dy minuta në vitin 2023, citohet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ose organeve tjera të KB-së.

Nju-Jork - Të paktën 20 persona humbën jetën në stuhinë dhe përmbytjet që nga e mërkura kapluan disa pjesë të SHBA-së, duke përfshirë edhe një djalosh nëntë vjeçar në shtetin Kentaki i cili ishte marrë nga përrua dhe disa njerëz të cilët humbën jetën nga tornado në qytetin Tenesi, pjesa jugperëndimore e shtetit Tenesi.

Uashington - Autoritetet amerikane shëndetësore dje e kanë konfirmuar vdekjen e dytë të fëmijës nga lija nga fillimi i vitit.

Тагови

Остани поврзан