• петок, 05 декември 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/6 nëntor/2025

Shkup  - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të jetë për vizitë në Komunën e Petrovecit. Siç njoftojnë nga pres-shërbimi qeveritar, Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Petrovecit, pas së cilës pritet të japë deklaratë për mediat.

Gjueshevë  - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Bullgarisë, Grozdan Karaxhov sot do të nënshkruajnë Marrëveshje për përgatitje, ndërtim dhe operacionalitet të tunelit ndërkufitar të Korridorit 8. Cereminia e nënshkrimit do të organizohet në stacionin hekurudhor Gjueshevë, ndërsa është parashikuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, NATO-s, SHBA-së, Bankës Evropiane Rindërtuese, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore.

Shkup  - Seminar për zhvillimin e strategjisë së re të arsimit 2026-2032 do të mbahet sot në Shkup. Në seminar pritet të marrin pjesë organizata vendase dhe ndërkombëtare, ndërsa është planifikuar që të mbajë fjalim hyrës, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Shkup  - Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, Tomson media dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, sot organizojnë ceremoni për ndarjen e Çmimit të BE-së për gazetari hulumtuese 2025 për storjen më të mirë hulumtuese në Maqedoni të Veriut gjatë vitit të shkuar. Siç kumtoi Delegacioni i BE-së, zyrtarisht fjalim në ceremoni do të kenë ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas dhe kryetari i komisionit të jurisë për çmimin e BE-së për gazetari hulumtuese, Valentin Neshkovski.

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Zyra rajonale për Bashkëpuni Rajonal (RYCO) organizojnë forum për sipërmarrës socialë. Forumi është rrumbullaksim i aktiviteteve projektuese të Inkubatorit rajonal për sipërmarrës socialë (RISE), i mbështetur nga Agjencia franceze për Zhvillim (AFD), Bashkimi Evropian, Zyra rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Zyra francezo-gjermane për Rini (FGYO).

Shkup  - Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot të ndryshueshë, me vranësira dhe me periudha me diell. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës në pjesët veriore do të ketë reshje të kohëpakohshme lokale të shiut dhe do të fryjë erë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 11 deri 17 gradë. Në Shkup, mot i ngjashëm me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë.

Bruksel - Mendoj se nuk është korrekte që Maqedonia e Veriut të vendoset në një shportë me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, kur bëhet fjalë për progresin në rrugën evropiane, deklaori për MIA-n eurodeputetja sllovene Irena Joveva. "Duhet të theëm se Shqipëria dhe Mali i Zi, sidomos Mali i Zi, vërtet realisht është më përpara nga rajoni në lidhje me reformat dhe progresin. Edhe pse nuk do të doja që të duket sikur e kritikoj eurodeputeten Marta Kos ose Komisionin, por mendoj se nuk është korrekte që të duket sikur jemi, nëse mund të them, në një shportë me Serbinë, madje edhe me Bosnjë e Hercegovinën", thotë Joveba, e cila ka origjinë maqedonase.

Moskë - Kremlini nuk beson se bota moderne është më afër luftës bërthamore sesa ishte gjatë krizës së Karaibeve (Kubës) në tetor të vitit 1962, tha zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga agjencia e lajmeve TASS. "Ne nuk do të merrnim konkluzione të tilla", tha ai, duke komentuar urdhrin e presidentit Vladimir Putin për të studiuar mundësinë e fillimit të përgatitjeve për testet bërthamore dhe testet e kryera së fundmi të raketës "Burevestnik" dhe mjetit nënujor "Poseidon", të cilat tashmë kanë filluar të quhen "armë të Ditës së Gjykimit".

Uashington - Administrata e presidentit Donald Tramp ka revokuar rreth 80,000 viza jo-imigruese që nga marrja e detyrës më 20 janar për vepra penale që variojnë nga drejtimi i makinës në gjendje të dehur deri te sulmi dhe vjedhja, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. Shkalla e revokimit të vizave, e raportuar për herë të parë nga "Uashington Egzaminer", pasqyron një goditje të gjerë ndaj imigracionit që filloi me inaugurimin e Trampit, në të cilën një numër i paparë emigrantësh, përfshirë ata me viza të vlefshme, janë deportuar.

Manila  - Presidenti i Filipineve, Ferdinand Markos më i riu shpalli gjendje të jashtëzakonshme pasi tajfuni Kalmajgi vrau dhe la të paktën 241 persona të zhdukur në provincat qendrore në katastrofën natyrore më vdekjeprurëse që ka goditur vendin këtë vit. Kalmajgi vrau të paktën 114 persona, shumica e të cilëve u mbytën në përmbytje të menjëhershme, ndërsa 127 rezultojnë të zhdukur, shumë prej të cilëve në provincën qendrore të goditur rëndë të Sebu-së, para se cikloni tropikal të largohej nga arkipelagu të mërkurën dhe të drejtohej drejt Detit të Kinës Jugore. Tajfuni preku gati dy milionë njerëz dhe detyroi më shumë se 560,000 fshatarë të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa gati 450,000 prej tyre u evakuuan në strehimore emergjente.

Tokio  - Japonia dhe SHBA-ja kanë ndër mend të bashkëpunojnë në fushën e xehetarisë së metaleve të rralla tokësore afër brigjeve të ishullit Minamitorishima, deklaroi kryeministrja japoneze, Sanae Takaiçi. "Sigurimi i mënyrave të ndrsyshme për xehetari të metaleve të rralla tokësore është me rëndësi edhe për Japoninë edhe për SHBA-në. Do të vazhdojmë të shqyrtojmë mënyra specifike që Japonia dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë në zhvillimin e burimeve të metaleve të rralla tokësore në ujërat në afërsi të ishullit Minamitorishima", tha ajo gjaët fjalimit në parlament. Minamitorishima ndodhet rreth 1.900 km larg tokës japoneze.

Uashington  - Funksionarë të lartë nga administrata e Donald Trampit i informuan anëtarët e Senatit dhe të Dhomës përfaqësuese për goditjet ndaj anijeve, të dyshuara për tregti me drogë në afërsi të brigjeve të Venezueelës, pasi që në Kongres u paraqit pakënaqësi për shkak të mungesës së transparencës lidhur me operacionin. Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio dhe ministri i Mbrojtjes, Pit Hegset patën takim njëorësh meliderët e republikanëve dhe demokratëve në Kongres dhe me anëtarë të lartë të komisioneve për siguri nacionale. Në tkaim u shqyrtuan sulmet amerikane ndaj anijeve në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin e Qetë, në të cilat prej fillimit të shtatorit jetën e humbën dhjetëra njerëz.

Uashington - I nominuari i presidentit amerikan për kreun e NASA-s, miliarderi Xhared Isakman, ka propozuar dërgimin e një misioni pa pilot në Mars që vitin e ardhshëm, raportoi Blumberg. Blumberg pretendon se ka fragmente nga plani i Isakman për "Projektin Atena". Në dokument theksohet se një nga kompanitë e afta për të ndihmuar SHBA-në të dërgojnë një mision në Mars mund të jetë SpejsIks i miliarderit Ilon Mask. Ai përmend gjithashtu një bashkëpunim të mundshëm midis NASA-s dhe Blu Orixhin, Roket Lab dhe Aksio Spejs.

Остани поврзан