• недела, 26 мај 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:0/9 prill 2024

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Në vazhdën e ngjarjeve në kuadër të fushatës së kandidatit për president Europian, Bujar Osmani, sot u mbajt panel, respektivisht bashkëbisedim me profesorë universitarë dhe analistë Kushtetutë qytetare vs. Kushtetutë e Ohrit.

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele apelon deri te radioshpërndarësit që të ndalojnë transmetimin e videove të kandidatëve për president ku shfaqen të mitur, ndërsa pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore të harmonizojnë përmbajtjen e reklamave politike me pagesë me rregullore ligjore. Me monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor për zgjedhjet presidenciale 2024, u konstatua se në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, në reklamat politike me pagesë të kandidatëve për president Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani marrin pjesë të mitur.

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Në selinë e Lëvizjes Demokratike, liderët dhe përfaqësuesit e partive të koalicionit VLEN z. Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu bashkë me kandidatin për president nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari realizuan takim me Anzhej Frangesh, i dërguar i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Drejtor i përgjithshëm për Çështjet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë.

Bruksel, 9 prill 2024 (MIA) - Komisionet për punë të Jashtme dhe për buxhet të Parlamentit Evropian sot në seancë të përbashkët me 70 vota "pro", gjashtë "kundër" dhe një "abstenim" e kanë miratuar Projekt-rregulloren për themelimin e Mekanizmit për reforma dhe rritje në Ballkanin Perëndimor. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, më herët, mbrëmë, në lexim të parë, Rregullorja u mbështet nga Komiteti i Përfaqësuesve të përhershëm të vendeve-anëtare të BE-së (Koreper).

Ankara, 9 prill 2024 (MIA) - Turqia do të kufizojë eksportin e një spektri të gjerë produktesh në Izrael, duke përfshirë çelikun dhe karburantin e aeroplanëve, derisa nuk shpallet armëpushim në Rripin e Gazës, kumtoi sot Ministria turke e Tregtisë.

Bruksel, 9 prill 2024 (MIA) - Parlamenti evropian nesër do të votojë për rregullat e reja për migrim në Bashkimin Evropian. Ndryshimet kanë për qëllim ta përmirësojnë bashkëpunimin mes vendeve të BE-së dhe të sigurojnë mundësi për veprim në rast të krizës.

Najrobi, 9 prill 2024 (MIA) - Të paktën 38 refugjatë, mes tyre edhe fëmijë, i kanë humbur jetët në fundosjen e një varke në brigjet e Xhibutit, njoftoi sot Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara. Në komunikatën e Agjencisë thuhet se të paktën gjashtë persona janë të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur, ndërsa 22 të mbijetuar kanë marrë ndihmë nga Agjencia dhe nga popullata lokale.

Kajro, 9 prill 2024 (MIA) - Gjithsej 401 kamionë me ndihma humanitare nga Egjipti kanë hyrë dje në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Rafah, njoftoi kanali televiziv qeveritar egjiptian Al-Kahera njuz. Më herët, kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit, Dija Rashvan njoftoi se autoritetet në Kajro vendosën të rrisin numrin e kamionëve të rëndë që dërgojnë ndihma në enklavën e bllokuar në të paktën treqind në ditë.

 

Остани поврзан