• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

09:00/3 nëntor/2025

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e parë plenare pas rrethit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale. Para deputetëve do të mbajë fjalim kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos. Siç është njoftuar në kalendarin e aktiviteteve legjislative, Rusopulos do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Ai do të takohet gjithashtu me Marija Petrushevskën, kryetare e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në APKE dhe anëtarët.

Shkup - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) sot do ta mbajë mbledhjen e 24-t. Në rend dite të mbledhjes, siç kumtojnë nga KSHPK-së, janë Miratimi i Vlerësimit të rreziqeve nga korrupsioni për nevojat e përpunimit të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2026-2030 dhe Metodologjia për përgatitje të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të ionteresave 2026-2030.

Shkup - Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga OSBE - Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) sot do të mbajnë konferencë për shtyp ku do t'i prezantojnë rezultatet e tyre rreth rrethit të dytë të Zjgehdjeve lokale 2025. Siç është paralajmëruar, në konferencën për shtyp do të flasin Mateo Mekaçi, shef i Misionit për vëzhgim të zgjedhjeve të ODIHR-së dhe Shtefan Krauze, zëvendës shef i Misionit.

Shkup - Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, kumtoi LAMM në raportin e mlngjesit për gjendjen e rrugëve. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes në disa lugina me paraqitjen e mjegullës. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe kushte për bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 21 gradë.

Bruksel - Katër dronë mbrëmë janë vërejtur mbi bazën ushtarake belge Klajen Brohel, të cilën e shfrytëzon NATO. Paraprakisht, ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Teo Franken deklaroi se dronë janë vërejtur edhe në natën nga e shtuna drejt së dielës. Kundër tyre është përdorur ndërprerësi i sinjalit, por pa sukses. Sipas Franken, dronët ishin të mëdhenj dhe "nuk bëhet fjalë për fluturim rutinor, por prë mision të qartë të kahëzuar drejt bazës Klajne Brohel.

Moskë - Tërmeti me intensitet prej 5,6 ballë sipas shkallës së Rihterit sot është regjistruar në afërsi të bregut të gadishullit Kamçatka të Rusisë. Epiqendra e tërmetit ishte 397 kilometra nga qyteti Petropavlovski Kamçatka, në thellësi prej 42,5 kilometra.

Kabul - Shtatë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 150 janë lënduar në tërmetin e mbrëmshëm me intensitet prej 6,3 ballë sipas shkallës së Rihterit të regjistruar në pjesën veriore të Afganistanit. Sipas Institutit Gjeofizik në SHBA, epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Mazar dhe Sharif, në thellësi prej 28 kilometrave. Në qytetin Mazar dhe Sharif jetojnë rreth 523.000 persona. 

Havanë - SHBA-ja mbrëmë paralajmëroi tre milionë dollarë ndihmë humanitare për qytetarët e Kubës pas vrullit të uraganit Melisa, i cili shkatërroi disa provinca në pjesën lindore të vendit."SHBA-ja me Kishën katolike koordinojnë shpërndarje të tre milionë dollarëve ndihmë humanitare drejtpërdrejtë drejt njerëzve në Kubën lindore, të cilët janë më të goditurit nga shkatërrimi i uraganit, kumtoi Zyra e Departamentit të Shtetit për çështje të hemisferës perëndimore në platformën Iks.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tha mbrëmë se është e mundur të dërgohen trupa në Nigeri ose të kryhen sulme ajrore për të parandaluar vrasjen e një numri të madh të krishterëve në vendin e Afrikës Perëndimore. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ai parashikon trupa në terren apo sulme ajrore ndaj Nigerisë, Trampi tha: "Mund të jetë". "Dua të them, gjëra të tjera. Imagjinoj shumë gjëra. Ata po vrasin një numër rekord të krishterësh në Nigeri. Po vrasin të krishterë, dhe po i vrasin në numër shumë të madh. Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë", tha Tramp.

Barcelonë - Barcelona vazhdon negociatat për nënshkrimin e huasë me sulmuesin e Mançester junajted, Markus Rashford, me marrëveshje të përhershme. Sipas "Diario Sport", klubi spanjoll do të donte që 28-vjeçari anglez të pranonte një ulje page, aktualisht rreth 370,000 euro në javë. Në këmbim, ata do t'i ofronin atij një kontratë afatgjatë. Marrëveshja e huasë është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026.

Majami - Futbollisti i Inter Majamit, Lionel Mesi, u përgjigj nëse do të luante në Kampionatin botëror në vitin 2026. "Dëshira është këtu edhe është e madhe. Por, e rëndësishme është të ndjehem mirë dhe i dobishëm, të ndihmojë dhe të luaj në nivelin më të lartë", deklaroi Mesi. Kombëtarja e Argjentinës është kampioni aktual botëror. 

 

 

Остани поврзан