MIA Flesh
- Shkup - Në vend sot mbahet rrethi i dytë i Zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Do të zgjidhen kryetarët e komunave në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa do të rivotohet për këshilltarë në tre vendvotime në Shuto Orizare. Nuk do të ketë votim për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe atje procedura do të përsëritet brenda 60 ditëve pas përfundimit të Zgjedhjeve lokale.
09:00/ 2 nëntor/ 2025
Shkup - Në vend sot mbahet rrethi i dytë i Zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Do të zgjidhen kryetarët e komunave në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa do të rivotohet për këshilltarë në tre vendvotime në Shuto Orizare. Nuk do të ketë votim për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe atje procedura do të përsëritet brenda 60 ditëve pas përfundimit të Zgjedhjeve lokale.
Shkup - Në orën 7:00 të mëngjesit filloi votimi për rrethin e dytë të zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e vendit. Votimi për kryetarë në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit filloi në 1.771 vendvotime. Deri në orën 19:00, mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës 1.013.375 votues, përfshirë 474.304 votues në Qytetin e Shkupit.
Shkup - Votimi në zgjedhjet lokale fillon në ora 7:00 dhe zgjat pandërprerje deri në ora 19:00. Nëse votimi ndërpritet më gjatë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa ka zgjat ndërprerja, por jo më gjatë se tre orë. Në ora 19:00 mbyllen vendvotimet. Votuesit që kanë hyrë në objektin ku votohet u mundësohet të votojnë. Vendvotimi në të cilin kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në certifikatën e Listës zgjedhore mund të mbyllen edhe para orës 19:00, pas pajueshmërisë paraprake nga komisioni kompetent komunal zgjedhor (KKZ), por nuk fillon me numërim të votave para orës 19:00.
Shkup - Sot në rrethin e dytë të Zgjedhjeve të teta lokale do të zgjidhen kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa për këshilltarë do të rivotohet në tri vendvotime në Shuto Orizarë. Në raundin e dytë për kryetar komune votohet në kryeqytet dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Dibër, Debërçë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Llozovo, Makedonska Kamenicë, MakedonskiBrod, Mogillë, Negotinë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Dollnen, Dojran dhe Zërnovc.
Shkup - Në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit sot votohet për kryetarë komunash, ndërsa në tre vendvotime në Shuto Orizare votohet edhe për këshilltarë. Në raundin e dytë votohet për dy kandidatët të cilët në raundin e parë kanë marrë më së shumti vota, ndërsa për kryetar komune është zgjedhur kandidati i cili ka marrë numër më të madh të votave.
Shkup - Në katër nga dhjetë komunat e Shkupit si dhe në Qytetin e Shkupit, kryetari do të zgjidhet në rrethin e dytë. Kryetarë, në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale 2025 që po mbahen sot, do të zgjedhin qytetarët e Aerodromit, Karposhit, Qendrës, Shuto Orizares dhe Qytetit të Shkupit. Gjashtë komuna të Shkupit zgjodhën kryetarë në rrethin e parëm tre orej të cilëve morën mandatin e dytë, dhe atë kryetarlt aktual të Butelit, Gazi Babës dhe Gjorçe Petrovit.
Shkup - Në katër komuna - Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë sot votimi nuk do të zhvillohet. Arsyeja është jehona e pamjaftueshme e votuesve në raundin e parë, prandaj do të zhvillohet një procedurë e re zgjedhore brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve lokale 2025. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna nuk është arritur pjesëmarrja ligjore prej të paktën një të tretës (33.33%) e votuesve të regjistruar - kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme. Në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31%, në Vrapçishtë - 25.18%, në Mavrovë dhe Rostushë - 30.31% dhe në Qendër Zhupë - 21.49%.
Shkup - Për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale janë akredituar,1.622 vëzhgues nga të cilët 957 janë vendas, 651 janë ndërkombëtarë dhe 14 janë gazetarë të huaj, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Sipas ueb-faqes së KSHZ-së, numrin më të madh të vëzhguesve vendas e ka Shoqata për zhvillim të inovacioneve shoqëroro-sociale "VAKE UP" - Shkup - 685.
Kumanovë - Në kohë janë hapur vendvotimet në Kumanovë, informoi kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor, Kristina Cvetkovska. Të drejtë vote, sot, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kanë 94.041 votues, duke e bërë Kumanovën komunën me numrin më të madh të votuesve që votojnë në 164 vendvotime.
Dibër - Në komunën e Dibrës, ku sot zhvillohet raundi i dytë i votimit për kryetar komune, vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi zhvillohet pa ndërprerë. "Vendvotimet janë hapur në orën shtatë. Votimi në komunën e Dibrës zhvillohet në 27 vendvotime, nga të cilat 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepishte, Kosovrast i Epërm dhe i Poshtëm. Në listën e vetme të votuesve janë regjistruar 19763 persona ndërsa në raundin e parë votuan 40,72 për qind", deklaroi për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.
Shkup - Në zyrën e Avokatit të Popullit sot prej orës 7:00 deri ora 19:00, do të funksionojë linja falas e telefonit: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore. Siç njoftoi zyra e Ombudsmanit, (përveç zyrës kryesore në Shkup) do të jenë gjithashtu të hapura edhe zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në: Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë, me qëllim që qytetarëve t'u ndihmohet në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore.
Londër - Dhjetë persona janë hospitalizuar, nga të cilët nëntë me lëndime të rrezikshme për jetën, pas sulmit me thikë në një tren, që mbrëmë ka qarkulluar në qarkun anglez Kembrixh, rpaortoi Bi-Bi-Si. Policia britanike mori telefonatën e parë për sulmin në trenin që qarkullonte nga Donkaster deri në Kings Kros në orën 19:39 sipas kohës lokale, pastaj ka mbërritur në vendin e krimit dhe ka arrestuar dy burra, raportojnë mediat britanike.
Meksiko Siti - Njëzet e tre persona i kanë humur jetët mbrëmë në zjarrin në veriperëndim të Meksikës, publikoi DPA, duke iu referuar guvernatorit të shtetit Sonora, Alfonso Durazo. Mes viktimave ka edhe fëmijë. Zjarri ka shpërthyer në një objekt ku shiten produkte "për një dollar" nga zinxhiri "Valdo" në qytetin Hermosilo, në shtetin Sonora, njoftuan agjencitë botërore.
Shkup - Moti sot paradite do të jetë me mjegull në disa lugina, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 18 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.